Dynym

Dynym ose Dylym (turqishtja osmane: دونم; turqisht: dönüm) ishte njësia osmane dhe shqiptare e sipërfaqes ekuivalente me stremma greke ose acre angleze, që përfaqësonte sasinë e tokës që mund të lërohej nga një ekip demash në një ditë. Përkufizimi ligjor ishte "dyzet hapa standarde në gjatësi dhe gjerësi",[1] por sipërfaqja e saj aktuale ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme nga vendi në vend, nga pak më shumë se 900 metra katrorë në Palestinën Osmane në rreth 2500 metra katrorë në Irak.[2][3]

Njësia është ende në përdorim në shumë zona të sunduara më parë nga osmanët, megjithëse dynymi i ri ose metrik është ripërcaktuar si saktësisht një dekar (1000 metra katrorë), që është 1/10 hektar (1/10 × 10,000 metra katrorë) si stremma mbretërore moderne greke.[3]

Referimet

  1. V.L. Ménage, Review of Speros Vryonis, Jr. The decline of medieval Hellenism in Asia Minor and the process of islamization from the eleventh through the fifteenth century, Berkeley, 1971; in Bulletin of the School of Oriental and African Studies (University of London) 36:3 (1973), pp. 659–661. at JSTOR (subscription required)
  2. Cowan, J. Milton; Arabic-English Dictionary, The Hans Wehr Dictionary of Modern Written Arabic (4th Edition, Spoken Languages Services, Inc.; 1994; p. 351)
  3. 1 2 Λεξικό της κοινής Νεοελληνικής (Dictionary of Modern Greek), Ινστιτούτο Νεοελληνικών Σπουδών, Θεσσαλονίκη, 1998. ISBN 960-231-085-5