FRESSH

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH) është organizata rinore e lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë. I themeluar më 15 janar 1992, FRESSH ka synuar të angazhojë të rinjtë në jetën publike, të promovojë vlerat e socialdemokracisë dhe të krijojë hapësira për zhvillim politik, shoqëror dhe profesional të anëtarëve të tij.[1]

Historia

FRESSH-i u krijua në fillim të viteve ’90 gjatë periudhës së tranzicionit politik në Shqipëri. Organizata lindi nga një grup studentësh dhe të rinjsh të majtë, të cilët synonin të ndërtonin një forum modern rinor në përputhje me parimet evropiane të socialdemokracisë.

Në vitet e para, FRESSH-i u konsiderua si një nga organizatat e para rinore politike të strukturuara në vend, duke krijuar degë lokale dhe rrjete aktivistësh në të gjithë Shqipërinë

Gjatë viteve 1990–2000, FRESSH pati një rol të rëndësishëm në formimin e disa figurave të njohura politike të së majtës. Ish-drejtues të FRESSH kanë qenë Pandeli Majko dhe Ilir Meta, të cilët më vonë morën pozita të rëndësishme në jetën politike shqiptare. Organizata ka kaluar periudha aktivitete të larta, por edhe faza riorganizimi dhe dobësimi të strukturave, siç e raportojnë burime të ndryshme mediatike dhe akademike.

Në vitet e fundit, janë bërë përpjekje për modernizimin e forumit, digjitalizimin e komunikimit dhe rritjen e angazhimit të rinisë përmes projekteve lokale dhe bashkëpunimeve me organizata evropiane.

Ideologjia dhe misioni

Si forum rinor i së majtës, FRESSH mbështet vlerat e:

  • socialdemokracisë,
  • solidaritetit shoqëror,
  • përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje,
  • edukimit politik dhe qytetar,
  • zhvillimit të politikave të të rinjve.

Që prej themelimit, organizata ka funksionuar si urë lidhëse mes të rinjve dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke synuar t’i pajisë ata me aftësi organizative, angazhim politik dhe përvojë në aktivitetet publike.

Referime

  1. Marini, Maela (15 janar 2025). "33-vjetori i FRESSH, Balla: Organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri".