Denzel Dumfries

Denzel Dumfries
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Denzel Justus Morris Dumfries
Data e lindjes 18 prill 1996 (30 vjeç)
Vëndi i lindjes Rotterdam, Holandë
Gjatësia 1.88 m (6 ft 2 in)
Pozicioni Mbrojtës i djathtë
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Real Madrid
Numri 24
Karriera me të rinjtë
Spartaan '20
2002–2013 Smitshoek
2013–2014 BVV Barendrecht
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2014–2017 Sparta Rotterdam 65 (2)
2017–2018 Heerenveen 33 (3)
2018–2021 PSV 89 (13)
2021–2026 Internazionale 147 (20)
2026– Real Madrid 3 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2014 Aruba 2 (1)
2016 Holanda U20 4 (0)
2016–2018 Holanda U21 5 (0)
2018– Holanda 76 (11)
* Club domestic league appearances and goals as of 4 shtator 2026
‡ Kombëtarja caps and goals as of 30 qershor 2026

Denzel Justus Morris Dumfries (lindur më 18 prill 1996) është një futbollist profesionist holandez i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren holandeze.

Dumfries e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 2014 me Spartën e Rotterdamit, duke i ndihmuar të ngjiteshin në Eredivisie në vitin 2016 kurse një vit më pas u shpall talenti i vitit. Në vitin 2017, ai u transferua te Heerenveen, kurse pas një sezoni kaloi te PSV, duke u bërë kapiten në vitin 2021. Në verën e vitit 2021, ai nënshkroi në Itali me Interin.

Në nivel ndërkombëtar, Dumfries fillimisht përfaqsoi Aruban në vitin 2014, kjo për shkak të origjinës së tij nga ana e babait. Në vitin 2018, ai vendosi të luante për Holandën, duke debutuar zyrtarisht në atë vit. Tre vite më vonë, ai luajti në Euro 2020.

Karriera me klube

Sparta Rotterdam

Dumfries e nisi karrierën e tij si futbollist me klubin Spartaan '20, duke qëndruar për dy vite.[1][2] Ai u la i lirë nga klubi pasi nuk konsiderohej një lojtar i mirë dhe nuk pëlqehej nga shokët e ekipit dhe trajnerët.[3][4] Pas kësaj, ai firmosi me Smitshoek.[1] Dumfries fillimisht luante si sulmues por me kalimin e viteve u zhvendos në mbrojtje.[5] Në vitin 2013, ai u transferua te Barendrecht, duke luajtur për një sezon.[6][1] Gjatë kësaj kohe, ai u refuzua nga zbuluesi i talentëve të Feyenoordit, duke mos u konsideruar në lartësinë e klubit.[7][2]

Në vitin 2014, Dumfries u transferua te Sparta Rotterdam,[8] duke u aktivizuar me ekipet e të rinjëve në muajt e parë.[9] Pas kësaj, ai firmosi kontratën e tij të parë si profesionist e cila ishte për tre vite.[10][11] Më 20 shkurt 2015, Dumfries bëri debutimin e tij si profesionist në humbjen 2–1 kundër Emmen në kampionat, duke u aktivizuar në pjesën e dytë si zëvëndësues.[12] Ai luajti edhe në dy ndeshje të tjera në sezonin 2014–15, në të dyja rastet si zëvëndësues.[13][14]

Dumfries e nisi sezonin e ri si zëvëndësues por pas pak kohësh u bë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke ndihmuar Spartën të bëhej kandidat për rikthimin në Eredivisie.[15][16][17] Më 7 nëntor 2015, ai rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2019.[18] Pas kësaj, ai shënoi golin e tij të parë si profesionist në fitoren 5–2 kundër RKC Waalwijk më 18 janar 2016.[19] Sparta siguroi ngjitjen në elitë më 11 prill pas fitores 3–1 kundër Jong Ajax.[20] Ky ishte një sezon i dalluar për Dumfries,[21][22] i cili u shpall talenti i sezonit i Eerste Divisie si dhe fitoi çmimin "Demi i Bronztë".[23][24] Ai luajti gjithsej 33 ndeshje.[25]

Dumfries vazhdoi të ishte titullar në sezonin e parë të klubit në elitë pas gjashtë vitesh.[26][27] Më 2 tetor, ai mori kartonin e kuq të parë në karrierë në barazimin 1–1 kundër AZ Alkmaar.[28] Goli i tij i parë në Eredivisie erdhi më 19 nëntor në humbjen 3–2 në derbi kundër Excelsior.[29] Gjatë merkatos së dimrit, klubi firmosi me finlandezin Janne Saksela, i cili luante gjithashtu si mbrojtës i djathtë.[30] Pavarësisht konkurencës, Dumfries e ruajti vendin e tij dhe vazhdoi të ishte titullar deri në fund të sezonit.[31][32] Sparta arriti të siguronte mbijetesën duke fituar dy ndeshjet e fundit të sezonit.[33] Një muaj pas largimit nga klubi, Dumfries, sëbashku me disa lojtarë të tjerë u nderuan nga klubi në një ceremoni lamtumire para ndeshjes kundër PEC Zwolle.[34]

Heerenveen

Në korrik 2017, Dumfries iu bashkua klubit tjetër holandez Heerenveen në një marrëveshje katër-vjeçare.[35][36] Ai u ble për të zëvëndësuar të larguarin Stefano Marzo, i cili u transferua në Belgjikë.[37] Dumfries bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të sezonit 2017–18 kundër Groningenit; ai ndihmoi ekipin të merrte një barazim 3–3 duke asistuar dy gola.[38] Ai gjithashtu asistoi të dy golat e fitores 2–1 kundër ADO Den Haag në javën e tretë, si dhe një gol në fitoren 2–0 kundër PSV Eindhoven javën pasardhëse,[39][40] duke u shpallur talenti i muajit gusht në Eredivisie si dhe u emërua në formacionin e javës nga gazeta holandeze Algemeen Dagblad.[41][42]

Pas paraqitjeve mbreslënëse në javët e para të sezonit, Dumfries e fitoi menjëherë vendin e titullarit në formacion.[43] Ai shënoi golin e parë me ekipin më 9 dhjetor në barazimin 2–2 kundër VVV-Venlo.[44] Golin e tij të dytë ai e shënoi kundër ish ekipit të tij Sparta më 26 janar 2018.[45] Heerenveen e mbylli sezonin në vendin e 8të, duke u kualifikuar në fazën play-off për kualifikim në fazën paraeliminatore të UEFA Ligës së Evropës për sezonin e ardhshëm; ai shënoi me kokë në fitoren 4–3 në shtëpi në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Utrecht,[46] por ekipi i tij u eliminua me rregullin e golit jashtë fushe pasi humbi ndeshjen e dytë me rezultatin 2–1.[47]

