Enchant

Enchant
Informata themelore
PrejardhjaShtetet e Bashkuara të Amerikës San Francisko, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara
ZhanretNeo-progressive rock
Symphonic rock
Progressive metal
Vitet aktive1989 - prezent
LabeliInsideOut Music
Anëtar/ëtBill Jenkins
Ed Platt
Doug Ott
Ted Leonard
Sean Flanegan
Anëtarët e kaluarMichael "Benignus" Geimer
Paul Craddick
Uebfaqjaenchantband.com

Enchant është një neo-progressive rock bend amerikan, i formuar në vitin 1989. Muzika e tyre karakterizohet nga tekstet dhe meloditë ambicioze si dhe nga eksperimentet me harmoni.

Historia

Origjina e Enchant daton qysh nga fundi i viteve 1980, por albumi i parë ju del në shitje vetëm kur Steve Rothery informohet për ekzistimin e këtij bendi. Ai ndihmon në prodhimnin e A Blueprint of the WorldAngli në vitin 1993, dhe gjithashtu ju bashkangjitet edhe si muzikant mysafir. Të drejtat për këtë debut album i kishte rezervuar më herët një kompani gjermane. Në të njëjtin vit turneja e parë në Evropë fillon. Albumi Wounded (1996) i ndihmon bendit për tërheqjen e shumë fansave të ri. Time Lost (1997) u lëshua për një turne me Dream Theater. Ky album kishte katër këngë të reja dhe material të palëshuar më parë. Break (1998) u promovua live në skenë me bendin Spock's Beard dhe më vonë me Marillion. Albumet Juggling 9 Or Dropping 10, Blink of an Eye, dhe Tug of War e përforcuan statusin e tyre si një bend unik dhe serioz. Këto albume gjithashtu ia hapin rrugën bendit për turnenë në Gjermani bashkë me Spock's Beard dhe California Guitar Trio. Live albumi i tyre Live At Last ka 2 CD-ja dhe 2 DVD-ja gjithashtu.

Anëtarët

  • Doug Ott - kitarë
  • Ted Leonard - vokal
  • Bill Jenkins - tastierë
  • Ed Platt - bas kitarë
  • Sean Flanegan - bateri

Diskografia

Studio albumet

  • 1995 - A Blueprint of the World
  • 1996 - Wounded
  • 1997 - Time Lost
  • 1998 - Break
  • 2000 - Juggling 9 Or Dropping 10
  • 2002 - Blink Of An Eye
  • 2003 - Tug of War
  • 2014 - The Great Divide

Live albumet

Lidhje të jashtme