Doktor i Shkencave

Doktor i Shkencave ose Doctor of Sciences (ruse dhe ukrainase: доктор наук, fjalë për fjalë përkthehet si "Doktor i Shkencave" ) është një gradë e lartë e studimeve të doktoraturës e cila mund të fitohet pas gradës akademike Kandidat i Shkencave (kjo e fundit në Rusi dhe shumë vende të tjera post-sovjetike konsiderohet si ekuivalente me PhD-të lëshuara në vendet në të cilat grada Ph.D. nuk është grada më e lartë akademike).

Historiku

Doktor nauk u prezantua në Rusi në vitin 1819, u shfuqizua në vitin 1917, dhe u ringjall në BRSS , në vitin 1934.[1] Ky sistem në përgjithësi ishte miratuar nga BRSS/Rusia dhe shumë shtete post-sovjetike. Një shkallë më e ulët ishte "Kandidat i Shkencave" (kandidat nauk), e cila është afërsisht ekuivalente me gradën e doktoraturës kërkimore në vende të tjera. Kjo për herë të parë u prezantua në BRSS më 13 janar, 1934, me vendim të Këshillit të Popullor të Komisarëve të BRSS).

Shih edhe

Referime

  1. Leitenberg, Milton and Raymond A. Zilinskas (2012), The Soviet Biological Weapons Program: A History, Cambridge, Massachusetts: Harvard University Press, 2012, Table 2.1.