DEKA

Kompania Deka esht nje shoqeri shqiptare e cila merret me importin dhe tregtimin e mallrave ushqimore dhe detergjenteve.

Historiku

Kompania “Deka” është mbi 25 vitesh në treg në prodhimin e detergentëve.

1992 - Krijohet Deka Compani e cila fillimisht merret me importin dhe tregtimin e mallrave ushqimore

1996 - Fillon prodhimi i detergjenteve

2001 - Hyjne ne treg markat: Deka, Elan, Prim, Dix.

Puna kërkimore në laborator, respektimi i standarteve dhe asistenca e Partnerëve Ndërkombëtarë prej vitesh, përbëjnë hallkat kyc të suksesit te kesaj kompanie.

Lajtmotivi i të gjithë veprimtarisë se tyre të biznesit është CILËSIA dhe është e para Kompani që është e Çertifikuar që prej vitit  2004, sipas Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001: 2000.

Garantimi dhe sigurimi i saj në cdo kohë dhe me cdo kosto, kanë bërë që DEKA të jetë nje markë e pranishme në cdo familje shqiptare.

Kompania DEKA eshte e vetmja kompani qe tregton mallrat qe prodhohen ne Shqiperi. Produktet DEKA diferencohen në treg, nëpërmjet disa avantazheve që nuk do t’i gjeni në asnjë produkt tjetër ne Shqipëri. Detergentët që mbajnë markën DEKA janë të përshtatur me klimën Shqiptare, kulturën e larjes dhe me fortësinë e ujit në Shqipëri.

Referime