Devon

Devon
Lindi28 mars 1977 (49 vjeçe)
Allentown, Pennsylvania, U.S.
Emrat e tjerëDevin, Devin Striker
ProfesioniAktore pornografike
Lartësia1.60 m (5 ft 3 in)

}

Devon (e lindur më 28 mars 1977 në Allentown, Pennsylvania) është aktore pornografike amerikane.

Prapavija

Devon lindi në Allentown, në regjionin Lehigh Valley e Pennsylvania.

Devon përmes audicionit u pranua si kërcimtare amatore në Al Diamond Cabaret (Reading, Pennsylvania), ku ajo fitoi vendin e parë. Ajo vazhdoi të bënte striptis në klub për tre vite me radhë para se të hynte në industrinë pornografike në vitin 1998.[1]

Karriera e aktrimit pornografik

Devon hyri në industrinë pornografike në vitin 1998, kur ajo u paraqit në filmin New Breed.[2] Menjëherë pas këtij filmi ajo shkoi në zyret e Vivid Entertainment dhe tha se dëshironte të bëhej yll. Ata u pajtuan se ajo kishte potencial dhe nënshkruan me të një kontratë që zgjati deri në gusht 2001.[3] Ajo gjithashtu u paraqit në shpërndarje fotosh për revistën Stuff, revistë e meshkujve. Ajo ishte Penthouse Pet e muajit janar 2001.

Pas kontratës me Vivid, Devon nënshkroi kontratë të re me Digital Playground.[4] Në vitin 2004 ajo u paraqit në filmin e parë pornografik WMV-HD DVD të quajtur Island Fever 3, i inçizuar në Tahiti dhe Bora Bora.[5] Devon ka performuar me më shumë se tridhjetë mashkuj dhe skena e parë anale e saj ishte në filmin e vitit 2005 Intoxicated.[6]

Me 31 korrik 2005 ajo u paraqit në seritë HBO, Entourage, duke u paraqitur si vetvetja në epizodin "I Love You Too". Po atë vit, ajo u paraqit në filmin Pirates. Devon gjithashtu u paraqit edhe në Pimp My Ride të MTV-së.

Devon la Digital Playground në shtator 2005. Në janar 2006 ajo nënshkroi kontratë me një kompani të re, Ecstasy Mobile.[7] Në mars 2006, ajo nënshkroi kontratë me Black Kat Productions[8] dhe pastaj foroi kompaninë e saj të produksionit.[9] Në tetor 2006, ajo nënshkroi kontratë me Shane's World për tu paraqitur në skena direkte në filma.[2] Filmi i parë i saj për Shane's World, Devon Does Baja, u lansua në prill 2007. Devon u paraqit edhe në një film tjetër të kësaj kompanie të lansuar me 25 mars 2008, Casey Parker's California Dreamin.[10] Në mars 2008 ajo gjithashtu u paraqit në filmin e New Sensation Milf's Lovin Milf's.[11]

Shpërblime

  • Penthouse Pet, January 2001
  • AVN's "Best Interactive DVD" 2001 (for Virtual Sex with Devon).
  • Empire "Best Interactive DVD" 2001 (for Virtual Sex with Devon).
  • AFW "Best Interactive DVD" 2001 (for Virtual Sex with Devon).
  • AVN's "Best HD Production" 2005 (for Island Fever 3).
  • Nightmoves "Best Video Award" (for Devon Stripped).

Referime

  1. ↑ Steve Javors (2006-10-31). "Shane's World Inks Devon to Perform, Direct". XBIZ. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2008-09-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 Thomas J Stanton (2006-10-30). "Shane's World Signs Devon". Adult Video News. Marrë më 2008-09-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ "Devon's biography" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2009. Marrë më 2007-08-01.
  4. ↑ Ron Martin (2004-06-14). "Devon Re-Ups with Digital Playground". Adult Video News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2008. Marrë më 2008-09-23.
  5. ↑ "Island Fever 3 WMV-HD-DVD" (në anglisht). HDTVTotal.com. 2005-01-31. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2009. Marrë më 2007-10-20.
  6. ↑ "Digital Playground Unveils Devon's First Anal". Adult Video News (në anglisht). 2005-11-21. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2008. Marrë më 2008-09-23.
  7. ↑ Thomas J Stanton (2006-01-05). "Devon, Roberts and Jaymes at Forefront of New Company". Adult Video News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2008. Marrë më 2008-09-23.
  8. ↑ "Devon Signs with Black Kat". Adult Video News (në anglisht). 2006-03-20. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2008. Marrë më 2008-09-23.
  9. ↑ "Devon Forms Production Company". Adult Video News (në anglisht). 2006-04-03. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2008. Marrë më 2008-09-23.
  10. ↑ "Devon featured in Shane's World's Casey's California Dreamin" (në anglisht). Marrë më 2008-03-28.
  11. ↑ "Devon in Milf's Lovin Milf's" (në anglisht). Marrë më 2008-03-28.

Lidhje të jashtme