Dhimitër Pilika
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter figura Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter ditëvdekje Stampa:Leter vendvdekje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Dhimitër Pilika (Korçë, 30 Prill 1923 - Tiranës, 31 Dhjetor 2003) ka qenë arsimtar, bashkëpunëtor i Institutit të Historisë-Gjuhësisë dhe studjues i prejardhjes Pellazge të Shqiptarëve.[1]
Biografia
U lind në Korçë më 30 Prill 1923, ku pasi mbaroi Liceun Francez, filloi studimet pranë universitetit të Sienës në Itali. Mori pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare në drejtimin e njesive guerile. Pas çlirimit, më 1945, qe kryeredaktor i "Zërit të rinisë" në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli Doktor ne histori e gjuhë Shqipe pranë fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë-Helenistike pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë. Themelon dhe drejton "Seminarin Shqiptar", qëndër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjërimin e disiplinave Albanistike.
Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën Shqipëria vend Shqiponjash në Shqip, Anglisht, Frengjisht, Rusisht etj...
Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “Albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe.
Pas një kritike që bëri së bashku me kolegë të tjerë për Institutin e Historisë-Gjuhësisë, kritikë e cila nuk u botua kurrë, u dënua me bashkëhartuesit duke u internuar në Divjakë ku qëndroi për shtatë vjet si mësues.[2]
Në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar.
Ndërroi jetë në spitalin e Tiranës më 31 dhjetor 2003.
Botime
- Letërsia
- Pellazgët, origjina jonë e mohuar, Tiranë: bot. Enciklopedike, 2003;
Referime
- ↑ Ardian Vehbiu (20 shkurt 2012). "Gjimnazistët mes pellazgëve".
- ↑ Biçoku, Kasem (2022). Terrorizmi në albanologji. Shkup. fq. 88. ISBN 9786084634560.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)