Debatik Curri

Debatik Curri
Informacioni personal
Emri i plotë Debatik Curri
Data e lindjes 28 dhjetor 1983 (42 vjeç)
Vendi i lindjes Prishtinë, Kosovë
Gjatësia 1.89 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Prishtina
Numri 3
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2003–2005 Prishtina 24 (0)
2005–2010 Vorskla 148 (19)
2010–2013 Gençlerbirliği 33 (0)
2013 Hoverla 5 (0)
2014 Sevastopol 7 (0)
2014–2015 Tirana 27 (2)
2015–2016 Flamurtari 8 (0)
2016–2018 Prishtina 58 (3)
Karriera ndërkombëtare
2006–2015 Shqipëria 44 (1)
2014 Kosova 1 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Debatik Curri (lindur më 28 dhjetor 1984) është një ish futbollist shqiptar i cili luante si mbrojtës.

Karriera me klube

Karriera e hershme

Curri filloi karrierën e tij si profesionist te PrishtinaKosovë ku gjatë dy viteve zhvilloi 24 paraqitje.

Vorskla Poltava

Më 1 Korrik 2005, Curri firmosi me klubin ukrainas Vorskla Poltava. Gjatë gjashtë sezoneve ai koleksionoi 164 ndeshje dhe 30 gola. Gjatë këtyre sezoneve ai ka luajtur me patriotët dhe shokët e skuadrës në kombëtare Armend Dallku & Ahmed Januzi.

Genclerbirligi

Më 16 maj 2010, Curri firmosi një kontratë tre vjeçare me klubin turk Gençlerbirliği që luante në Süper Lig.[1] Ai qëndroi deri në fund të kontratës së tij duke luajtur 35 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

Hoverla Uzhhorod

Më 23 korrik 2013, Curri u rikthye në Premier Ligën Ukrainase duke firmosur një kontratë dy-vjeçare Hoverla Uzhhorod.[2][3]

Sevastopol

Pasi kontrata e tij me Hoverla Uzhhorod mbaronte në vitin 2015, Curri u largua më herët nga klubi duke firmosur më 18 janar 2014 me klubin Premier Leagues Ukrainase Sevastopol, duke u bashkuar me shqiptarin nga Maqedonia, Besart Ibraimi.[4] Pasi kaloi disa ndeshje si zëvëndësim i papërdorur, ai bëri debutimin e tij me klubin më 29 mars 2014 në barazimin pa gola kundër Karpaty Lviv. Për ndeshjen tjetër një javë më vonë, më 4 prill 2014, Curri luajti si titullar kundër ish skuadrës së tij ku ka luajtur prej pesë vitesh Vorskla Poltava, duke kontribuar në fitoren 1–0. Ai u bë një lojtar titullar duke vazhduar të luajë në ndeshjen kundër Tavriya Simferopol që përfundoi me fitoren 2–0.

Tirana

Në fillim të merkatos verore, klubet shqiptare Flamurtari dhe Tirana shfaqën interes për të firmosur me Currin, i cili ishte pa skuadër.[5] Tirana u tërhoq fillimit nga gara për shkak të kërkesave financiare të mbrojtësit.[6] Por më vonë Tirana u rikthye duke firmosur me Currin më 27 korrik 2014.[7]

Ai bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht 2014 në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15 ku Tirana mposhti me rezultatin 3–0 kundër Apolonisë.[8]

Karriera ndërkombëtare

Curri luajti 44 ndeshje me kombëtaren shqiptare në periudhën 2006– 2015.[9] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 22 mars 2006 në miqësoren kundër Gjeorgjisë që u mbyll në barazimin 0–0. Ai shënoi golin e parë më 11 tetor të atij viti në humbjen 2–1 kundër Holandës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008.

Golat me kombëtaren

#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
1.11 Tetor 2006Amsterdam Arena, Amsterdam, HollandëFlamuri Hollanda2–1HumbjeKualifikueset e Euro 2008

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 24 Gusht 2014

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
SezoniKlubiLiga NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Ukrainë Liga Kupa Ukrainase Europa Total
2004–05Vorskla PoltavaPremier League Ukrainase14100141
2005–0628540325
2006–0724810258
2007–0828731318
2008–0928440324
2009–102642120305
Turqi Liga Türkiye Kupası Europa Total
2010–11GençlerbirliğiSüper Lig Turke600060
2011–1214011151
2012–1313010140
Ukrainë Liga Kupa Ukrainase Europa Total
2013–14Hoverla UzhhorodPremier League Ukrainase500050
Sevastopol700070
Shqipëri Liga Kupa e Shqipërisë Europa Total
2014–15TiranaKategoria Superiore100010
Total Shqipëri 10000010
Ukrainë 160291422017631
Turqi 33021351
Karriera në total 194291632021232

Kombëtarja

Burimi:[10]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 200641
200780
200870
200990
201050
201130
201220
201320
201440
Gjithsej441
Kosova 201410
Gjithsej10

Referime

  1. "Debatik Curri 3 vjet kontrate me Gençlerbirligi". Albania Soccer. 16 maj 2010. Marrë më 16 maj 2010.
  2. "Debatik Curri rikthehet ne Ukraine". ASport.com. 23 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
  3. "Debatik Curri firmos në Ukrainë me Ghoverla Uzhorod". Panorama Sport. 24 korrik 2013. Marrë më 22 qershor 2020.
  4. "Curri rikthehet në Ukrainë, firmos me Sevastopol". ASport.com. 18 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2014. Marrë më 18 janar 2014.
  5. "Tirana sfidon vlonjatët për Debatik Currin, lojtari në dilemë. Malaj vishet bardheblu". Panorama Sport. 14 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
  6. "Klubi hoqi dorë se Curri donte 110 mijë euro". Panorama Sport. 24 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 24 korrik 2014.
  7. "Debatik Curri lojtari më i ri i Tironës". Supersport.al. 27 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 27 korrik 2014.
  8. Adela Merko (25 gusht 2014). ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. Marrë më 25 gusht 2014.
  9. Roberto Mamrud. "Albania – Record International Players" [Shqipëria – Rekordi i Lojtarëve Ndërkombëtar] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 dhjetor 2009.
  10. "Debatik Curri" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 25 gusht 2014.

Lidhje të jashtme