Eric Adjetey Anang

Eric Adjetey Anang
portret i Eric Adjetey Anang, Teshie, Akra, 2009 (5°35′16″N 0°05′59″W / 5.587742°N 0.099610°W / 5.587742; -0.099610)
Lindi24 shtator 1985 (41 vjeç)
Teshie, Akra
Njihet përSkulpturë, dizajn, punues arkëmortesh
Faqja në internethttp://kanekwei.com

Eric Adjetey Anang (, lindur më 24 shtator 1985) është një skulptor ganian, i lindur në Teshie, Akra, Ganë, ku ende jeton dhe punon.

Biografia

Punishtja dhe disa arkivole të tij

Në vitin 2001, ai paraqiti teknikën e dizenjimit ganez të arkmortev në Muzeun Gidan Makama në Kano të Nigerisë, nën kujdesin e Aleancës Franceze në Kano të Nigerisë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 2005, ai mori menaxhimin e repartit të zdrukthtarisë së Kwei Kane,[1][2] i cili është themeluar nga Seth Kane Kwei,[3], gjyshi i tij, i cili shpiku dizajnin e arkivoleve në 50-ën.

Brenda tre-katër vjetësh, ai u bë një nga artistët kryesorë Ghanezë në dizenjimin e arkëmorteve, duke u bërë i njohur brenda dhe jashtë vendit.[4]

Në vitin 2009, Eric Adjetey Anang me krijimet e tij u shfaq në një reklamë televizive të pijes sportive Aquarius për Spanjën[5][6]

Ai ka bashkëpunuar me Kolegjin e Artit & Artizanatit të Oregonit, ku në 2009, u organizua një qëndrim dy mujor për Ligjëruesin Michael de Forest,[7] me Aleancën Franceze në Kano dhe Kumasi dhe me Muzeun Makama Gidan të Kanos (Nigeri).

Në janar 2010, Eric mori pjesë në projektin fotografik: Ju lutem, mos lëvizni! me fotografin francez Guy Hersant.[8][9]

Eric Adjetey Anang është përfshirë gjithashtu në punën kërkimore antropologjike në lidhje me njerëzit GA me Roberta Bonetti (Profesoreshë e asociuar në Filialin e Historisë së antropologjisë në Universitetin i Bolonjës),[10] si dhe në Akademinë Italiane për Studime të Avancuara, Universiteti i Kolumbias.[11]

Në moshën 24 vjeçe, Eric Adjetey Anang është vlerësuar si "një model për të rinjtë e Afrikës urbane" nga gazeta Franceze Le Monde Diplomatique.[12]

Ekspozitat

Punimet e tij gjendet në koleksionet publike dhe private në Evropë dhe Amerikë. Në gusht 2009, ai ishte një artist i ftuar në projektin "Bulevardi Amandla" në Antverpen (Belgjikë)[13][14]

Referime

  1. ↑ http://en.wikipedia.org/wiki/Kane_Kwei_Carpentry_Workshop
  2. ↑ http://fr.wikipedia.org/wiki/Atelier Kane Kwei
  3. ↑ Seth Kane Kwei
  4. ↑ "14/15 Lecture Series". acd-ocac.pnca.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2020. Marrë më 8 shtator 2025.
  5. ↑ Video Aquarius
  6. ↑ Storyboard Aquarius http://www.boardsmag.com/articles/magazine/20090601/aquarius.html Arkivuar 13 mars 2012 tek Wayback Machine
  7. ↑ Michael de Forest blog
  8. ↑ [undefined] Error: {{Lang-xx}}: pa tekst (help)
  9. ↑
  10. ↑ Roberta Bonetti
  11. ↑ "Columbia Conference". Columbia.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2010.
  12. ↑ Le Monde Diplomatique Cette annee la bonne gouvernance n'a pas de prix Fiers d’etre ghaneens
  13. ↑ Boulevard Amandla, Belgium
  14. ↑ Boulevard Amandla on a Blogspot

Lidhje të jashtme

"Coffin Life – Wisconsin Life". pbs.org (në anglisht).