Driblimi

Driblimi është një veprim teknik në sportet me top, veçanërisht në basketboll, ku lojtari lëviz me topin duke e goditur vazhdimisht në tokë, me qëllim që të shmangë kundërshtarët dhe të ruajë zotërimin e topit.

Driblimi lejohet për sa kohë lojtari nuk e prek topin me të dyja duart njëkohësisht dhe nuk ndalon për ta rifilluar më pas. Ai përfundon kur lojtari ndalon driblimin dhe e merr topin me të dyja duart ose ndalon lëvizjen dhe e pason apo e gjuan drejt koshit.

Në rast se lojtari e humbet topin aksidentalisht dhe e zotëron sërish, kjo nuk konsiderohet driblim i ri. Gabimet si “double dribble” (dy driblime) ndëshkohen si shkelje rregullash.

Nuk jane driblime:

  • Perpjekje te njepasnjeshme per te shenuar.
  • Paaftesia me topin ne fillim dhe ne mbarim te driblimit.
  • Perpjekjet per te hyre ne kontroll te topit duke e goditur ate per ta larguar nga lojtaret e tjere.
  • Te prekurit e topit qe eshte ne kontroll te nje lojtari tjeter.
  • Bllokimi i nje pasi dhe rrembimi i topit
  • Kalimi i topit nga nje dore ne tjetren dhe mbajtja e tij para se te bjere ne toke, me kusht qe te mos beje shkeljen e ecjes.

Rregullat

Pas perfundimit te driblimit, lojtari nuk mund te dribloje per here te dyte, me perjashtim kur kjo ndodh, pasi te kete humbur kontrollin e topit ne loje per shkak te:

  • Nje gjuajtje per ne shporte.
  • Prekje te topit nga kundershtari.
  • Nje pasi ose paaftesi, ose topi preket nga nje lojtar tjeter.