Djathtas 1912

Djathtas 1912
Partia Djathtas 1912
ShkurtesaDJATHTAS
UdhëheqësiEnkelejd Alibeaj
ThemeluesEnkelejd Alibeaj
Themeluar12 tetor 2024 (2024-10-12)
Ndarë ngaPartia Demokratike
SeliaTiranë, Shqipëri
IdeologjiaKonservatorizmi liberal
Pro-Europianizëm
Krahu politikQëndra e djathtë
Përkatësia kombëtareDjathtas për Zhvillim
Faqja zyrtare
www.djathtas1912.al

Djathtas 1912 (DJATHTAS) është një parti politike shqiptare me orientimin e qendrës së djathtë liberale. Ajo u themelua më 12 tetor 2024 nga Enkelejd Alibeaj, ish-anëtar i Partisë Demokratike dhe ish-Ministër i Drejtësisë.[1][2]

Gjatë përplasjes me Partinë Demokratike, Alibeaj mbështeti fraksionin e Lulzim Bashës. Pas vendimit për njohjen kushtetuese të Sali Berishës si kryetar i PD-së, Alibeaj krijoi një forcë të re politike që i qëndron kundër të dy fraksioneve ekzistuese, duke ofruar një alternativë të re për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Referime

  1. ""Djathtas 1912" nis sot prezantimin e ofertës elektorale për zgjedhjet e 11 majit: Fillimisht, dy zhvillime të rëndësishme". A2CNN. 10 dhjetor 2024. Marrë më 29 janar 2025.
  2. "Prezantohet partia më e re politike në vend, ja figurat e larguara nga PD në krye të "Djathtas 1912"". balkanweb.com.