Edon Hasani

Edon Hasani
Informacioni personal
Emri i plotë Edon Hasani
Data e lindjes 9 janar 1992 (34 vjeç)
Vendi i lindjes Shkodër, Shqipëri
Gjatësia 1.81 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Tirana
Numri 16
Karriera me të rinjtë
2005–2009 Vllaznia
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2012 Vllaznia 36 (1)
2012–2014 Litex Lovech 9 (0)
2013 → Ceahlăul (huazim) 1 (0)
2014 → Poli Timișoara (huazim) 5 (0)
2014–2017 Kukësi 67 (5)
2017–2018 Vllaznia 14 (2)
2018 Sepahan 6 (0)
2018– Tirana 18 (7)
Karriera ndërkombëtare‡
2008–2009 Shqipëria U17 1 (0)
2009–2012 Shqipëria U19 7 (0)
2012–2013 Shqipëria U21 3 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 27 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 24 prill 2014

Edon Hasani (lindur më 9 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin shqiptar Tirana.

Karriera me klube

Vllaznia

Hasani zhvilloi paraqitjen e parë në sezonin 2009–10 për Vllazninë më 17 prill 2009 në një ndeshje kampionati ndaj Skënderbeut, duke luajtur në 15 minutat e fundit në vend të Ansi Nikës.[1]

Debutimi i tij në Evropë erdhi më 30 korrik 2011 në një ndeshje kualifikuese të UEFA Ligës së Evropës ndaj Birkirkarës; ai hyri në minutën e 88të të ndeshjes që u mbyll me fitoren 1–0 në shtëpi.[2] Ai luajti edhe pesë minuta në ndeshjen e kthimit, që pavarësisht se u mbyll në barazim 1–1, i siguroi Vllazninë kualifikimin në raundin tjetër.[3] Në raundin tjetër, kësaj rradhe ndaj klubit zviceran Thun, Hasani luajti në të dyja ndeshjet si zëvëndësues, por ekipi i tij u eliminua ngushtë me rezultatin e përgjithshëm 2–1.

Bullgaria dhe Rumania

Më 25 gusht 2012, Hasani u bashkua me klubin bullgar Litex Lovech që luante në ligën elitare të Bullgarisë. Pas 9 paraqitjesh me klubin e ri, në verën e vitit 2013, ai u bashkua me klubin rumun FC Ceahlăul në Liga I;[4] në aventurën e tij të shkurtër me Ceahlăul, Hasani zhvilloi vetëm një ndeshje, duke u paraqitur në 11 minutat e fundit të suksesit 3–0 ndaj Brașov.[5] Në janar 2014, Hasani ndërroi klub sërisht, por qëndroi në Rumani, ku firmosi me ACS Poli Timișoara, një tjetër klub i Liga I.

Kukësi

Hasani u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 2014 dhe firmosi një kontratë një-vjeçare me Kukësin; kontrata kishte mundësinë e rinovimin edhe për dy vite të tjera.[6] Ai debutoi më 25 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj ish ekipit të tij Vllaznia, duke luajtur 88 minuta në një fitore 2–1.[7] Në ndeshjen e rradhës ai bëri debutimin e tij në stadiumin Zeqir Ymeri, shtëpia e Kukësit, duke ndihmuar ekipin të mposhti ekipin e sapongjitur Elbasanin.[8]

Hasani shënoi golin e parë me verilindorët më 19 nëntor 2014 në triumfin 5–2 ndaj Pogradecit, e vlefshme për ndeshjen e vajtjes të raundit të dytë të kupës.[9] Ai e mbylli sezonin e parë në Kukës duke luajtur 26 ndeshje në kampionat, shumicën e tyre si titullar, si dhe 7 ndeshje në kupë; Kukësi u mposht në finalen e kupës dhe e përfundoi kampionatin në vendin e dytë. Në finalen e kupës ndaj Laçit më 29 maj 2015, e cila ishte ndeshja e fundit e sezonit, Hasani shënoi golin e barazimit të përkohëshëm (i dyti i tij në kupë) në humbjen përfundimtare 2–1 në stadiumin Qemal Stafa.[10]

Hasani zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Kategorinë Superiore më 5 mars 2017 në barazimin 1–1 ndaj Flamurtarit në Vlorë; ai luajti si titullar për 84 minuta.[11] Po në atë muaj, Hasani zyrtarizoi largimin nga klubi.[12] Ai ndërpreu kontratën pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.[13] Kukësi e përfundoi sezonin 2016–17 duke fituar kampionatin e parë në histori.[14]

Rikthimi në Shkodër

Më 29 korrik 2017, pas disa javëve negociata, Hasani zyrtarisht u rikthye në vendlindje duke firmosur një kontratë dy-vjeçare me Vllazninë.[15] Atij i'u dha fanella me numrin 10, dhe bëri debutimin e tij të dytë me klubin më 10 shtator, duke shënuar me portë bosh të dytin e fitores 2–0 ndaj klubit të sapongjitur Lushnja në ndeshjen hapëse të kampionatit.[16] Hasani la një Vllazni në vështirësi në dhjetor 2017 me qëllim për të luajtur jashtë shtetit, pasi mori një ofertë nga iranianët e Sepahanit.[17]

