Faton Toski

Faton Toski
Toski në vitin 2008 me Eintracht Frankfurt
Informacioni personal
Emri i plotë Faton Toski
Data e lindjes 17 shkurt 1987 (39 vjeç)
Vendi i lindjes Gjilan, Kosovë
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera me të rinjtë
1993–1994 TuS Makkabi Frankfurt
1994–2006 Eintracht Frankfurt
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2010 Eintracht Frankfurt II 41 (5)
2006–2010 Eintracht Frankfurt 27 (3)
2010–2013 VfL Bochum 41 (3)
2012 VfL Bochum II 2 (0)
2014–2015 FSV Frankfurt 17 (1)
2016 Laçi 10 (1)
2017 Perak 10 (1)
Gjithsej 148 (14)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006 Gjermania U19 5 (1)
2014 Kosova 3 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Faton Toski (* 17. shkurt 1987 në Gjilan) është futbollist shqiptaro-gjerman. Për momentin luan për ekipin e VfL Bochum, mban fanellën me numër 32 dhe luan në pozita të ndryshme në mesfushë. Ai poashtu Ka mbrojtur ngjyrat e kombëtares gjermane për grupmoshat deri në 19 vjeç.

Biografia

Lojtari në shpinë mban numrin 20 ka lindur më 17 shkurt 1987 në Gjilan. Si fëmijë ka ardhur së bashku me familjen e tij në Gjermani dhe iu është bashkëngjitur lojtarëve të rinj të ekipit të ligës së parë Eintracht Frankfurt. I shtyrë nga trajneri gjerman i ekipit të të rinjve U-19, Horst Hrubesch, Toski më 2005 ka marrë shtetësinë gjermane, për të garuar kështu për kombëtaren e të rinjve. Pas pesë ndeshjeve për njëmbëdhjetëshin U-19, më 12 maj 2007 ai ka debutuar si mesfushor i majtë për Eintracht-in kundër Werder Bremen. Gjatë kësaj sezone Faton Toski ka luajtur dhjetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola dhe 2 asistime. Duke iu falënderuar mënyrës korrekte të lojës së tij ai gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë vetëm një karton të verdhë. Arritjet e lojtarit të ri ia kanë tërhequr vëmendjen edhe trajnerit të kombëtares shqiptare Otto Bariq. Mirëpo Toski't nuk i është lejuar nga FIFA të luaj për kombëtaren shqiptare. Gjatë pushimit të vitit 2007 në Kosovë Fatoni ka kuptuar se fillimisht mbiemri i familjes së tij ka qenë „Toska”. Dhe pa u hamendur vendosi ta vazhdojë traditën e vjetër. Kështu ai pritet të bart fanelën e Eintracht-it ku mbi numrin 32 do të qëndrojë mbiemri „Toska” dhe kështu ndoshta do t`i gëzojë shikuesit herë pas here prapë me gola.

Emri

Fatoni është në proces të përmirësimit të emrin të tij në "Toska". Poashtu, trajneri i kombëtarës së Shqipërisë në futboll, ka shprehur interesim për Fatonin, dhe ai pritet së shpejti të pajiset me pasaportë shqiptare.

Shiko edhe këtë