Dritan Hila

Dritan Hila
Zëvendësministër i Mbrojtjes
Në detyrë
Shtator 2013  Mars 2015
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më(1966-08-28)gusht 28, 1966
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etRudina Xhunga
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniGazetar, publicist, diplomat

Dritan Hila (lindur më 28 gusht 1966) është gazetar, publicist dhe ish-diplomat shqiptar.

Jeta dhe arsimimi

Ka lindur në Tiranë më 28 gusht 1966.[1] Hila është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1989, në degën Sferë Qarkullimi. Pas diplomimit ka punuar si ekonomist në institucione shtetërore.

Karriera diplomatike

Në vitin 2000, iu bashkua trupës diplomatike shqiptare. Nga viti 2002 deri në 2004 shërbeu si konsull në Bari, ndërsa në periudhën 2005–2006 si konsull në Milano.[2]

Në vitin 2011, u largua nga shërbimi diplomatik pas mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me çështje të debatueshme si marrëveshja për shelfin detar me Greqinë, censusi i popullsisë dhe qëndrimi ndaj raportit të eurodeputetit Dick Marty. Pas largimit, nisi një proces gjyqësor ndaj institucionit, të cilin e fitoi.

Karriera në media

Që nga viti 2008, Hila ka qenë aktiv në median shqiptare si publicist dhe opinionist, duke trajtuar çështje të politikës së jashtme dhe aktualitetit. Ka kontribuar në gazetat Shqip, Gazeta Shqiptare, MAPO dhe Shekulli.

Ka qenë pjesë e paneleve televizive në Top Channel, News 24, Ora News dhe Scan. Ka drejtuar emisionin "Arena" në Ora News. Aktualisht është gazetar në platformën Dritare.net dhe opinionist në studio të ndryshme televizive.

Jeta personale

Dritan Hila është i martuar me gazetaren Rudina Xhunga.

Referime

  1. "Padi radhitur nga faqja online e Gjykatës së Apelit, Tiranë". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 27 shkurt 2018.
  2. "Jep dorëheqjen zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila. Arsyet personale". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-12-04.