PSV Eindhoven

Më 19 qershor 2018, Dumfries u transferua te PSV Eindhoven duke firmosur një kontratë deri në qershor 2023.[48] Shuma e transferimit u raportua të ishte 5.5 milion € nga media holandeze.[49] Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e Superkupën e Holandës, të cilën PSV e humbi me penallti kundër Feyenoordit.[50] Dumfries shënoi me kokë në fitoren 5–0 kundër Utrecht në ndeshjen hapëse të kampionatit.[51][52] Më 18 shtator, Dumfries bëri debutimin e tij në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, me PSV që u mposht 4–0.[53] Ai e vendosi veten titullar të padiskutueshëm në formacion, duke shënuar edhe gola në disa ndeshje.[54][55][56] Ai e mbylli sezonin me 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 34 në kampionat. Për paraqitjet e tij, Dumfries u emërua në Ekipin e Sezonit të Eredivisies.[57]

Dumfries e nisi sezonin e ri duke luajtur sërisht në ndeshjen e Superkupës së Holandës, por PSV u mposht sërisht, këtë herë nga Ajaxi.[58] Ashtu si sezoni i kaluar, ai shënoi në ndeshjen hapëse të kampionatit me kokë në barazimin 1–1 kundër Twentes.[59] Pas kësaj, Dumfries u vendos si një nga kapitenët e ekipit;[60][61] ai luajti ndeshjen e parë si kapiten më 24 nëntor 2019 në fitoren 2–1 kundër ish ekipit të tij Heerenveen, kjo falë mungesës së Ibrahim Afellay dhe Pablo Rosarios.[62] Pavarësisht se në pjesën e parë të sezonit Dumfries u kritikua për nivelin e lojës, ai u përmirsua njeshëm në pjesën e dytë, duke e mbyllur sezonin me tetë gola, një rekord personal.[63][64][65] Sezoni u mbyll para kohe në mars 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19, me PSV që u rendit në vendin e katërt.[66]

Pavarësisht interesit nga disa klube evropiane,[67][68] Dumfries vendosi të qëndronte te PSV dhe nisi negociatat për rinovimin e kontratës.[69][70] Para nisjes së sezonit të ri, ai u vendos kapiten i përhershëm nga trajneri Roger Schmidt.[71] Më 16 dhjetor 2020, Dumfries luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në fitoren 2–1 kundër De Graafschap në kupë.[72] Gjatë këtij sezoni, Dumfries vazhdoi të ishte titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, por në disa raste u aktivizua edhe si mesfushor i djathtë për shkak të dëmtimeve në atë repart.[73][74] Pavarësisht se ai pësoi disa dëmtime të vogla gjatë sezonit,[75][76] ai arriti të luante 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[77] Edhe pse negociatat për rinovimin e kontratës kishin nisur që në fillim të sezonit,[78] palët nuk arritën një marrëveshje, duke hapur rrugët për një largim të tij nga ekipi gjatë merkatos së verës.[79]

Internazionale

Më 14 gusht 2021, Dumfries u transferua te kampionët në fuqi të Italisë, Inter, për 12.5 milion € plus 2.5 milion € në formë bonusi.[80] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare dhe mori fanellën me numrin 2 për sezonin e ardhshëm.[81]

Dumfries bëri debutimin e tij me klubin në fitoren 4–0 kundër Genoas në ndeshjen hapëse të Serie A.[82] Ai pati vështirësi në muajt e parë në Itali, duke mos qënë në lartësinë e duhur,[83][84] megjithatë filloi të përmirsohej nga muaji dhjetor, duke shënuar golin e parë në Itali në suksesin 3–0 kundër Romës në Stadio Olimpico.[85] Më 12 janar 2022, ai fitoi Superkupën e Italisë pasi Interi mposhti Juventusin 2–1 në kohën shtesë.[86] Katër muaj më pas, ai fitoi edhe Kupën e Italisë, sërisht kundër Juventusit,[87] dhe e mbylli sezonin me 45 ndeshje dhe 5 gola në të gjitha kompeticionet.

Dumfries u bë titullar i rregullt në formacionin 3–5–2 të trajnerit Simone Inzaghi në sezonin 2022–23. Ai e nisi sezonin duke shënuar në momentet e fundit të ndeshjes kundër Lecces në javën e parë të kampionatit, duke i dhënë Interit fitoren 2–1.[88] Më 13 shtator, ai shënoi golin e parë në karrierë në Ligën e Kampionëve në suksesin 2–0 kundër Viktoria Plzeň.[89] Në janar, Dumfries fitoi një tjetër titull të Superkupës Italiane, këtë herë kundër Milanit, kurse në maj fitoi po ashtu edhe Kupën, duke luajtur 90 minuta si titullar në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës.[90] Më 10 qershor, ai luajti në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll kundër Manchester Cityt, por Inter u mposht 1–0.[91]

Më 16 shtator 2023, Dumfries luajti ndeshjen e tij të me Interin në fitoren 5–1 në Derby della Madonnina kundër Milanit.[92][93] Në ndeshjen e kthimit në prill 2024, Dumfries fitoi Scudetto e parë me klubin pas fitores 2–1 në San Siro; po në këtë ndeshje, ai mori kartonin e kuq të parë me Zikaltrit.[94] Ky ishte titulli i 20të për Interin, duke marrë edhe yllin e dytë në fanellë; Dumfries u konsiderua një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij suksesi, duke regjistruar 31 ndeshje dhe 4 gola.[95]

