Craig Newmark

Craig Newmark
Lindi6 dhjetor 1952 (73 vjeç)
Morristown, New Jersey, SHBA
ShkollimiCase Western Reserve University
Profesioniprogramues kompjuterik
Njohur përthemelues i Craigslist
Bashkëshorti/jaEileen Whelpley (m. 2012)

Craig Alexander Newmark (i lindur më 6 dhjetor, 1952) është një sipërmarrës amerikan i njohur më shumë i njohur si themeluesi i webfaqes ndërkombëtare Craigslist, e vendosur në San Francisko.[1]

Jeta e hershme

Newmark lindi në Morristown, New Jersey, biri i Joyce dhe Lee Newmark.[2] Ai ndoqi një shkollë fetare hebreje.[3] Babai i tij, një shitës në kompanitë e sigurimit, vdiq kur Craig ishte trembëdhjetë vjeç dhe nëna e tij kishte probleme financiare,,[3] duke i lëvizur Craig dhe vëllain e tij Jeff në një apartament.[2] Në vitin 1971, u diplomua në Morristown High School[2] dhe falë bursave për shkollim,[3] ndoqi studimet në Case Western Reserve University, atje ku u mori diplomën bachelor i shkencave në vitin 1975 dhe një diplomë master i shkencave në vitin 1977.[4]

Karriera

Newmark në vitin 2014

Pas studimeve, Newmark punoi në IBM për 17 vite si programues, duke jetuar në New Jersey, Boca Raton, Florida dhe Detroit. Në vitin 1993, ai u zhvendos në San Francisco për të punuar për Charles Schwab, ku mësoj më shumë mbi internetin—në atë kohë kur akoma ishte jo-komercial.[2] Ai e zhvilloj Craigslist si një treg të lirë ku njerëzit të vijnë në një vend së bashku – pa pagesë – dhe të shkëmbejnë informacione. Ajo është përshkruar si një "komunë e internetit."[2]

Newmark është akoma aktiv në Shërbimi ndaj Klientit të Craigslist, duke u marrë kryesisht me spamerët and mashtruesit.[5] Ai githashtu vepron edhe me Craigconnects, një faqe që publikon organizatat për bamirësisë.[6]

Referime

  1. ↑ "Billionaires In The Making – Craig Newmark" (në anglisht). Forbes.
  2. 1 2 3 4 5 Morristown Daily Record: "Web guru hails from Morristown" Arkivuar 5 shkurt 2019 tek Wayback Machine June 26, 2004
  3. 1 2 3 Something Jewish: "Craig Newmark interview" by Leslie Bunder Arkivuar 13 dhjetor 2005 tek Wayback Machine December 11, 2005
  4. ↑ "Case Western Reserve University selects honorary doctorates awardees" Arkivuar 11 shtator 2011 tek Wayback Machine.
  5. ↑ "The Josh Kornbluth Show: Craig Newmark" (SWF) (në anglisht). KQED-TV / Google. 17 tetor 2005. fq. 27 minute runtime. Marrë më 8 shkurt 2007.
  6. ↑ Mitroff, Sarah (16 korrik 2012). "Craig Newmark Sits at the Top and Bottom of Craigslist" (në anglisht). Wired. Marrë më 16 mars 2013.

Lidhje të jashtme