Dimal Basha

Dimal Basha
Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Në detyrë
26 gusht 2025 – 11 Shkurt 2026
Paraprirë ngaGlauk Konjufca
Pasuar ngaAlbulena Haxhiu
Deputet i Kuvendit të Kosovës
Titullar
Në detyrë
7 tetor 2019
Të dhëna vetjake
U lind më12 tetor 1979 (46 vjeç)
Prishtinë, Kosovë
NënshtetësiaShqiptar i Kosovës
Partia politikeLëvizja Vetëvendosje
VendbanimiFerizaj, Kosovë
ShkollimiJohn Jay College of Criminal Justice
The New School
ProfesioniPolitikan, analist, menaxher

Dimal Basha (lindur më 12 Tetor 1979) është analist, menaxher dhe politikan kosovar, i cili ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në periudhën 26 Gusht 2025 deri në 11 shkurt 2026. Gjatë mbajtjes së pozicionit rë Kryetarit, ai nuk arriti të kryej funksionet e tij për shkak të krizës politike të vitit 2025 dhe ngërçit në formimin e qeverisë dhe organeve të Kuvendit, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme më muajin dhjetor 2025. Më parë Basha ka shërbyer si Deputet i Kuvendit për tre mandate duke përfaqësuar Vetëvendosjen dhe është rizgjedhur për një mandat të katërt në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.

Jeta e hershme dhe arsimi

Dimal Basha ka lindur më 12 Tetor 1979 në Prishtinë dhe banon në Ferizaj. Ai përfundoi studimet universitare në John Jay College of Criminal Justice në Nju Jork, duke u diplomuar me gradën Summa Cum Laude në Ligjin Ndërkombëtar Penal. Më pas, ai përfundoi Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në Konflikte dhe Siguri, nga The New School në Nju Jork.[1]

Karriera profesionale

Basha ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit amerikan Eliot Engel dhe më pas si Analist i të Dhënave Kualitative në një Gjykatë Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.[1] Ai gjithashtu ka mbajtur pozicione menaxheriale në Angli, Zvicër dhe SHBA.[1]

Karriera politike

Basha u zgjodh Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për tre mandate duke përfaqësuar Vetëvendosjen. Gjatë mandateve të tij, ai ka shërbyer në disa komisione parlamentare, duke përfshirë:

  • Komiteti për Punë të Jashtme
  • Komiteti për Legjislacion
  • Komiteti për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI)
  • Komiteti për Stabilizim dhe Asociim[1][2][3][4]

Më 26 Gusht 2025, pas ngërçit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, duke pasuar Glauk Konjufcën në këtë pozicion.[5]

Referime

  1. 1 2 3 4 "Profili i Dimal Basha". Vetevendosje.org. Marrë më 26 gusht 2025.
  2. ↑ "Procesverbal 24/2021". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2025. Marrë më 26 gusht 2025.
  3. ↑ "Procesverbal 24-2021". KQZ. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2025. Marrë më 26 gusht 2025.
  4. ↑ "Ndarja e ulëseve në Kuvend: Subjektet dhe kandidatët e zgjedhur" (PDF). KQZ. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 maj 2025. Marrë më 26 gusht 2025.
  5. ↑ "Kuvendi i çliron bllokadën: Dimal Basha i VV zgjidhet Kryetar". Gazeta Express. Marrë më 26 gusht 2025.