Filipi V i Maqedonisë
.jpg)
Filipi V (greqisht: Φίλιππος, i romanizuar: Philippos; 238 p.e.s. – 179 p.e.s.) ishte mbret i mbretërisë së lashtë greke të Maqedonisë nga viti 221 deri në vitin 179 p.e.s. Mbretërimi i Filipit u shënua kryesisht nga Lufta Sociale në Greqi (220-217 p.e.s.) dhe një luftë me fuqinë në zhvillim të Republikës Romake. Ai do të udhëhiqte Maqedoninë kundër Romës në Luftën e Parë (212-205 p.e.s.) dhe të Dytë (200-196 p.e.s.). Ndërsa humbi të dytën, Filipi më vonë bëri aleancë me Romën kundër Antiokut III në Luftën Romake-Seleukase. Ai vdiq në vitin 179 p.e.s. nga një sëmundje pas përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen ushtarake dhe ekonomike të Maqedonisë dhe ia kaloi fronin djalit të tij të madh, Perseut të Maqedonisë.