Dumfries e nisi sezonin e katërt me Interin duke luajtur ndeshjen e tij të 100të në Serie A në fitoren 2–0 kundër Lecces më 24 gusht 2024.[96] Pas kësaj, ai shënoi dopietën e parë në karrierë në fitoren 2–0 kundër Atalantës në gjysëm-finalen e Superkupës Italiane më 2 janar 2025.[97] Më 11 mars, ai luajti si kapiten për herë të parë në fitoren 2–1 kundër Feyenoordit në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampionëve.[98] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Barcelonës, Dumfries shënoi dy gola, përfshirë një gol me rrofeshatë, si dhe asistoi golin e Marcus Thuram në sekondën e 29të të ndeshjes, në një barazimin 3–3 në transfertë.[99][100] Me këto gola ai u bë lojtari i parë në historinë e klubit që shënon dy gola në gjysëm-finalen e këtij kompeticioni. Në ndeshjen e kthimit ku Interi fitoi 4–3,[101] ai asistoi golat e Lautaro Martínezit dhe Francesco Acerbit (në minutën e fundit të kohës së rregullt), duke u bërë lojtari i tretë, pas Alessandro Del Pieros dhe Roberto Firminos, që arrin pesë kontribute golash në dy ndeshje gjysëm-finale.[102][103] Ky ishte sezoni më i mirë në karrierën e Dumfries,[104][105] i cili shënoi 11 gola në të gjitha kompeticionet.[106][107][108][109] Ai gjithashtu u emërua si një nga kandidatët për çmimin prestigjoz Topi i artë, duke u renditur në vendin e 25të.[110]

Më 10 nëntor 2025, Dumfries pësoi një dëmtim në ndeshjen me Lazion për të cilën u operua, duke qëndruar jashtë fushave për disa muaj.[111][112] Ai u rikthye në aksion në mars 2026 duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit të humbjes 2–1 kundër Bodø/Glimt në fazën play-off të Ligës së Kampionëve. Dumfries pati një kontribut të rëndësishëm në fazën mbyllëse të sezonit,[113] veçanërisht duke shënuar dy gola në fitoren 4–3 me përmbysje në ndeshjen vendimtare kundër Comos;[114] kjo fitore i hapi rrugën Interit drejt fitimit të titullit të 21të kampion.[115] Ai gjithashtu luajti ndeshjen e 200të me klubin në suksesin 5–2 kundër Romës,[116] kurse në finalen e kupës kundër Lazios, asistoi golin e dytë të ekipit të shënuar nga Martinez; kjo ishte hera e parë që nga sezoni 2009–10 që Interi fitonte kampionatin dhe kupën në një sezon.[117][118]

Real Madrid

Më 5 korrik 2026, klubi spanjoll Real Madrid aktivizoi klauzolën e blerjes së Dumfries duke i paguar Interit 20 milion €.[119] Lojtari firmosi një kontratë katër-vjeçare dhe mori fanellën me numrin 24.[120][121] Ai bëri debutimin e tij më 22 gusht në fitoren 2–1 kundër Espanyolit në ndeshjen hapëse të La Ligës.[122]

Karriera ndërkombëtare

Aruba

Dumfries kishte mundësinë për të luajtur me tre ekipe kombëtare: Aruban (vendlindja e babait të tij), Surinamen (vendlinja e mamasë së tij), dhe Holandën (vendlindja e tij).[123] Gjatë kohë që ishte ende te Barendrecht, Dumfries mori një ftesë për të luajtur me Arubën.[123] Ai bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar në mars 2014 në barazimin 2–2 kundër Guamit; ai gjithashtu luajti në një tjetër ndeshje miqësore kundër tyre disa ditë më pas, duke shënuar golin e parë të fitores 2–0.[124]

Megjithatë, pavarësisht debutimit të tij, Dumfries sërisht shfaqi dëshirën e tij për të përfaquar Holandën, duke shtuar se Holanda ishte e ardhja e tij në futbollin ndërkombëtar.[123] Gjatë suksesit të Dumfries në Euro 2020, trajneri i Arubës Giovanni Franken foli për kritikat që Dumfries mori nga tifozët e ekipit kombëtar për të luajtur me Holandën, duke u etiketuar si "tradhëtar".[125]

Holanda

Të rinjtë

Më 18 mars 2016, Dumfries u thirr për herë të parë në ekipin nën-20 të Holandës.[126][127] Ai bëri debutimin e tij gjashtë ditë më vonë në barazimin 1–1 kundër Portugalisë, duke luajtur 90 minuta të plota.[128] Ai bëri edhe tre paraqitje të tjera për vitin 2016.[129][130][131]

Në nëntor 2016, Dumfries mori ftesën e parë në ekipin nën-21.[132][133] Ai luajti ndeshjen e parë më 15 nëntor kundër Portugalisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 57të.[134] Pas kësaj, ai mori pjesë në fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2019, duke luajtur si titullar në krahun e djathtë në mbrojtje.[135][136] Ai e mbylli karrierën me ekipin nën-21 me 11 ndeshje.[137][138]

Ekipi i parë

Në tetor 2018, Dumfries u ftua në kombëtaren e parë nga trajneri Ronald Koeman,[139][140] dhe bëri debutimin e tij ndërkombëtar në fitoren 3–0 kundër Gjermanisë në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kombeve.[141] Ai u aktivizua edhe kundër Francës, ku Holanda fitoi dhe siguroi kualifikimin në fazën finale të Ligës së Kombeve.[142][143] Në maj 2019, ai u thirr për të luajtur në fazën finale,[144] duke zhvilluar një paraqitje pozitive në fitoren 3–1 në gjysëm-finalen kundër Anglisë.[145][146] Ai gjithashtu luajti si titullar në finalen kundër Portugalisë më 9 qershor, por Holanda u mposht minimalisht 1–0.[147]

Në dy vitet në vazhdim, Dumfries konkuroi me Kenny Tete dhe Joël Veltman për një vënd në formacionin titullar.[148][149][150] Në maj 2021, ai u përfshi në listën paraprake me 34 lojtarë të Holandës për UEFA Euro 2020,[151][152] kurse më 26 maj ishte një nga 26 lojtarët e listës përfundimtare.[153] Dumfries shënoi në fitoren 3–2 kundër Ukrainës në ndeshjen e parë të Euro 2020,[154] si dhe në fitoren 2–0 kundër Austrisë në ndeshjen e rradhës.[155] Holanda u kualifikua në fazën me eliminim direkt me pikë të plota, kurse Dumfries u emërua në ekipin më të mirë të fazës së grupeve.[156] Holanda u eliminua nga Republika Çeke në raundin e 16-tave më 27 qershor.[157]

Në nëntor 2022, Dumfries u emërua në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2022 në Katar.[158] Më 3 dhjetor, ai shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë në fitoren 3–1 kundër Shteteve të Bashkuara në raundin e 16-tave.[159]

