Festivali i 1-rë i Filmit Shqiptar

Festivali i 1-rë i Filmit Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 5 - 11 prill 1976.

Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I PARË I FILMIT ARTISTIK, DOKUMENTAR E TË ANIMUAR SHQIPTAR.

Ky festival u organizua me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë. Në këtë festival konkurruan 7 filma artistikë, 17 filma dokumentarë dhe 2 filma të animuar. Festivali u organizua në kinema "Partizani" dhe në sallën "Dea" në Pallatin e Kulturës, Tiranë.

Festivali i 1-rë i filmit shqiptar u organizua jo vetëm si një nga format klasike të njohjes së filmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, por edhe si domosdoshmëri e kohës për shkak të shtimit të prodhimit të filmave si dhe e nevojës së vlerësimit estetik të artit të kinemasë në Shqipëri. Nga katër filma artistikë që prodhoheshin në 1970, u arrit në njëmbëdhjetë filma në vit për 1976-ën, nga të cilët njëri ishte prodhim i Televizionit Shqiptar. Festivali i 1-rë promovoi edhe filmin e animuar, ndërkohë që filmi dokumentar kapte shifrën e rreth 25 filmave të mirëfilltë në vit.[2]

Data: 5-11 prill
Viti: 1976
Vendi: Tiranë
Artistikë 7
Dokumentarë 17
Të animuar 2
  • Kinema "Partizani"

Filmat konkurrues në festival

Filmat artistikë në konkurrim:

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1 Rrugicat që kërkonin diell (2 seri) Saimir Kumbaro & Rikard Ljarja 1975
2 Lumë drite Ismail Zhabjaku 1975
3 Në fillim të verës Gëzim Erebara 1975
4 Kur hiqen maskat Dhimitër Anagnosti 1975
5 Beni ecën vetë Xhanfise Keko 1975
6 Udhëtim në pranverë Qerim Mata 1975
7 Çifti i lumtur Piro Milkani 1975

Filmat dokumentarë në konkurrim:

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1 Roje vigjilente Kristo Jorgji 1975
2 Fierza ushton Kolec Traboini 1975
3 Bakri ynë Shkëlzen Shala 1975
4 Derri, fabrikë mishi Ilo Pando 1975
5 Vatër dijesh, vatër lirie Vitori Çeli 1975
6 Flora shqiptare Ilo Pando 1976
7 Njerëzit e dritës Esat Ibro 1975
8 Brigada Kristo Jorgji 1974
9 Pranë jetës, pranë njerëzve Petrit Llanaj 1975
10 Arti shqiptar në shekuj Viktor Gjika 1974
11 Qilimat tanë Adriana Elini 1975
12 Në gjurmë të një tradite Fehmi Hoshafi 1975
13 Gëzim në sytë e nënës Endri Keko 1975
14 Mjekja e fshatit Marianthi Xhako 1975
15 Asdreni, poet i lulëkuqes dhe vegjëlisë Vitori Çeli 1976
16 Shtegëtim montatori Marianthi Xhako 1975
17 Për popullin, me popullin Xhanfise Keko 1975

Filmat e animuar në konkurrim:

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1 Vajza me pata Esat Musliu 1975
2 Zana dhe Miri Vlash Droboniku 1975

Fituesit dhe çmime të tjera

Filmi artistik - çmimet:

Kupa e Festivalit të 1-rë:
Filmi artistik më i mirë:
Titulli: Autorët (skenari & regjia):
Në fillim të verës Peçi Dado; Gëzim Erebara
Beni ecën vetë Kiço Blushi; Xhanfise Keko
Aktori më i mirë:
Emri: Roli Filmi:
Sandër Prosi Jaho Labi (xha Jaho) Në fillim të verës
Çmim i veçantë për aktorët:
Emri: Roli: Filmi:
Elida Cangonji Vera Në fillim të verës
Astrit Çerma Shpëtimi Në fillim të verës
Lazër Filipi Shaqo Bregu Në fillim të verës
Demir Hyskja Halimi Rrugicat që kërkonin diell
Ndrek Luca z. Gani Rrugicat që kërkonin diell
Pandi Raidhi Jorgo Rrugicat që kërkonin diell
Mevlan Shanaj Nebiu Rrugicat që kërkonin diell
Tinka Kurti Nëna Çifti i lumtur
Bep Shiroka Babai fanatik Çifti i lumtur
Çmim për komponentë të veçantë të filmit artistik:
Emri: Çmim për: Filmi:
Saimir Kumbaro & Rikard Ljarja regji Rrugicat që kërkonin diell
Ilia Terpini operator Rrugicat që kërkonin diell
Petraq Lubonja operator Lumë drite
Limos Dizdari muzikë filmi Beni ecën vetë
Astrit Tota piktor Në fillim të verës
Xhevat Behri operator zëri Rrugicat që kërkonin diell
Marika Vila montazh Rrugicat që kërkonin diell

Filmi dokumentar - çmimet:

Kupa e Festivalit të 1-rë:
Filmi dokumentar më i mirë:
Titulli: Autorët (skenari & regjia):
Asdreni, poet i lulëkuqes dhe vegjëlisë Kolec Traboini; Vitori Çeli
Çmim për komponentë të veçantë të filmit dokumentar:
Emri: Çmim për: Filmi:
Viktor Gjika regji Arti shqiptar në shekuj
Nexhati Tafa skenar Arti shqiptar në shekuj
Kristo Jorgji regji Brigada
Neshat Tozaj skenar Për popullin, me popullin
Agim Fortuzi operator Qilimat tanë; Shtegëtim montatori

Filmi i animuar - çmimet:

Çmim për komponentë të veçantë të filmit animuar:
Emri: Çmim për: Filmi:
Esat Musliu regji Vajza me pata
Astrit Bishqemi skenar Vajza me pata
Alfons Balliçi muzikë filmi Vajza me pata
Vlash Droboniku regji Zana dhe Miri
Tomi Vaso operator Zana dhe Miri
Limos Dizdari muzikë filmi Zana dhe Miri

Shiko edhe

Festivali i Filmit Shqiptar

Referime

  1. ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 863–864. ISBN 978-9928-940-44-5.
  2. ↑ Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi teatri & kinematografia shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 132. ISBN 9789994314560.