Feja në Lituani
Sipas regjistrimit lituanez të vitit 2021, feja mbizotëruese në Lituani është krishterimi, ku pjesa më e madhe i takon Kishës Katolike (rreth 74% e popullsisë). Ka grupe më të vogla të krishterësh ortodoksë, luteranë ungjillorë, anëtarë të kishave të reformuara, protestantë të tjerë, hebrenj dhe myslimanë, si dhe njerëz të feve të tjera.
Feja në Lituani
- Katolik (74.2%)
- Ortodoks (4.40%)
- Luteranizmi (0.56%)
- Krishterë të tjerë (0.27%)
- Të pafe (6.10%)
- Të tjerë (0.70%)
- Të padeklaruarë (13.7%)

Sipas Sondazhit të Eurobarometrit të vitit 2010, 47% e qytetarëve lituanez u përgjigjën se "ata besojnë se ekziston një Zot", 37% u përgjigjën se "ata besojnë se ka një lloj shpirti ose forcë jete" dhe 12% thanë se " ata nuk besojnë se ka ndonjë lloj shpirti, zot ose forcë jete".