Profili i lojtarit

Dumfries është një mbrojtës i djathtë i cili shpesh është aktivizuar si anësor i tërhequr në formacionin 3–5–2, veçanërisht te Interi dhe Holanda.[160] Ai konsiderohet një nga mbrojtësit e krahut më të mirë holandez të gjeneratës së tij,[161][162] duke u shquar për fizikun, atleticizmin dhe shpejtësinë. Në mbrojtje, ai dallohet për ndërhyrjet e sakta dhe shkathtësinë, kurse në sulm dallohet në duelet ajërore, për golat e shënuar dhe asistet,[160] duke qënë pjesë aktive e çdo aksioni sulmues të ekipit të tij.[163][164] Ai gjithashtu ka luajtur si mbrojtës i majtë në formacionin me katër mbrojtës të trajnerit Koeman te Holanda.[165]

Jeta personale

Dumfries ka lindur më 18 prill 1996 në Rotterdam të Holandës nga babai arubian Boris, dhe mamaja surinameze Marleen.[166] Atij i'u vu emri Denzel në nder të aktorit amerikan Denzel Washington.[167] Kur ishte fëmijë, Dumfries ëndërronte të bëhej futbollist, gjë për të cilën u tall nga shokët e klasës dhe mësuesit.[4][5]

Dumfries ka dy kushurinjë, Jason dhe Jahfarr Wilnis, që janë kikboksier.[168] Në shtator 2020, ai u bë baba për herë të parë.[169] Dumfries është gjithashtu një praktikues i besimit të Kreshtirë dhe lutet me shokët e ekipit kombëtar para çdo ndeshje të Holandës.[170]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 4 shtator 2026[171]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Sparta Rotterdam 2014–15 Eerste Divisie 3000——30
2015–16 Eerste Divisie 31120——331
2016–17 Eredivisie 31150——361
Gjithsej 65270——722
Heerenveen 2017–18 Eredivisie 33320—2[a]1374
PSV Eindhoven 2018–19 Eredivisie 344008[b]01[c]0434
2019–20 Eredivisie 2572012[d]11[c]0408
2020–21 Eredivisie 302318[e]1—414
Gjithsej 8913512822012416
Internazionale 2021–22 Serie A 335407[b]01[f]0455
2022–23 Serie A 3415012[b]100512
2023–24 Serie A 314005[b]000364
2024–25 Serie A 2972012[b]24[g]24711
2025–26 Serie A 203305[b]200285
Gjithsej 147201404155220727
Real Madrid 2026–27 La Liga 3000000030
Gjithsej karriera 335382816979344149
  1. ↑ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off të Eredivisies
  2. 1 2 3 4 5 6 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  3. 1 2 Ndeshje në Superkupën e Holandës
  4. ↑ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, dhjetë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  5. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  6. ↑ Ndeshje në Superkupën e Italisë
  7. ↑ Dy ndeshje dhe dy gola në Superkupën e Italisë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja

Përditësuar më 29 qershor 2026[172]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Aruba 201421
Gjithsej21
Holanda 201830
201960
202050
2021163
2022123
202380
2024133
202562
202670
Gjithsej7611

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Guamit të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Dumfries.[172]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Denzel Dumfries
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
130 mars 2014Stadiumi Trinidad, Oranjestad, Aruba2Flamuri Guam1–02–0Ndeshje miqësore
Rezultatet e Holandës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Dumfries.[172]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Denzel Dumfries
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
113 qershor 2021Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë20 Ukraina3–23–2UEFA Euro 2020
217 qershor 2021 Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë21 Austria2–02–0UEFA Euro 2020
311 tetor 2021 De Kuip, Rotterdam, Holandë28 Gjibraltari4–06–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
43 qershor 2022 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Belgjikë33 Belgjika3–04–1UEFA Liga e Kombeve A 2022–23
511 qershor 2022 De Kuip, Rotterdam, Holandë34 Polonia2–22–2UEFA Liga e Kombeve A 2022–23
63 dhjetor 2022 Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa, Al Rayyan, Katar41 Shtetet e Bashkuara të Amerikës3–13–1FIFA Kupa e Botës 2022
710 shtator 2024 Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë60 Gjermania2–22–2UEFA Liga e Kombeve A 2024–25
811 tetor 2024 Puskás Aréna, Budapest, Hungari61 Hungaria1–11–1UEFA Liga e Kombeve A 2024–25
916 nëntor 2024Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë63 Hungaria3–04–0UEFA Liga e Kombeve A 2024–25
107 June 2025Stadiumi Olimpik i Helsinkit, Helsinki, Finland64 Finlanda2–02–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026
114 shtator 2025De Kuip, Rotterdam, Holandë66 Polonia1–01–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026

Trofe

Sparta Rotterdam
Internazionale
Çmime personale

Referime

  1. 1 2 3 "Misschien was ik wel wat timide tussen al die stadsjongetjes". Voetbal International (në holandisht). 31 mars 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  2. 1 2 "Feyenoord heeft met Dumfries echt zitten slapen". BND Estem (në holandisht). 1 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ↑ "Dumfries werd door iedereen uitgelachen, zelfs door de trainers". Voetbal Primeur (në holandisht). 22 tetor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  4. 1 2 "Uitblinker Dumfries speelde bij deze club jaren geleden al in oranje: 'Maar Denz, je bent helemaal niet zo goed...'". RTV Rijnmond (në holandisht). 14 qershor 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  5. 1 2 "N.O. ontmoet Denzel Dumfries: 'Ik kijk tegen helemaal niemand op'". Never Offside (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  6. ↑ "From Aruba amateur to Netherlands hero" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 mars 2026.
  7. ↑ "Feyenoord duidelijk: "Vonden Dumfries niet goed genoeg"". FC Update (në holandisht). 30 nëntor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2021.
  8. ↑ Jeroen Nagtegaal (laatste nieuws). "Denzel Dumfries Dwingt Contract Af Bij Sparta Rotterdam". bvvbarendrecht.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 25 mars 2026.
  9. ↑ "Denzel Dumfries tekent bij Sparta Rotterdam". vvsmitshoek.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 25 mars 2026.
  10. ↑ "Sparta contracteert drie jonge talenten". RTV Rijnmond (në holandisht). 2 nëntor 2014. Marrë më 11 shtator 2021.
  11. ↑ "Sparta bindt talenten Dumfries, Alhaft en Albertus". FC Update (në holandisht). 3 nëntor 2014. Marrë më 11 shtator 2021.
  12. ↑ "Sparta verliest van FC Emmen". RTV Rijnmond (në holandisht). 20 shkurt 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  13. ↑ "Sparta verliest met 1-0 van Eindhoven". RTV Rijnmond (në holandisht). 20 mars 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  14. ↑ "Sparta overklast Roda JC: 6-0". RTV Rijnmond (në holandisht). 6 prill 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  15. ↑ "Oppermachtig Sparta snel klaar met Jong PSV". RTV Rijnmond (në holandisht). 18 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  16. ↑ "Sparta rekent af met FC Oss". RTV Rijnmond (në holandisht). 18 tetor 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  17. ↑ "Sparta wint en stijgt naar de tweede plaats". RTV Rijnmond (në holandisht). 1 nëntor 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  18. ↑ "Dumfries verlengt contract bij Sparta". RTV Rijnmond (në holandisht). 7 nëntor 2015. Marrë më 11 shtator 2021.
  19. ↑ "Sparta op tijd weer wakker tegen RKC Waalwijk". RTV Rijnmond (në holandisht). 18 janar 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  20. ↑ "Sparta kampioen op volgepakt Kasteel". RTV Rijnmond (në holandisht). 11 prill 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  21. ↑ "DENZEL DUMFRIES BESTE TALENT VIERDE PERIODE JUPILER LEAGUE". Sparta Rotterdam (në holandisht). 21 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  22. ↑ "Sparta-diamant Dumfries kan het heel ver schoppen". FC Update (në holandisht). 4 maj 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  23. ↑ "DENZEL DUMFRIES EEN BRONZEN STIER RIJKER". Sparta Rotterdam (në holandisht). 30 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  24. ↑ "Sparta Wint Bijna Alle Gouden Stieren" (në holandisht). Sparta Rotterdam. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016.
  25. ↑ "Sparta wint bijna alle Gouden Stieren". RTV Rijnmond (në holandisht). 3 maj 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  26. ↑ "Jans: 'Sparta blijft probleemloos in eredivisie'". RT Rijnmond (në holandisht). 11 gusht 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  27. ↑ "Onrust bij NEC wordt groter door verlies bij Sparta". FC Update (në holandisht). 18 shtator 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  28. ↑ "SPARTA – AZ EINDIGT IN EEN GELIJKSPEL". Sparta Rotterdam (në holandisht). 2 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  29. ↑ "SPARTA KEERT MET LEGE HANDEN TERUG UIT KRALINGEN". Sparta Rotterdam (në holandisht). 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  30. ↑ "Pastoor: 'Saksela past zich snel aan niveau aan'". RTV Rijnmond (në holandisht). 4 janar 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  31. ↑ "SPARTA WINT MET 0-1 OP BEZOEK BIJ N.E.C." Sparta Rotterdam (në holandisht). 25 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  32. ↑ "Sparta gemakkelijk langs Heracles". RTV Rijnmond (në holandisht). 18 mars 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
    "Dumfries: 'Niet bezig met afgelopen wedstrijden'". RTV Rijnmond (në holandisht). 22 prill 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  33. ↑ "Sparta nog een jaar in de eredivisie". RTV Rijnmond (në holandisht). 14 maj 2017. Marrë më 11 shtator 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  34. ↑ "VIERTAL OUD-SPARTANEN NEEMT AFSCHEID". Sparta Rotterdam (në holandisht). 20 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  35. ↑ "SC HEERENVEEN NEEMT DENZEL DUMFRIES OVER VAN SPARTA ROTTERDAM". Sparta Rotterdam (në holandisht). 25 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  36. ↑ "SC Heerenveen versterkt zich met Denzel Dumfries". SC Heerenveen (në holandisht). 25 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  37. ↑ "Sparta ziet Dumfries naar SC Heerenveen vertrekken" (në holandisht). Rijnmond.
  38. ↑ "Streppel blij met 'fighting spirit' van zijn elftal". SC Heerenveen (në holandisht). 13 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  39. ↑ "Thorsby drukt ADO met dubbelslag verder in de zorgen". Algemeen Dagblad (në holandisht). 26 shtator 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  40. ↑ "Zwak PSV krijgt nieuwe jas in Heerenveen" (në holandisht). Algemeen Dagblad. 10 shtator 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  41. ↑ "Piepjonge verdediging Heerenveen domineert Elftal van de Week". Algemeen Dagblad (në holandisht). 11 shtator 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  42. ↑ "Talent van de maand: Denzel Dumfries". Fox Sports (në holandisht). 7 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  43. ↑ "Alle vermoedelijke opstellingen en statistieken van speelronde 4". Algemeen Dagblad (në holandisht). 9 shtator 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  44. ↑ "SC Heerenveen door late tegentreffer niet langs VVV-Venlo: 2-2". SC Heerenveen (në holandisht). 