Ernest Zymberi
Ernest Zymberi | |
|---|---|
| Lindi | Gjilan, Kosovë 31 mars 1985 (41 vjeç) |
| Kombësia | Kosovar |
| Televizioni |
|
| Bashkëshorti/ja |
Lena Zymberi (m. 2017) |
| Fëmijë | 2 |
Ernest Zymberi (lindur më 31 mars 1985) është një aktor dhe producent kosovar. Ai shquhet për karrierën e tij të bujshme në teatër, film dhe televizion. Në ekran, njihet më së miri për rolin e Llukman Abdylit në O sa mirë, dhe si producent dhe aktor i serialit Sha je be tu folën.[1][2]
Jeta dhe karriera
Ernest Zymberi lindi më 31 mars 1985 në Gjilan, Kosovë. Babai i tij është aktori i teatrit Naser Zymberi.[3] Ai vjen prej një familje artistësh. Në Gjilan përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin. Ai studioi prej 2004 deri 2007 në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dega e Artit Dramatik, drejtimi Aktrim. Prej 2010 deri 2013 ai përfundoi edhe masterin në të njëjtin fakultet.
Filmografia
Ernesti ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, seriale dhe filma, dhe gjithashtu ka prodhuar projekte filmike, televizive dhe teatrale. Ai është pjesë e trupës rezidente të Teatrit të qytetit në Gjilan.[4]
Teatri
- Kumbara – Teatri/Gjilan (2005) – Kumbara, Regjisor: Erson Zymberi
- Ëndrra e një nate vere – Teatri Oda (2006) – Nik Fundi, Regjisor: Agon Myftari
- Gjithçka 1.5 – Oda (2007) – Polici, Regjisor: Erson Zymberi
- Identicult – Artpolis (2007) – Kosovari, Regjisor: Zana Hoxha
- Kopshti me dallëndyshe – DODONA (2007) – Cico, Regjisor: Fatmir Hyseni
- Ditelindja – Teatri/Gjilan (2008) – Dragan, Regjisor: Agim Selimi
- Orkestra e Titanikut – Teatri/Gjilan (2008) – Meto, Regjisor: Ben Apolloni
- Sex, rrena dhe pata të egra – Teatri/Gjilan (2008) – Sandy, Regjisor: Erson Zymberi
- Sakati nga Inishmani – Teatri/Gjilan (2010) – Billy Claven, Regjisor: Ilir Bokshi
- Un Ispektori – Teatri/Gjilan (2011) – Robçinski, Regjisor: Fatos Berisha
- Vdekja aksidentale e një Anarkisti – Teatri/Gjilan (2011) – Anarkisti, Regjisor: Erson Zymberi
- Ufo – Teatri/Gjilan (2015) – Alieni, Regjisor: Erson Zymberi
- BarkTupani – ODA (2015) – Johny Rourke, Regjisor: Lirak Çelaj
- Ne det – Teatri Kombëtar (2016) – Mesi, Regjisor: Bashkim Ramadani
- Ana dhe Zefi – Teatri Kombëtar (2018) – Zefi, Regjisor: Erson Zymberi
- Tartufi – Teatri/Gjilan (2023) – Orgoni, Regjisor: Qendrim Rijani
- Togeri nga Inishmori – Teatri/Gjilan (2024) – Dave, Regjisor: Shkelzen Berisha
Film dhe televizion
- Windows XP – Nine Eleven – Jetoni, Regjisor: Ujkan Hysaj
- Për Ata – Nine Eleven – Bekimi, Regjisor: Burim Baftiu
- Kosova-o – Klan Kosova – Merxhani, Regjisor: Arben Kastrati
- Ama Dorën – PrishtinaFilm – Lido, Regjisor: Ismet Sijarina
- Ndërmjet kufijve – No Budget Production – Dritan Kufitari, Regjisor: Arben Kastrati
- O sa mirë – Digitalb – Llukman Avdyli, Regjisor: Ilir Bokshi
Reklama
- Ipko – Kooperativa, Regjisor: Yll Çitaku
- Uji DEA – B2, Regjisor: Burim Baftiu
- Vala – B2, Regjisor: Bardh Uka
- Interex – Regjisor: Genc Berisha
- Elektro In – Regjisor: Erson Zymberi
- Migros – Regjisor: Erson Zymberi
- ARKATANA – Regjisor: Burim Baftiu
Jeta personale
Zymberi ka një familje me bashkëshorten e tij Lena, me të cilën u martua në 2017.[5] Ai është prind i dy fëmijëve.[6][7]
Lidhje të jashtme
- Ernest Zymberi tek IMDb
Referime
- ↑ Elshani, Nol (10 janar 2019). "Ernest Zymberi: Si arrita në "O Sa Mirë" për tu bërë një personazh i dashur për shikuesit". Telegrafi.com. Marrë më 21 janar 2026.
- ↑ ""Sha je be tu folën" - ekskluzivisht në KTV". KOHA.net. 29 nëntor 2020. Marrë më 22 janar 2026.
- ↑ mediafokus (2023-09-15). "Pensionohet doajeni i artit skenik në Gjilan, Naser Zymberi". Mediafokus. Marrë më 2026-01-22.
- ↑ "konflikti i interesit ne ts". Kallxo. 17 tetor 2018. Marrë më 22 janar 2026.
Sa i përket aktorit, Ernest Zymberi, ai ka qenë i punësuar në Teatrin e Gjilanit, si pjese e ansamblit te aktoreve, para afro 10 viteve, ndërsa si aktor ne ketë teatër ne shfaqjet e tij ka luajtur para afro 15 viteve
- ↑ Elshani, Nol (30 korrik 2017). "Ernest Zymberi zbardh disa detaje të dasmës". Telegrafi.com. Marrë më 22 janar 2026.
- ↑ "Ish-aktori i "O sa mirë", Ernest Zymberi bëhet baba për herë të dytë". Ekonomia Online. 17 qershor 2021. Marrë më 22 janar 2026.
- ↑ "Ernest Zymberi për ditëlindje merr urimin e veçantë nga gruaja". Revista Kosovarja. 1 prill 2023. Marrë më 22 janar 2026.