Cengiz Çandar

Çandar në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax më 2012

Cengiz Çandar (lindi më 1948) është një gazetar turk, kolumnist i vjetër dhe një ekspert i Lindjes së Mesme. Ai është autori i librit më të shitur Mezopotamya Ekspresi- Bir Tarih Yolculugu (Mesopotamia Express- Një Udhëtim në Histori) (2012), i cili është përkthyer në gjuhë të ndryshme.

Jeta e hershme

Ai përfundoi shkollën e mesme Talas American College in Talas, Kajseri dhe shkollën e lartë tek Tarsus American College në Tarsus, Mersin.[1] Çandar diplomoi në Universitetin e Ankarasë më 1970 dhe morri diplomën Bachelorshkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Karriera

Ai e filloi karrierën e tij si gazetar në vitin 1976 për gazetën Vatan pasi jetoi në Lindjen e Mesme dhe Evropë për shkak të kundërshtimit të tij ndaj regjimit në Turqi pas ndërhyrjes ushtarake në vitin 1971.[2] Duke qenë ekspert në Lindjen e Mesme (Liban dhe Palestinë) dhe Ballkan (Bosnje dhe Hercegovina), Çandar punoi për Agjencinë e Lajmeve Turke dhe për gazetat kryesore turke Cumhuriyet, Hürriyet, Sabah, Referans[3] dhe Güneş si korrespodent lufte. Aktualisht, ai është një kolumnist i vjetër për Radikal.[4] dhe Al-Monitor.[5]

Çandar shërbeu si këshilltar special për politikën e jashtme të presidentit turk Turgut Özal midis 1991 dhe 1993. Ai ishte udhëheqësi në vendosjen e marrëdhënieve midis presidencës turke dhe udhëheqjes kurde të Irakut (1991) që çoi njohjen e Jalal Talabani dhe Masoud Barzani në Turqi. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në mënyrë aktive në politikën e Ballkanit, veçanërisht gjatë trazirave etnike në Ballkan midis 1993 dhe 1995. Në vitin 1998, ai ishte ndër gazetarët e njohur që i janë nënshtruar një fushate agresive për shpifje nga ushtria.[6][7] Midis 1999 dhe 2000, ai bëri punë kërkimore në temën "Turqia e Shekullit 21" si Studiues i Politikave Publike në Woodrow Wilson International Center for Scholars dhe një anëtar i lartë në Institutin e Shteteve të Bashkuara për Paqe.[8] Përshkrimi i tij i ngjarjeve të vitit 1998 në Turqi si një "grusht shteti post-modern".[9] Çandar është një nga intelektualët turq që ka njohur gjenocidin armen duke lëshuar një falje për "katastrofën e madhe të vitit 1915". Teksti i faljes ishte "Ndërgjegjja ime nuk e pranon pandjeshmërinë e treguar ndaj dhe mohimin e katastrofës së Madhe, të cilës iu nënshtruan armenët osmanë në vitin 1915. Unë e refuzoj këtë padrejtësi dhe për pjesën time, unë bashkpjesoj me ndjenjat dhe dhimbjen e vëllezërit dhe motrat e mia armene. Unë u kërkoj falje atyre."[10] Në vitin 2007, ai dënoi autoritetet për privimin e Aghtamar nga e kaluara e saj armene duke e riemëruar atë në "Akdamar".[11][12][13]

Ai ka dhënë mësim në Istanbul Bilgi University (1997-1999), Istanbul Kültür University (2002-2010), Özyegin University (2011). Ai është një komentues i shpeshtë në lidhje me Turqinë, çështjen kurde dhe çështjet e Lindjes së Mesme në gazeta ndërkombëtare dhe në televizion dhe ligjërata globalisht në universitete duke përfshirë në Universitetin e Harvardit,[14] Bostonit dhe Universitetin e Oksfordit.[15]

Referime

  1. Author biography at İz publications (turqisht)
  2. Çandar, Cengiz (tetor 2000). "A Turk in the Palestinian Resistance". Journal of Palestine Studies (në turqisht). 30 (1). University of California Press: 68–82. doi:10.1525/jps.2000.30.1.02p01086.
  3. Contributions at Referans Arkivuar 16 dhjetor 2010 tek Wayback Machine (turqisht)
  4. "Cengiz Çandar artık Radikal'de". Radikal (në turqisht). 2008-08-30. Marrë më 2008-08-30.
  5. http://www.al-monitor.com/pulse/tr/contents/authors/cengiz-candar.html
  6. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 nëntor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. http://articles.latimes.com/2000/nov/06/news/mn-47911
  8. "Documents and Papers: Commentaries". Southeast Europe Project (në anglisht). Woodrow Wilson International Center for Scholars. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2008. Marrë më 8 nëntor 2019.
  9. Çandar, Cengiz (1997-06-27). "Post-modern darbe". Sabah (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2010. Marrë më 2008-07-27.
  10. http://massispost.com/2015/09/turkish-intellectuals-who-have-recognized-the-armenian-genocide-fikret-baskaya/
  11. Çandar, Cengiz (2007-03-30). "The so-called 'Akdamar museum'". Turkish Daily News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 2008-07-01.
  12. Çandar, Cengiz. "Ahtamar Kilisesi ya da sözde Akdamar Müzesi", Hürriyet, 29 mars 2007 (turqisht)
  13. Çandar, Cengiz (2007-03-23). "Beyazdamar kilisesi ve diğerleri". Agos (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 8 nëntor 2019.
  14. https://ces.fas.harvard.edu/#/events/3435
  15. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2019. Marrë më 8 nëntor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)