Federata Shqiptare e Shahut
Federata Shqiptare e Shahut është struktura më e lartë e organizimit të klubeve të shahut në Shqipëri.
Federata Shqiptare e Shahut ose shkurt F.SH.SH. është themeluar më 1933. Në federatën ndërkombëtare të Shahut FIDE është anëtarësuar më 1952 ndërsa në Unionin e Federatave Evropiane ECU. Presidenti i F.SH.SH. është Erald Dervishi.
| Historiku |
| Ne fillimet e shekullit 19 , loja e shahut mberriti edhe ne Shqiperi nepermjet tregtareve te asaj kohe.Natyrisht qe ishte prone e atyre familjeve, dhe luhej vetem ne tryeza familjare,jo ne ambiente publike.Gradualisht filloi te dukej dhe jashte mureve te shtepive,per tu luajtur dhe ne kafenete e asaje kohe.
Nder lojtaret e pare qe i del 'emri' ne vitet 1910 te ishte Abdulla Tirana nga Elbasani.Ky zotni lojen e shahut e kishte mesuar ne 'Haxhillek' te Persise.Nje dite te vitit 1913,Abdulla Tirana nxori nga shtepia,takemin e tije Shahistik, dhe e vendosi tek Kafene 'shkumbini' te porta e kalase ne Elbasan.Reth ketij lojtari i cili luante mjafte mire per kohen,u mblodhen shum idhtare e dashamires te lojes sa te bukur e te 'cuditeshme' te shahut.Hapja e tij ishte pothuaj standarte kur luante me te bardhet: shtynte dy kuti ushtarin para mbretit dhe para mbretereshes.Kjo menyre loje u perhap shume ne Elbasan dhe jo vetem atje. Duhej te vinin vitet 30 qe shahu te perhapej si loje kafeneshe,ne shume qytete te vendit,dhe ne disa 'internate' te qyteteve kryesore.Sidoqofte numri i lojtareve mbetej i kufizuar dhe menyrat e lojrave ishin te thjeshta e 'empirike'. Ne vitin 1933 pati perpjekje per ta bere me te njohur lojen e shahut.Ne Janar te atij viti 'Federata Sportive' qe varej nga enti kombetar 'Djelmenia Shqiptare',u beri ftese gjithe amatorve te kesaj loje 'magjike'(sipas shtypit te kohes) per te mare pjese 'ne te parin kampionat te Shqiperise' qe do te zhvillohej ne Tirane,kundrejte nje takse prej 5 Frangash ari. Federata per kete qellim ju dergone te gjitha 'shoqerive sportive krahinore' gjithe udhezimet e duhura per zhvillimin e ketije aktiviteti. Fteses per te mare pjese ju pergjigjen vetem 8 shahist me banim ne Tirane si: Muhamet Vokshi,Muhanet Hoxha.Eqerem Stermasi,Petro Martini,Ahmet Gashi,Xhafer Caushi si dhe dy te huaj (nje Gjerman dhe nje Austriak). Numri i kufizuar i pjesemaresve rjedh jo vetem per faktin se taksa ishte e larte,por dhe si rjedhoje e shpenzimeve vetiake qe duhej te benin lojtaret per ditet qe duhej te qendronin ne Tirane per kete kampionat. Nga data 06 Mars der me dt.15 Mars 1933,ne ndertesen e Tenis-Klubit zhvillohet Kampionati i pare Kombetar i Shahut.Gara u zhvillua me sistem 'rethi' me nga nje takim. Interesi per kete kampionat ishte i jashtezakonshem(sipas shtypit te kohes).Pasqyrimi i tij ne gazetat e kryeqytetit si 'Besa' – 'Vatra' pasohet dhe nga 'Gazeta e Korces' si dhe 'Gazeta Shqiptare' qe botohej ne Bari te Italise.Mbas nje lufte te ashper sportive, vendin e pare ne kete Kampionat e zuri shahisti Xhafer Caushi,i cili laurohet dhe me diplomen e Federates sportive,te nenshkruar nga Kryetari i saj Z.Anton Mazreku.Pervec diplomes,fituesit ju dha dhe nje cmim i posatshem: nje tryeze te punuar ne menyre artistike me katroret e fushes se shahut persiper,nje 'takem' guresh te punuar po ne menyre artistike nga mjeshtri i drurit dhe dashamiresi i shahut Angjelin Kurti,si dhe dy karige.Sot ky komplet Shahistik,gjendet ne muzeun e kultures popullore te Shkodres. Kampioni i fitoi te gjitha lojrat.Stili i tij ishte agresiv,i gjalle dhe i pasur me goditje te mprehta taktike.Ne vendin e dyte u rendit Petro Martini me 5 pike,mbas s`kualifikimit te shahistit Gjerman i cili u largua ne perfundim te gares.Ne kete kampionat te pare,niveli i lojrave nuk i kaloi caqet e lojrave praktike, me perjashtim te lojrave te Xhafer Caushit,e sidomos ne ndeshjen qe luajti me te bardhat kunder shahistit Gjerman,e cila paraqiti dhe nivel teorik,duke u mbyllur me nje finale te shkelqyer dhe mesimdhenese.Kesaje fitoreje ju be shume jehone nga shtypi i kohes,duke e cilesuar si nje 'loje mjafte interesante,dhe nje sukses te vecante per fituesin e saje'. Duhet theksuar se ky kampionat ishte nder kampionatet e para te organizuara nga Federata Sportive,krahas Futbollit,Atletikes e Ciklizmit. Po japim lojen e Kampionit XH.Caushi (me te bardhat) kunder shahistit Gjerman:
Kampionati i pare kombetar me gjithe se pati pjesemarje te vogel,per shkaqet qe permendem me lart,pati nje jehone te madhe net e gjitha qytetet e Shqiperise te asaj kohe,si dhe ne te gjitha shtresat e popullsise.Interesimi per kete loje 'magjike' po shtohej cdo dite.Kishte kerkesa te te gjitha llojeve sidomos nga tregtaret dhe intelektualet,per tu organizuar dhe per te patur me shume aktivitete.Per rjedhoje te ketij popullariteti dhe te ketyre kerkesave,linden premisat qe shahu te kishte nje federate te tijen,per te qene me e manovrueshme ne perhapjen dhe zhvillimin e kesaj loje,qe tashme po behej me popullore. Keshtu,ne dt.14 Maj te vitit 1933 krijohet Federata e shahut me emertimin fillestar 'Bashkimi i shahisteve Shqiptar' me qender ne Tirane.Kjo federate apo bashkim u krijua duke u mbeshtetur ne tre 'boshte': 1.Akti i themelimit 2.Zgjedhja e kryesise dhe kryetarit 3.Hartimi i Statutit dhe Regulloreve te funksionimit Me kete baze ligjore, qe u sanksionua nepermjet gjykates se shkalles se pare te Tiranes, me 12 Qershor te vitit 1933,per tu kthyer ne person juridik,mori jete dhe nisi nga funksionimi Federata Shqiptare e Shahut ose 'Bashkimi i shahisteve Shqiptare' sic quhej ne ate kohe. ORGANET DREJTUESE u zgjoghen me shumice votash nga (mbledhja e pergjitheshme e themeluesve).Kandidatet erdhen te zgjedhur po me shumice votash,nga mbledhiet e themeluesve ne qytetet e tyre.Per te drejtuar shoqaten u vendos po me shumice votash si me poshte: a) Kryetari i nderit b)Kryetari i federates c)Tre antar d)Sekretar / Arketar. SHAHISTET qe jane aktivizuar dhe dalluar me teper ne periudhen 1933 – 1939 kane qene:
|