Deniz Can Aktaş
Deniz Can Aktaş | |
|---|---|
| Lindi | 28 korrik 1990 (35 vjeç) |
| Profesioni | Actor |
| Vite aktiviteti | 2015–present |
Deniz Can Aktaş (lindi më 20 korrik 1993) është një aktor turk.
Jeta dhe karriera
Aktaş lindi në Stamboll. Familja e tij është me prejardhje nga İnebolu. Ai është diplomuar në Universitetin Piri Reis me një diplomë në makineri anijesh dhe inxhinieri menaxhimi.
Aktaş e filloi karrierën e tij në vitin 2015 me një rol në serialin televiziv Tatlı Küçük Yalancılar, një përshtatje e Pretty Little Liars. Në vitin 2016 ai luajti në serialin e shkollës së mesme Hayat Bazen Tatlıdır.[1][2] Në vitin 2017, ai u bashkua me kastin e serialit Avlu. Seriali më vonë u bë i disponueshëm për transmetim në Netflix. Portretizimi i tij i personazhit Alp Oztyrk në këtë serial u prit mirë nga kritikët.[3]
Në vitin 2019, ai u zgjodh për rolin e tij të parë kryesor në serialin Aşk Ağlatır. Në vitin 2020, ai luajti në Menajerimi Ara, një përshtatje e serialit televiziv francez Call My Agent!.[4]
Në vitin 2021, ai pati përvojën e tij të parë në teatër ku luajti Romeon në një përshtatje të ri të veprës klasike të William Shakspeare, Romeo and Juliet.
Në vitin 2022 ai luajti në serialin e dramës mjekësore Kasaba Doktoru.[5]
Në vitin 2023, ai portretizoi Halil Ibrahim në dramën televizive Hudutsuz Sevda.
Filmografia
| Seriale | ||||
|---|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | |
| 2015 | Tatlı Küçük Yalancılar | Seçkin | Roli mbështetës | |
| 2016-2017 | Hayat Bazen Tatlıdır | Burak Erkin (Ronaldo) | Roli kryesor | |
| 2017 | Nerdesin Birader | Ali | ||
| 2018 | Avlu | Alp Oztyrk | Roli mbështetës | |
| 2019 | Aşk Ağlatır | Jusuf Eren | Roli kryesor | |
| 2020-2021 | Menajerimi Ara | Barësh Havas | ||
| 2022-2023 | Kasaba Doktoru | Dr. Omer Ozen | ||
| 2023-2025 | Hudutsuz Sevda | Halil Ibrahim Karasu | ||
| 2026-günümüz | Yeraltı | Hajdar Ali Asllan | ||
| Filma | ||||
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | |
| 2022 | Bandırma Füze Kulübü | Umut | Roli kryesor | |
Referime
- ↑ "Deniz Can Aktaş kimdir? Deniz Can Aktaş nereli ve kaç yaşında?". Sözcü (në turqisht). 15 nëntor 2018. Marrë më 28 korrik 2020.
- ↑ Berna Binoğlu. (8 korrik 2015). Pretty little liars'dan tatlı küçük yalancılara noluyo.tv (në turqisht) Arkivuar 12 korrik 2015 tek Wayback Machine
- ↑ "Deniz Can Aktaş kimdir?". Sabah (në turqisht). 8 shkurt 2017. Marrë më 28 korrik 2020.
- ↑ "Menajerimi Ara dizisinin ilk tanıtımı yayınlandı". Sözcü (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2020. Marrë më 29 korrik 2020.
- ↑ "Deniz Can Aktaş Kimdir? - Yusuf Eren". Show TV (në turqisht).