Dy herë mat

Dy herë mat
Kopërtina e publikimit të filmit në DVD
RegjiaBujar Kapexhiu
SkenariBujar Kapexhiu
Në role kryesore
MuzikaAleksandër Lalo
Prodhuar nga
Kohëzgjatja80:34
ShtetiShqipëri
Gjuhashqipe

Dy herë mat është një film shqiptar komedi i prodhuar në vitin 1986 nga ish-kinostudio "Shqipëria e Re".[1][2]

Përmbajtja e filmit

"Dy herë mat" është një film komik, shumë i pëlqyer nga publiku, i drejtuar nga Bujar Kapexhiu, i cili ka luajtur një rol kryesor. Filmi është i mbushur me situata komike të papritura.

Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, si dhe shahist i njohur, arrin në një qytet të vogël bregdetar, ku është ftuar për të marrë pjesë në një simultane shahu. Por ajo që e shtyn më shumë të vijë në këtë qytet është dëshira e tij e fshehtë për të zbuluar të dhëna praktike dhe teknike lidhur me kultivimin e midhjeve. Gjatë një diskutimi, ai hedh poshtë mendimin e Sazanit, specialist dhe kultivues i midhjes. Vajza e Sazanit, e cila është gjithashtu një shahiste e talentuar, merr pjesë në ndeshjen e shahu. Ilo është i bindur se do ta përballojë lehtësisht ndeshjen me shahistët vendas, por në simultane humbet nga Rudina e vogël, e cila vendos një midhje si simbol të mbretëreshës. Ai pranon humbjen e dyfishtë, kur mësohet se ajo është vajza e kundërshtarit të tij, edhe në punë.

Interpretojnë

Shiko edhe

Referime

  1. Kapexhiu, Bujar, Dy herë mat (Comedy, Family) (në anglisht), Agim Bajko, Met Bega, Manjola Begolli, Albafilm-Tirana, marrë më 2025-01-10
  2. "DY HERË MAT". Radio Televizioni Shqiptar - RTSH. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 5 korrik 2026.