Dalina Buzi

Dalina Buzi
Lindi1978 (mosha 47–48)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ProfesioniGazetare; producente televizive; sipërmarrëse
Njohur përThemeluese e Anabel; producente e Hostel by Anabel, $NOB, Andale

Dalina Buzi (lindur më 1978) është gazetare, skenariste, producente televizive dhe sipërmarrëse shqiptare. Njihet si themeluese e revistës dhe portalit Anabel, si dhe autore e disa programeve televizive të njohura në Shqipëri.

Jeta dhe arsimi

Dalina Buzi ka lindur në Tiranë në vitin 1978. Ka ndjekur studimet universitare në Shtetet e Bashkuara, ku është diplomuar në vitin 2001 në Regis College në Massachusetts, në degën e Shkencave Politike.[1] Më pas, nga viti 2001-2002, ka punuar për seksionin shqip të Zërit të Amerikës në Uashington D.C..[1] Në vitin 2005, fitoi bursën Chevening dhe përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetin e Westminster-it, në Londër.[1]

Karriera

Pas kthimit në Shqipëri në vitin 2002, Buzi u punësua si reportere në Top Channel, ku mbuloi lajme të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare.[1] Ajo ka kontribuar edhe me reportazhe për media ndërkombëtare si International War and Peace Reporting. Ka punuar si editore në gazetën Korrieri dhe si autore e programeve Star Academy dhe Më shumë dashuri në TV Klan. Ka qenë gjithashtu kryeredaktore e revistave për të rinj Trendy dhe G.[1]

Në vitin 2009, themeloi revistën Anabel, e cila më vonë kaloi online si Anabel.al në vitin 2012.[2]

Në vitin 2011, ajo u rikthye në Top Channel si autore e festivalit Top Fest (edicionet 8 dhe 9), dhe më pas si drejtore e emisionit Pasdite në Top Channel. Ka qenë skenariste për E Diela Shqiptare, Kenga Magjike dhe bashkë-prezantuese në rubrikën E Diela Trend.[1]

Projekte dhe prodhime

Dalina Buzi ka krijuar ose prodhuar disa emisione dhe seri të njohura në Shqipëri, përfshirë:

  • Dokumentarin Një ditë mes serbëve Stampa:Burim i kërkuar
  • Emisionet Allah nuk e do lotin dhe Nuk është Hollivudi Stampa:Burim i kërkuar
  • Serialin dramatik për të rinj \$NOB (2020), i konsideruar si një nga të parët e këtij lloji në Shqipëri[3]
  • Serialin online Hostel by Anabel (3 sezone, filluar në 2018)[3]
  • Në vitin 2022, ishte producente e transmetimit të drejtpërdrejtë të ndarjes së çmimeve Oscars në Top Channel.[3]
  • Në vitet e fundit, ka krijuar serinë personale The Dalina Show, që trajton tema sociale dhe personale me të ftuar të ndryshëm.[3]

Projekti Andale

Në vitin 2024, Buzi krijoi projektin Andale, një platformë televizive digjitale që ndërthur formatet e rrjeteve sociale me realitetin televiziv. Andale nisi më 11 nëntor 2024 dhe u publikua në Instagram, TikTok, YouTube dhe platformat e Anabel Media.[4] Në të morën pjesë 20 të rinj në forma të ndryshme përmbajtjeje: podkaste, aventura, emisione sportive, humor dhe dokumentarë të shkurtër.[5] Projekti u vlerësua për formatin modern dhe përfshirjen e audiencës digjitale.[6]

Vlerësime dhe ndikim

Buzi është përfituese e bursës Chevening dhe ka marrë pjesë si folëse në konferenca ndërkombëtare, përfshirë TEDx.[1] Me punën e saj në media, ka ndikuar në përfaqësimin e grave dhe të rinjve në hapësirat publike dhe kulturore shqiptare.[3]

Jetë personale

Dalina Buzi është nënë e dy vajzave.

Referenca

  1. 1 2 3 4 5 6 7 CreativeMornings - Dalina Buzi
  2. ↑ Anabel - Rreth nesh
  3. 1 2 3 4 5 Artikuj dhe intervista nga Anabel.al dhe Top Channel. Marrë më 29 prill 2025.
  4. ↑ Anabel - Është momenti të njiheni me megaprojektin
  5. ↑ Anabel - Kush janë të rinjtë e Andale
  6. ↑ Anabel - A vrau media online yjet e televizionit?