Dorian Koçi

Dorian Koçi
Lindi14 maj 1976
Tepelenë, Shqipëri
ShtetësiaShqiptare
ArsimiUniversiteti i Kajros (BA); Instituti i Studimeve Evropiane (MA); Akademia e Studimeve Albanologjike (PhD)
ProfesioniHistorian, muzeolog, pedagog universitar
Njohur përHistori moderne, marrëdhënie ndërkombëtare, identitete kulturore, muzeologji

Dorian Koçi (lindur më 14 maj 1976) është historian, analist politik dhe pedagog universitar shqiptar. Ai është i njohur për kontributin e tij në fushën e historisë moderne të Shqipërisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, identiteteve kulturore dhe muzeologjisë.

Arsimimi

Koçi ka përfunduar studimet për Filologji Angleze në Universitetin e Kajros dhe më pas ka marrë titullin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci nga Instituti i Studimeve Evropiane në Tiranë. Në vitin 2017 mbrojti doktoratën në Shkencat Historike në Akademinë e Studimeve Albanologjike, me tezën Shqipëria në fillimet e Luftës së Ftohtë (1946–1953).

Karriera

Ai ka qenë ligjërues në disa universitete shqiptare, përfshirë Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Ka dhënë mësim në lëndët "Historia e Botës dhe Qytetërimeve" dhe "Historia dhe Kultura Shqiptare".

Nga viti 2017 deri në vitin 2023, Koçi ka qenë drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë. Në këtë periudhë, ai zbatoi një reformë të thellë në drejtimin e muzeut, duke promovuar ndërkombëtarizimin, edukimin kulturor dhe digjitalizimin e koleksioneve. Ai organizoi ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare si: Skënderbeu në Pulia, Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar dhe projekte si Dark Tourism – From Hell to Hell. Gjithashtu, nën drejtimin e tij, u zhvilluan programe edukative si Arkeologu i vogël dhe Muzeu im.

Ka qenë anëtar i bordeve ndërkombëtare si European Museum Academy, Këshilli Shkencor i Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe redaktor shkencor në disa botime.

Botime të zgjedhura

  • Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës (2014)
  • Ikonografia në Muzeun Historik Kombëtar (2021)
  • Historia e Sindikalizmit Shqiptar 1905–1961 (2022, bashkautor)
  • Pikëtakime historike, kulurore, identitare I,II.III (Fitues i çmimit "Olcinium" si libri më i mirë studimor
  • The Image of Albania and Albanians in England 1809–1939 (2019)
  • E majta (2020, bashkautor)

Aktiviteti ndërkombëtar

Koçi ka përfaqësuar Shqipërinë në konferenca shkencore në Francë, Hungari, Itali, Rumani, Greqi dhe Serbi. Ai është njohur për punën e tij mbi kujtesën historike, trashëgiminë kulturore dhe narrativat europiane mbi Ballkanin.

Shih edhe

  • Muzeu Historik Kombëtar
  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë