Doboj East

Doboj Istok (ose Doboji Lindor; cirilik: Добој Исток) është një komunë e vogël në Kantonin e Tuzlës të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Ajo u krijua pas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në vitin 1998, pas ndarjes nga komuna e Dobojit.

Komuna

Ajo përbëhet nga komunitetet lokale si Lukavica Rijeka, Staniq Rijeka (Stanić Rijeka), Klokotnica, Velika Brijesnica dhe Mala Brijesnica.

Gjeografia

Doboji Lindor ndodhet në mes të komunave të Graçanicës dhe Dobojit, në anën e majtë të lumit Spreça, në luginën e rrethuar nga mali Trebava. Kjo është kryesisht një komunë rurale, e populluar dendur dhe ka një shkallë të lartë të lindshmërisë.

Historiku

Zona e sotme e Dobojit Lindor ishte e populluar që nga Mesjeta. Sipas disa dokumenteve të shkruara, vendbanimet Brijesnica Mala dhe Klokotnica për herë të parë janë përmendur në vitin 1528, ndërsa Lukavica dhe Staniq Rijeka në vitin 1533.

Ekonomia

Industritë kryesore në Dobojin Lindor janë bujqësia, tekstili dhe industria ushqimore.

Turizmi

Shumica e turistëve vijnë në Dobojin Lindor për gjueti, peshkim dhe turizëm aventure.

Shih edhe

Lidhje të jashtme