Sepahan

Më 17 dhjetor 2017, Hasani ndërroi kontinent për herë të parë për t'u bashkuar me Sepahanin në një marrëveshje 18-mujore.[17]

Tirana

Më 23 korrik 2018, Hasani u rikthye në Shqipëri duke firmosur me Tiranën në kontratë deri në qershor 2020.[18]

Karriera ndërkombëtare

Hasani bëri debutimin e tij me ekipin nën-19 në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-19 ndaj Italisë më 13 nëntor 2009; ai luajti 59 minuta para se t'i hapte rrugë Armando Vajushit me ndeshjen që u mbyll 5–0.[19] Ai luajti ndeshje të plota ndaj Republikës së Irlandës dhe San Marinos; Shqipëria dështoi të kualifikohej në raundin elite.[20][21]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 28 prill 2018[22][23]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Vllaznia 2007–08 Kategoria Superiore 4000——40
2008–09 102100—31
2009–10 202000—40
2010–11 27030——300
2011–12 71724[a]0—231
Gjithsej 41113340—594
Litex Lovech 2012–13 Liga e Parë 9000——90
Ceahlăul 2013–14 Liga I 1010——20
Poli Timișoara 2013–14 Liga I 5000——50
Kukësi 2014–15 Kategoria Superiore 26072——332
2015–16 225416[a]0—326
2016–17 19020001[b]0220
Gjithsej 6751336010878
Vllaznia 2017–18 Kategoria Superiore 14210——152
Sepahan 2017–18 Persian Gulf Pro League 6000——60
Tirana 2018–19 Kategoria Superiore 0000——00
Gjithsej karriera 14382861001018214
  1. 1 2 Të gjithë ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ↑ Ndeshje në Superkupën e Shqipërisë

Trofe

Kukësi[22]

Referime

  1. ↑ "Vllaznia Shkodër vs. Skënderbeu Korçë 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 17 prill 2010. Marrë më 27 shkurt 2016.
  2. ↑ "Birkirkara vs. Vllaznia" (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2011. Marrë më 27 shkurt 2016.
  3. ↑ "Vllaznia vs. Birkirkara" (në anglisht). UEFA. 7 korrik 2011. Marrë më 27 shkurt 2016.
  4. ↑ "Edon Hasani firmos me Çeahlaulin e Rumanisë". Gazeta Dita. 17 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 28 janar 2019.
  5. ↑ "Ceahlăul Piatra Neamț vs. Corona Braşov 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 korrik 2013. Marrë më 28 janar 2019.
  6. ↑ Jonuz Hallaçi (30 korrik 2014). "Kukësi firmos me Edon Hasanin, rinovon kontratën edhe Shameti". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
  7. ↑ Admir Uruçi (25 gusht 2014). "Kukësi zhyt Vllazninë, "pushton" Shkodrën. Raineri: Pas Teutës, do shihni ekipin tim". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
  8. ↑ Erjon Hamitaj (31 gusht 2014). "Kukësi është i pari, start me hap kampioni. Verdheblutë të pafuqishëm, pa asnjë pikë". Panorama Sport. Marrë më 27 shkurt 2016.
  9. ↑ "Kukësi vs. Pogradeci 5 – 2" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2014. Marrë më 27 shkurt 2016.
  10. ↑ "Laçi fiton Kupen e Shqiperise 2015". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 30 maj 2015. Marrë më 21 maj 2020.
  11. ↑ "Flamurtari Vlorë vs. Kukësi 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 5 mars 2017. Marrë më 5 mars 2017.
  12. ↑ "Zyrtare: Edon Hasani largohet nga Kukësi". Gazeta Tema. 29 mars 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  13. ↑ ""Nuk mban më ujë pilafi", Edon Hasani largohet nga Kukësi". Panorama Sport. 29 mars 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  14. ↑ "Kukësi, kampion për herë të parë në histori". SuperSport.al. 20 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2017. Marrë më 6 korrik 2017.
  15. ↑ "VLLAZNIA BËN GODITJEN E PARË.FIRMOS ME EDON HASANIN". Rozafa.tv. 29 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  16. ↑ Erald Kodheli (10 shtator 2017). "Vllaznia e nis me fitore përballë Lushnjes". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  17. 1 2 Erald Kodheli (19 dhjetor 2017). "EKSKLUZIVE/ Vllaznia tha se ishte i dëmtuar, Edon Hasani prezantohet te klubi i ri në Iran". Panorama Sport. Marrë më 19 dhjetor 2017.
  18. ↑ "Edon Hasani dy sezone bardheblu". kftirana.al. KF Tirana. 23 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2018. Marrë më 26 korrik 2018.
  19. ↑ "Italy U19 vs. Albania U19 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
  20. ↑ "Republic of Ireland U19 vs. Albania U19 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 15 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
  21. ↑ "Albania U19 vs. San Marino U19 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 nëntor 2009. Marrë më 27 shkurt 2016.
  22. 1 2 "Edon Hasani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 dhjetor 2017.
  23. ↑ "Edon Hasani". Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme