Darvinizmi shoqëror

Darvinizmi social është zbatimi i konceptit evolucionar të seleksionimit natyror në shoqërinë njerëzore. Termi në vetvete doli në vitet 1880, dhe fitoi një njohje të përhapur kur u përdor pas vitit 1944 nga kundërshtarët e këtyre mënyrave të të menduarit. Shumica e atyre që janë kategorizuar si darvinistë social nuk u identifikuan nga një etiketim i tillë.[1]

Studiuesit diskutojnë masën në të cilën ideologjitë e ndryshme sociale darviniste pasqyrojnë pikëpamjet e Charles Darvinit mbi çështjet sociale dhe ekonomike të njeriut. Shkrimet e tij kanë pasazhe që mund të interpretohen si kundërshtim i individualizmit agresiv, ndërsa pasazhet e tjera duket se e promovojnë atë.[2] Pikëpamjet e hershme evolucioniste të Darvinit dhe kundërshtimi i tij ndaj skllavërisë binin në kundërshtim me shumë nga pretendimet që darvinistët socialë përfundimisht do të bënin për aftësitë mendore të indigjenëve të varfër.[3] Pas botimit të Origjinës së Specieve në vitin 1859, një pjesë e vogël e ndjekësve të Darvinit, drejtuar nga Sir John Lubbock, argumentoi se seleksionimi natyror ndaloi së paturi ndonjë efekt të dukshëm tek njerëzit kur shoqëritë e organizuara u formuan.[4] Por disa studiues argumentojnë se pikëpamja e Darvinit ndryshoi gradualisht dhe përfshiu pikëpamjet e teoricienëve të tjerë si Herbert Spencer.[5] Spencer publikoi[6] idetë e tij evolutive Lamarckiste rreth shoqërisë përpara se Darvini botoi hipotezën e tij në vitin 1859, dhe të dy Spencer dhe Darvini promovuan konceptet e tyre të vlerave morale. Spencer mbështeti kapitalizmin laissez-faire në bazë të besimit të tij lamarkian që lufta për mbijetesë nxiti vetë-përmirësimin e cila mund të trashëgohet.[7] Një përkrahës i rëndësishëm në Gjermani ishte Ernst Haeckel, i cili e popullarizoi mendimin e Darvinit (dhe interpretimin e tij personal të tij) dhe e përdori gjithashtu për të kontribuar në një besim të ri, lëvizjen moniste.

Referime

  1. ↑ Hodgson 2004, fq. 428–30
  2. ↑ Bowler 2003, fq. 300–01
  3. ↑ Adrian Desmond and, James Richard Moore (2009). Darwin's Sacred Cause: How a Hatred of Slavery Shaped Darwin's Views on Human Evolution. New York: Houghton Mifflin Harcourt. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ Eddy, Matthew Daniel (2017). "The Politics of Cognition: Liberalism and the Evolutionary Origins of Victorian Education". British Journal for the History of Science (në anglisht). 50 (4): 677–699. doi:10.1017/S0007087417000863. PMID 29019300. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2020. Marrë më 20 mars 2019.
  5. ↑ Claeys, Gregory (2000). "The 'Survival of the Fittest' and the Origins of Social Darwinism". Journal of the History of Ideas (në anglisht). 61 (2): 223–40. doi:10.1353/jhi.2000.0014.
  6. ↑ Spencer, Herbert (1852). "4"A Theory of Population, Deduced from the General Law of Human Fertility". Westminster Review. 57: 468–501. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ↑ Bowler 2003, fq. 301–02