E Diela Shqiptare
| E Diela Shqiptare | |
|---|---|
| Zhanri | Maratonë Zbavitëse |
| Krijuar nga | Ardit Gjebrea |
| Prezantuar nga | Ardit Gjebrea |
| Shteti | Shqipëri |
| Lëshimi | |
| Rrjeti origjinal | TV Klan |
| Formati i videos | 16:9 |
| Formati i audios | Stereo |
| First shown in | 21 shtator 2008 |
| Lidhje të jashtme | |
| E diela shqiptare në TV Klan | |
E Diela Shqiptare është një program televiziv i drejtuar dhe krijuar nga Ardit Gjebrea në TV Klan. Ai transmetohet nga ora 13:20 deri në orën 19:30 çdo të diel, dhe është tani për tani emisioni më i gjatë televiziv në tregun shqiptar.
Rubrikat
- Kam një mesazh për ty: një rubrikë me emocione dhe të papritura. Një takim i munguar, një peng, një kërkesë, një falje, dëshira për të bërë surprizën më të madhe të jetës “shemb” murin mes protagonistëve në program.[1]
- Telebingo Shqiptare: Lotari e përjavshme kombëtare me shorte direkt në studio dhe telefonata surprizë me shumë dhurata.
- Shihemi në gjyq: Dy palë dhe një ndërmjetës për zgjidhjen e një konflikti të caktuar që merr shkas nga çdo problematikë e jetës tonë të përditshme – nga Eni Çobani.[2]
- Kujdes shëndetin: Rubrika që sjell informacionet më të fundit mbi shëndetin.
- Gjenerata Alfa
- Kënga Magjike: Pjesëmarrësit e festivalit "Kënga Magjike 2024" prezantojnë këngët e tyre në program në pritje të kualifikimit te netët gjysmëfinale.
- Postfestival "Kënga Magjike": Rubrikë në program pas Këngës Magjike, në të cilën ftohen të gjithë artistët e kualifikuar në finalen e festivalit.
Lidhje të jashtme
Referime
- ↑ "Ka një mesazh për ty". TV Klan. Marrë më 2024-12-14.
- ↑ "Shihemi në gjyq". TV Klan. Marrë më 2024-12-14.