Erion Braçe
Erion Braçe | |
|---|---|
| Zëvendëskryeministri i Shqipërisë | |
| Në detyrë 17 janar 2019 – në 18 shtator 2022 | |
| Paraprirë nga | Senida Mesi |
| Pasuar nga | Arben Ahmetaj |
| Deputet në Parlamentin e Shqipërisë | |
| Në detyrë 26 maj 1996 – Prezent | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 2 prill 1972 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
| Nënshtetësia | shqiptar |
| Partia politike | PS |
Erion Braçe (lindur më 2 prill 1972) është deputet i PS-së, i cili ka shërbyer më herët si zv.kryeministër i Shqipërisë, mandatin e dytë të qeverisë Rama.
Biografia
Edukimi
Ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, tek Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë.
Veprimtaria profesionale
Braçe punoi si gazetar në gazetën Zëri i Popullit midis viteve 1993-1997 dhe shërbeu si Kryeredaktor i gazetës nga 1998–2007.[1]
Veprimtaria politike
Në 1994, Braçe u bë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Midis 1997-2001 ai ishte anëtar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Privatizim. Ai është zgjedhur si anëtar i Kuvendit shqiptar për gjashtë legjislatura dhe më parë ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa. Ai u emërua Zëvendëskryeministër më 28 dhjetor 2018[2] dhe u konfirmua me një dekret presidencial në 4 janar 2019.
Referime
- ↑ "Erion Braçe". www.ps.al. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2020. Marrë më 2019-08-31.
- ↑ Telegraf, Gazeta (2018-12-28). "Erion Braçe zv/kryeministër/ Të gjithë ministrat që ikin dhe emrat e rinj". Gazeta Telegraf. Marrë më 2019-08-31.