Forca e Re Demokratike
Forca e Re Demokratike Nova Demokratska Snaga | |
|---|---|
| Shkurtesa | FORCA |
| Kryetar | Genci Nimanbegu |
| Themeluar | 22 tetor 2005 |
| Selia | Ulqin |
| Kuvendi | 1 / 81
|
| Kuvendet komunale | 5 / 786
|
| Faqja zyrtare | |
| forca.me | |
Forca e Re Demokratike është parti politike me qendër në Ulqin, Mali i Zi. Ideologjia kryesore është mbrojtja e intereseve të shqiptarëve në Mal të Zi.
Partia është formuar më 22 tetor 2005 si në parti minoritare për shqiptarët në Mal të Zi. Nazif Cungu është kryetari i parë i saj, kurse kryetari aktual është Genci Nimanbegu i zgjedhur më 30 tetor 2021.[1][2] Në vitin 2008 u hap dega e parë e kësaj partie në Tuz.[3]
Genci Nimanbegu është depuetet në Kuvendin e Malit të Zi që viti 2009.
Forca e Re Demokratike është organizatë politike e formuar me qëllim që të veproj në mënyrë publike për përhapjen e parimeve demokratike, realizimin e barazisë nacionale, decentralizimin e pushtetit dhe realizimin e idealit të individit të lirë dhe të shoqërisë së lirë, barazisë gjinore, mbrojtjes së pronës, pushtetin e së drejtës dhe shtetit ligjor, ekonominë dhe tregun e lirë, bazuar në zhvillim të qëndrueshëm, kohezion social, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtës sociale në Mal të Zi.
Forca e mbështet filozofinë e veprimit politik në parimet që burojnë dhe janë të frymëzuara nga ideali i lirisë, barazisë, në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e kombeve. Forca në përputhje me konventat evropiane të nënshkruara nga Mali i Zi, si postulate kryesore në planin nacional ka definimin e statusit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, nëpërmjet kërkesave legjitime që i dërgojmë pushtetit qendror në Mal të Zi siç janë: zbatimi i konventave evropiane, bashkimi i rajoneve që kanë karakteristika të njëjta në gjuhë, kulturë e trashëgimi historike. Këto janë kërkesa legjitime që bashkësia ndërkombëtare i shtron si parakusht shteteve që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Mbrojtja e veçorive autoktone, etnike e kulturore nuk janë vetëm instrumente politike për mbrojtjen e të drejtave tona, por edhe për mbrojtjen e vlerave dhe standardeve evropiane dhe trashëgimisë kulturo-historike evropiane.
Rezultati zgjedhor
Zgjedhjet parlamentare
| Viti | Vota | % | Mandate | Ndryshimi | Koalicioni | Qeveria |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 2006 | 2,197 | 0.6% | 0 / 81 |
— | — | jashtë parlamentare |
| 2009 | 2,939 | 0.9% | 1 / 81 |
— | opozitë | |
| 2012 | 5,244 | 1.4% | 1 / 81 |
PB | mbështetje e qeverisë | |
| 2016 | 4,854 | 1.2% | 1 / 81 |
SHV | mbështetje e qeverisë | |
| 2020 | 6,488 | 1.5% | 1 / 81 |
LSH | opozitë (2020-2022) | |
| qeveri (2022–) |
Zgjedhjet lokale
| Viti | Vota | % | Mandate | Ndryshimi | Qeveria |
|---|---|---|---|---|---|
| 2006 | 2,543 | 23.0% | 8 / 33 |
— | opozitë |
| maj 2010 | 3,642 | 30.04% | 11 / 33 |
pa marrëveshje | |
| tetor 2010 | 3,831 | 31.10% | 11 / 33 |
opozitë (2010-2011) | |
| qeveri (2011-2014) | |||||
| 2014 | 2,928 | 24.14% | 8 / 33 |
qeveri | |
| 2018 | 2,925 | 23.60% | 8 / 33 |
qeveri (2018-2021) | |
| opozitë (2021-2022)[4] | |||||
| 2022 | 1674 | 14.42% | 5 / 33 |
qeveri |
Shiko dhe
Referime
- ↑ Forca e Re Demokratike sot feston 10-vjetorin e themelimit – lajm.me
- ↑
- ↑ Forca – ulqini.de
- ↑ boinhd. "KRYETARI I KUVENDIT TË ULQINIT, ILIR ÇAPUNI, JEP DORËHEQJE, FORCA LARGOHET NGA KOALICIONI | Tv Boin". Marrë më 2022-07-07.