Florian Myrtaj
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 15 shtator 1976 (49 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Vlorë, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
| Pozicioni(et) | Sulmues | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1994–1995 | Modena | 1 | (0) |
| 1995–1997 | Sassuolo | 51 | (7) |
| 1997–1999 | Reggiolo | 64 | (23) |
| 1999–2000 | Alzano Virescit | 1 | (0) |
| 1999–2000 | → Teramo (Huazim) | 27 | (6) |
| 2000–2002 | Teramo | 53 | (41) |
| 2002–2003 | Cesena | 28 | (12) |
| 2003–2005 | Verona | 45 | (13) |
| 2005–2006 | Catanzaro | 26 | (4) |
| 2006 | Perugia | 15 | (0) |
| 2006–2007 | Teramo | 33 | (8) |
| 2007–2008 | Arezzo | 18 | (6) |
| 2008–2010 | Sorrento | 41 | (14) |
| Gjithsej | 403 | (134) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 2002–2006 | Shqipëria | 25 | (3) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Florian Myrtaj (lindur më 15 shtator 1970, Vlorë) është një ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur si sulmues me skuadra të ndryshme italiane.
Myrtaj, i cili shkoi në Itali që në moshën 13 vjeçare, pasi u ble nga sistemi i të rinjëve të Modenës, është gjithashtu një shtetas italian.
Karriera me klube
Myrtaj arriti kulmin e karrierës gjatë kohës së tij te Verona, në ato kohë në Serie B, ku ai shpenzoi dy sezone dhe shënoi 13 gola.
Përpara se të bashkohej me Veronën ai u ble nga Parma në vitin 2002 dhe u shit te Cesena në formë e bashkpronsisë sëbashku me italianin Christian Terlizzi. Në qershor 2003, Parma e bleu sërisht atë dhe e shiti te Verona.[1] Pasi u largua nga Verona në vitin 2005, ai kaloi një periudhë jo-impresionuese te Catanzaro, sërisht në Serie B, përpara se të rikthehej në ligën e tretë italiane dhe të luante me një numër skuadrash, përfshirë dhe një rikthim të dështuar te Teramo; në shtator 2008, ai u bashkua me Sorrento nga Arezzo, duke shpenzuar dy sezone atje.
Karriera ndërkombëtare
Myrtaj ka qënë lojtar i kombëtares shqiptare ku ka shënuar tre herë në 25 paraqitje.[2]
Statistikat me kombëtaren
| Kombëtarja shqiptare | ||
|---|---|---|
| Viti | Ndeshje | Gola |
| 2002 | 6 | 0 |
| 2003 | 6 | 2 |
| 2004 | 6 | 0 |
| 2005 | 6 | 1 |
| 2006 | 1 | 0 |
| Total | 25 | 3 |
Pas tërheqjes
Pas tërheqjes nga futbolli, Myrtaj punoi si vëzhgues talentësh për Modenën nga korriku i 2013-tës e deri në shkurt të 2014-tës.
Referime
- ↑ "Calciomercato, altro colpo dell'Hellas: Arriva in Gialloblu anche Florian Myrtaj" (në italisht). Hellas Verona F.C. 11 korrik 2003. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 29 tetor 2010.
- ↑ "Florian Myrtaj". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 7 tetor 2015.
Lidhje të jashtme
- Florian Myrtaj te National-Football-Teams.com
- Stampa:It Faqja e Hellastory.net te Florian Myrtaj
- Paraqitjet me kombëtaren shqiptare