Eduard Sulstarova

Eduard Sulstarova (1934–2014) akademik shqiptar [1], një nga profesorët më të përkushtuar të Universitetit e të Akademisë së Shkencave, i cili jetën e tij ia kushtoi sizmologjisë[2].

Ai u shqua për kontributin e madh në ngritjen e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, të kuadrit dhe të shkencëtarëve të rinj; për drejtimin me sukses për vite me radhë të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave, si edhe për një veprimtari të gjerë botuese në fushën e shkencës.

Për veprimtari të gjatë frutdhënëse në fushën e shkencës [3], akademiku Eduard Sulstarova, është nderuar me titullin "Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës" nga Presidenti i Republikës.

Burimet

  1. ↑ https://akad.gov.al/akademik-eduard-sulstarova/
  2. ↑ https://www.qmksh.al/12-nentor-1934-lindi-prof-eduard-sulstarova-pedagog/
  3. ↑ https://rtsh.al/vepra-te-zgjedhura-ne-fushen-e-sizmiologjise-perurohet-vepra-e-akademikut-eduard-sulstarova/