9 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  45. ↑ "Heerenveen bezorgt Advocaat derde nederlaag op rij". Algemeen Dagblad (në holandisht). 26 janar 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  46. ↑ "Heerenveen verslaat Utrecht in knotsgek play-offduel". Algemeen Dagblad (në holandisht). 9 maj 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  47. ↑ "Utrecht wint nipt van Heerenveen en bereikt finale van play-offs". FC Update (në holandisht). 12 maj 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  48. ↑ "PSV NEEMT DUMFRIES OVER VAN SC HEERENVEEN". PSV Eindhoven (në holandisht). 19 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  49. ↑ "Dumfries tot 2023 verbonden aan PSV". Eindhoven Dagblad (në holandisht). 19 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  50. ↑ "Feyenoord grijpt Johan Cruijff Schaal opnieuw via penalty's". FC Update (në holandisht). 4 gusht 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  51. ↑ "Oerdegelijk PSV start seizoen met royale thuiszege op Utrecht". FC Update (në holandisht). 11 gusht 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  52. ↑ "PSV zet Ajax direct op twee punten achterstand met klinkende zege". Algemeen Dagblad (në holandisht). 11 gusht 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  53. ↑ "Individuele klasse Barcelona is PSV na prima start te machtig". Voetbal International (në holandisht). 18 shtator 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  54. ↑ "Dumfries baalt: "We hebben gevochten als leeuwen"". FC Update (në holandisht). 7 nëntor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  55. ↑ "Speler van de Week: acrobaat De Jong van alle markten thuis". FC Update (në holandisht). 26 nëntor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  56. ↑ "Eindejaarsrapport: PSV kan na zonnig halfjaar op zoek naar titelglans". Eindhoven Dagblad (në holandisht). 28 dhjetor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  57. 1 2 "Frenkie de Jong Eredivisie Player of the Season 2018–19" (në anglisht). Eredivisie. 16 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2021. Marrë më 31 gusht 2021.
  58. ↑ "Ajax harkt ook derde prijs binnen in duel vol controverse". Voetbal International (në holandisht). 27 korrik 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  59. ↑ "Zwoegend PSV incasseert bij FC Twente volgende klap". Voetbal International (në holandisht). 3 gusht 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  60. ↑ "Van Bommel geeft uitleg over aanvoerderswissel". Voetbal International (në holandisht). 24 nëntor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  61. ↑ "Denzel Dumfries is de nieuwe aanvoerder van PSV". Eindhoven Dagblad (në holandisht). 24 nëntor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  62. ↑ "Dumfries: Een bepalende rol bij PSV, dat eis ik nu van mezelf". Algemeen Dagblad (në holandisht). 2 korrik 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  63. ↑ "Uitgebreid interview met Denzel Dumfries: 'We zijn lang te soft naar elkaar geweest'". Voetbal International (në holandisht). 27 dhjetor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  64. ↑ "DUMFRIES SCHULDBEWUST". PSV Eindhoven (në holandisht). 15 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  65. ↑ "Dumfries met PSV op jacht naar eerherstel". Eindhoven Dagblad (në holandisht). 8 janar 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  66. ↑ "PSV blijft dankzij Dumfries en Unnerstall in spoor van topdrie". Voetbal International (në holandisht). 8 mars 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  67. ↑ "Milan, assalto a Dumfries: affare possibile con Raiola". Corriere dello Sport (në italisht). 24 maj 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  68. ↑ "Il Milan cerca il nuovo Theo: Dumfries in pole. Florentino resta in corsa". La Gazzetta Dello Sport (në italisht). 1 gusht 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  69. ↑ "Dumfries maakt zich niet zo druk om eventuele transfer: 'Het is al een eer om voor PSV uit te komen'". Eindhoven Dagblad (në holandisht). 11 maj 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  70. ↑ "Denzel Dumfries: 'Ik heb het geweldig naar mijn zin bij PSV'". PSV Supporters News (në holandisht). 10 shtator 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  71. ↑ "Schmidt sleutelt bij PSV: "Proberen spelers vrijer te laten denken"". FC Update (në holandisht). 8 gusht 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  72. ↑ "Wereldgoal Malen helpt matig PSV naar volgende bekerronde". FC Update (në holandisht). 16 dhjetor 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  73. ↑ "PSV pas na herstelwerkzaamheden van Schmidt langs Vitesse". vi.nl (në holandisht). 21 shkurt 2021. Marrë më 25 mars 2026.
  74. ↑ "Dumfries begrijpt keuzes Schmidt, maar niet die van zijn ploeggenoten". vi.nl (në holandisht). 21 shkurt 2021. Marrë më 25 mars 2026.
  75. ↑ "Dumfries en Rosario op tijd fit, PSV met verwachte basiself". FCUpdate.nl (në holandisht). 19 dhjetor 2020. Marrë më 25 mars 2026.
  76. ↑ "Denzel Dumfries opgelucht: 'Geen schade bleek uit mri-scan'". De Telegraaf (në holandisht). Marrë më 25 mars 2026.
  77. ↑ "Roger Schmidt vindt dat PSV verdiend door is: 'Een verrassing na een moeilijke situatie'" (në holandisht). Marrë më 25 mars 2026.
  78. ↑ "Geen handtekening van Dumfries, die van Ihattaren misschien". Voetbal International (në holandisht). 9 shkurt 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  79. ↑ "PSV gaat naast Ihattaren ook Malen en Dumfries verkopen". FC Update (në holandisht). 20 prill 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  80. ↑ "DENZEL DUMFRIES È UN NUOVO GIOCATORE DELL'INTER". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 14 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2021.
  81. ↑ "DA CORDAZ A DUMFRIES, I NUOVI NUMERI DI MAGLIA". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 20 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  82. ↑ "Inter starts in Serie A with debut Dumfries with victory over Genoa". Ruetir (në anglisht). 21 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2021. Marrë më 25 gusht 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  83. ↑ "Inter, adesso tocca a Dumfries. Ultima chiamata per l'olandese?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 29 nëntor 2021. Marrë më 28 korrik 2023.
  84. ↑ "Inter, Dumfries: "Inizio difficile poi anno fantastico"" (në italisht). Sport Mediaset. 11 qershor 2022. Marrë më 24 qershor 2022.
  85. ↑ "Serie A: Roma-Inter 0-3, nerazzurri senza pietà con l'ex Mourinho" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 5 dhjetor 2021.
  86. ↑ "Festa Inter in Supercoppa: Sanchez punisce la Juve al 121'!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 janar 2022.
  87. ↑ "L'Inter batte 4-2 la Juve e vince la Coppa Italia: decisiva la doppietta di Perisic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 maj 2022.
  88. ↑ "Inter all'ultimo respiro a Lecce: segna Dumfries al 95'! Lukaku, ritorno con gol" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 gusht 2022.
  89. ↑ "Dzeko show: gol e assist. Inter in scioltezza con il Viktoria Plzen" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 shtator 2022.
  90. ↑ "Fiorentina 1–2 Inter Milan: Martinez scores twice as Champions League finalists win Coppa Italia" (në anglisht). BBC Sport. 24 maj 2023. Marrë më 24 maj 2023.
  91. ↑ David Hytner (10 qershor 2023). "Rodri breaks Internazionale resistance to seal Manchester City's treble glory" (në anglisht). The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
  92. ↑ "Le 100 presenze di Dumfries con l'Inter". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 2 tetor 2023.
  93. ↑ "Inter put five past Milan to keep up 100% start" (në anglisht). BBC Sport. 16 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  94. ↑ "Scintille nel finale del derby: mani in faccia e due rossi. Espulsi Theo Hernandez e Dumfries" (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 22 prill 2024.
  95. ↑ "Serie A, Inter-Lazio 1-1: Dumfries rovina i piani a Tudor a due minuti dalla fine" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 8 prill 2026.
  96. ↑ "Serie A, Inter-Lecce 2-0: decidono Darmian e Calhanoglu" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 12 tetor 2024.
  97. ↑ Luca Bianchin (2 janar 2025). "Due perle di Dumfries mandano l'Inter in finale di Supercoppa. L'Atalanta si arrende" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 2 janar 2025.
  98. ↑ "Dumfries, notte da capitano: "Un orgoglio, serata speciale per me"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 14 mars 2025.
  99. ↑ Francesco Pietrella (30 prill 2025). "Prodezze, doppio vantaggio e rimpianti: Barça-Inter, un 3-3 da cinema. Si decide tutto a Milano" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 1 maj 2025.
  100. ↑ "Barcelona 3-3 Inter Milan (Apr 30, 2025) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 10 maj 2025.
  101. ↑ "Inter Milan and Barcelona serve up Champions League classic nobody wanted to end" (në anglisht). BBC Sport. 6 maj 2025. Marrë më 10 maj 2025.
  102. ↑ "Calcio, Inter-Barcellona 4-3: ora i nerazzurri sono in finale di Champions League" (në italisht). RaiNews. 7 maj 2025. Marrë më 7 maj 2025.
  103. ↑ "Dumfries ancora protagonista. Quella statistica che lo accomuna a Salah, Firmino e Del Piero" (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 7 maj 2025.
  104. ↑ "La crescita, i numeri, il peso: Dumfries è il miglior esterno destro d'Europa?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 2 maj 2025.
  105. ↑ "14 big in attacco che hanno segnato meno di Dumfries" (në italisht). Sky Sport. 2 maj 2025. Marrë më 2 maj 2025.
  106. ↑ "Inter-Juve, che spettacolo! Otto gol, prodezze, rigori e svarioni. Ma l'eroe è Yildiz" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 2 maj 2025.
  107. ↑ "Dumfries, doppietta da bomber: "Due gol per la squadra"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 14 qershor 2025.
  108. ↑ "Inter straripante, Lazio travolta 6-0 all'Olimpico". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 2 maj 2025.
  109. ↑ "Pari a San Siro, con il Bologna è 2-2". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 2 maj 2025.
  110. ↑ "Ballon d'Or 2025 – Inter defender Dumfries finishes 25th". Football Italia (në anglisht). Yahoo! Sports. 22 shtator 2025. Marrë më 2 maj 2026.
  111. ↑ "Inter dealt brutal blow as Denzel Dumfries' ankle injury more severe than initially thought" (në anglisht). Goal.com. 24 nëntor 2025.
  112. ↑ "Official: Dumfries has ankle surgery, Inter lose star for 2-3 months" (në anglisht). Yahoo! Sports. 16 dhjetor 2025.
  113. ↑ Marko Vrakela (17 mars 2026). "Inter Milan & Dutch Star Returns In Time To Prepare For FIFA World Cup & Impress Potential Premier League Suitors" (në anglisht). Sempre Inter.
  114. ↑ "Como-Inter LIVE" (në italisht). Sky Sport. 12 prill 2026. Marrë më 16 maj 2026.
  115. ↑ "Inter 2-0 Parma | Match integrale | Serie A 25-26". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 16 maj 2026.
  116. ↑ "Dumfries, 200 da ricordare: "Gruppo speciale, siamo una famiglia"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 8 prill 2026.
  117. ↑ Ailsa Cowen (14 maj 2026). "Inter Milan seal first domestic double for 16 years" (në anglisht). BBC Sport.
  118. ↑ "Inter, è doblete! Un autogol e Lautaro stendono la Lazio, la Coppa Italia è nerazzurra". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 13 maj 2026. Marrë më 13 maj 2026.
  119. ↑ Jessica Hopkins (5 korrik 2026). "Real Madrid complete signing of Denzel Dumfries from Inter" (në anglisht). The Athletic. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2026. Marrë më 5 korrik 2026.
  120. ↑ "Official Announcement: Dumfries" (në anglisht). Real Madrid C.F. 5 korrik 2026. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2026. Marrë më 5 korrik 2026.
  121. ↑ "Dumfries leaves Inter: thank you for everything, Denzel!". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 5 korrik 2026. Marrë më 5 korrik 2026.
  122. ↑ "Real Madrid snatch late win at Espanyol on Mourinho's return" (në anglisht). Yahoo! Sports. 22 gusht 2026. Marrë më 22 gusht 2026.
  123. 1 2 3 "I CARAIBI, IL TACCUINO E LE CORSE A PERDIFIATO: LA STORIA DI DENZEL DUMFRIES". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 14 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  124. ↑ "BVV-Talent Denzel Dumfries Scoort Voor Nationaal Elftal Aruba". BVV Barendrecht (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2015.
  125. ↑ "Dumfries wees Aruba af: "Hij werd gezien als een verrader"". FC Update (në holandisht). 25 qershor 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  126. ↑ "Pastoor: 'Het gaat om de eer van de stad'". RTV Rijnmond (në holandisht). 23 mars 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  127. ↑ "O20 MET 20 MAN NAAR PORTUGAL". Ons Oranje (në holandisht). 18 mars 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  128. ↑ "Portugal O20 1–1 Nederlands O20". Ons Oranje (në holandisht). 24 mars 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  129. ↑ "Portugal O20 1–1 Nederlands O20". Ons Oranje (në holandisht). 26 mars 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  130. ↑ "ONDER 20 ONDERUIT TEGEN ENGELAND". Ons Oranje (në holandisht). 5 tetor 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  131. ↑ "ONDER 20 WINT NA STRAFSCHOPPEN". Ons Oranje (në holandisht). 10 tetor 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  132. ↑ "LANGELER SELECTEERT 25 SPELERS VOOR OEFENDUEL MET PORTUGAL". Ons Oranje (në holandisht). 27 tetor 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  133. ↑ "DENZEL DUMFRIES OPGEROEPEN VOOR JONG ORANJE". Sparta Rotterdam (në holandisht). 5 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  134. ↑ "JONG ORANJE GELIJK TEGEN PORTUGAL". Ons Oranje (në holandisht). 15 nëntor 2016. Marrë më 11 shtator 2021.
  135. ↑ "JONG ORANJE GELIJK TEGEN ENGELAND". Ons Oranje (në holandisht). 1 shtator 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  136. ↑ "Jong Oranje scoort acht keer tegen Jong Andorra". FC Update (në holandisht). 10 nëntor 2017. Marrë më 11 shtator 2021.
  137. ↑ "JONG ORANJE NA STRAFSCHOPPEN TE STERK VOOR PARAGUAY". Ons Oranje (në holandisht). 30 maj 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  138. ↑ "JONG ORANJE BLIJFT STEKEN OP GELIJKSPEL TEGEN ENGELAND". Ons Oranje (në holandisht). 6 shtator 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  139. ↑ "Koeman happy with emerging Netherlands talents" (në anglisht). Football Oranje. 9 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2018. Marrë më 11 tetor 2018.
  140. ↑ "VIER JONGENSDROMEN KOMEN UIT; ORANJEDEBUTANTEN ZINGEN BROEDERLIEFDE". Ons Oranje (në holandisht). 9 tetor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  141. ↑ "HISTORISCHE OVERWINNING OP HEERLIJKE ORANJE-AVOND". Ons Oranje (në holandisht). 13 tetor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  142. ↑ "SENSATIONELE ZEGE ORANJE OP WERELDKAMPIOEN". Ons Oranje (në holandisht). 16 nëntor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  143. ↑ "POULEWINST VOOR ORANJE NA SPECTACULAIRE COMEBACK". Ons Oranje (në holandisht). 19 nëntor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  144. ↑ "VOORLOPIGE SELECTIE ORANJE VOOR NATIONS LEAGUE FINALS TELT 28 NAMEN". Ons Oranje (në holandisht). 10 maj 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  145. ↑ "ORANJE IN FINALE NATIONS LEAGUE NA SLIJTAGESLAG TEGEN ENGELAND". Ons Oranje (në holandisht). 6 qershor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  146. ↑ "Oranje op rapport: De Jong blinkt uit, Memphis enige onvoldoende". FC Update (në holandisht). 7 qershor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  147. ↑ "ORANJE MOET WINST NATIONS LEAGUE AAN PORTUGAL LATEN". Ons Oranje (në holandisht). 9 qershor 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  148. ↑ "Koeman kiest voor Tete boven Dumfries en verder voor zelfde elf". FC Update (në holandisht). 16 nëntor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  149. ↑ "Spelersrapport: Memphis en Dumfries zijn de uitblinkers". FC Update (në holandisht). 17 nëntor 2018. Marrë më 11 shtator 2021.
  150. ↑ "Koeman steunt De Ligt en legt uit over Veltman, Malen en Stengs". FC Update (në holandisht). 2 shtator 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  151. ↑ "Aftellen geblazen: nog één maand tot het EK voor Oranje" (në holandisht). Federata Mbretërore Holandeze e Futbollit. 13 maj 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  152. ↑ "De Boer maakt EK-selectie Oranje bekend". OnsOranje (në holandisht). 14 maj 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  153. ↑ "FRANK DE BOER MAAKT EK-SELECTIE BEKEND". Ons Oranje (në holandisht). 26 maj 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  154. ↑ Neil Johnston (13 qershor 2021). "Netherlands beat Ukraine in five-goal thriller" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 13 qershor 2021.
  155. ↑ Ali Humayun (17 qershor 2021). "Netherlands vs Austria result: Depay and Dumfries help Netherlands ease into last 16 with 2-0 win over Austria" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 17 qershor 2021.
  156. ↑ "Oranje met drie spelers hofleverancier in UEFA's sterrenteam". FC Update (në holandisht). 25 qershor 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  157. ↑ "EK EINDIGT VOOR ORANJE IN ACHTSTE FINALE NA NEDERLAAG TEGEN TSJECHIË". Ons Oranje (në holandisht). 27 qershor 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  158. ↑ "Van Gaal maakt 26-koppige WK-selectie bekend" (në holandisht). Federata Mbretërore Holandeze e Futbollit. 11 nëntor 2022. Marrë më 12 nëntor 2022.
  159. ↑ Andy Hunter (3 dhjetor 2022). "Netherlands into quarter-finals after Dumfries volley caps win against USA" (në anglisht). The Guardian.
  160. 1 2 "Dumfries-Inter: carriera, caratteristiche tecniche e collocazione del nuovo esterno nerazzurro" (në italisht). Yahoo!. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2021. Marrë më 13 gusht 2021.
  161. ↑ Francesco Sessa (26 gusht 2021). "Dumfries, parla l'ex capitano: "Affare! Energia e forza uniche. E quelle discussioni…"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 28 gusht 2021.
  162. ↑ Namit Kumar (8 dhjetor 2022). "Denzel Dumfries: the Netherlands defender, with roots in amateur football, who will have Argentina's back line wary" (në anglisht). The Indian Express. Marrë më 24 dhjetor 2024.
  163. ↑ "'On-Nederlandse Dumfries, 'heerlijk joch' Bergwijn'" (në holandisht). 9 tetor 2018. Marrë më 18 qershor 2021.
  164. ↑ "Inter: chi è Dumfries, il terzino destro goleador che va... Aruba" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 qershor 2021.
  165. ↑ "112026 giornata-4 olanda-malta live" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 11 qershor 2025.
  166. ↑ Jamie Jackson (25 qershor 2021). "Denzel Dumfries has overcome Dutch doubters to become runaway star" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 25 mars 2026.
  167. ↑ "10 DOMANDE PER DENZEL DUMFRIES". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 25 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
  168. ↑ "Dumfries: 'Ik weet waar ik vandaan kom en dat is misschien ook wel mijn kracht'". Eindhoven Dagblad (në holandisht). 14 janar 2019. Marrë më 11 shtator 2021.
  169. ↑ "Lodeweges verandert niets en kiest weer voor Hateboer". FC Update (në holandisht). 7 shtator 2020. Marrë më 11 shtator 2021.
  170. ↑ "Ballers in God: Netherlands" (në anglisht). Instagram.
  171. ↑ Denzel Dumfries në Soccerway. Marrë më 13 maj 2026.
  172. 1 2 3 Benjamin Strack-Zimmermann. "Dumfries, Denzel" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 18 prill 2017.
  173. ↑ "Talent van de maand: Denzel Dumfries" (në holandisht). FOX Sports NL. Marrë më 5 shtator 2026.
  174. ↑ Susy Campanale (1 dhjetor 2025). "Serie A 2025 Awards: McTominay Best Player of the Year" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 2 dhjetor 2025.