Frank Baumann

Frank Baumann
Informacioni personal
Data e lindjes 29 tetor 1975 (50 vjeç)
Vendi i lindjes Würzburg, Gjermani Perëndimore
Gjatësia 1.87 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et)
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1994–1999 1. FC Nürnberg 130 (11)
1999–2009 Werder Bremen 260 (16)
Gjithsej 390 (27)
Karriera ndërkombëtare
1996–1998 Gjermania U21 17 (1)
1999–2005 Gjermania 28 (2)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Frank Baumann (lindur më 29 tetor 1975) është një ish futbollist profesionist gjerman i cili aktualisht është drejtori sportiv i klubit gjerman Werder Bremen. Ai njihet më shumë për periudhën e tij si lojtar te Werder Bremen.

Baumann luante si mesfushor mbrojtës dhe qëndër-mbrojtës dhe njihej për ndërhyrjet e tij të ashpra dhe pozicionimin mbrojtës. Ai ka luajtur rreth 30 ndeshje me kombëtaren gjermane, duke luajtur në Kupën e Botës 2002 dhe UEFA Euro 2004, duke arritur finalen në të parën.

Karriera me klube

1. FC Nürnberg

I lindur në Würzburg të Bavarisë, Baumann e nisi karrierën e tij si mesfushor te 1. FC Nürnberg, ku talenti i tij u shfaq më pas në rolin e mesfushorit të tërhequr. Pasi kishte luajtur rreth 150 ndeshje dhe kishte përfaqsuar ekipin në tre kategori të ndryshme të futbollit gjerman, ai kaloi te SV Werder Bremen në vitin 1999.[1]

Werder Bremen

Te Werderi, Baumann u bë menjëherë zgjedhje e parë në formacion, duke shënuar pesë gola në sezonin e tij të parë; edhe pse ekipi u rendit në vendin e nëntë, arriti të kualifikohej në Kupën UEFA falë vendit të dytë në kupë, pasi humbën finalen nga FC Bayern Munich.

Ai vazhdoi të luante rregullisht te Werderi, edhe pse ai pati vështirësi me dëmtimet në vitet e ardhshme. Baumann shënoi golin që dërgoi Werderin në finalen e Kupës UEFA 2009, në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales ndaj Hamburger SV, nga një goditje këndi që u shkaktua pasi topi ishte devijuar një top letre të hedhur nga tifozët vendas. Ai njoftoi tërheqjen nga futbolli më 20 maj 2009,[2] me kontratën e tij që do të skadonte një muaj më vonë.[3]

Në maj 2009, Baumann u bë ndihmësi i menaxherit të përgjithshëm të klubit, duke j'u bashkuar një tjetër ish lojtari, Klaus Allofs, në stafin e tij. Në përfundim të sezonit 2014–15, ai u largua nga pozicioni i tij si "drejtori i ekipit të parë" pas dy vitesh e gjysëm.[4][5]

Karriera ndërkombëtare

Baumann luajti 28 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar dy gola.[6] Debutimi i tij me Gjermaninë erdhi në fitoren 1–0 kundër NorvegjisëOslo më 14 nëntor 1999, duke u bërë lojtari i 800të që luante për Gjermaninë.[7]

Ai u zgjodh në ekipet që luajtën në Kupën e Botës 2002 (duke luajtur në raundin e 16-tave ndaj Paraguajit) dhe UEFA Euro 2004 (dy ndeshje).

Karriera manaxheriale

Në maj 2016, Baumann u zgjodh drejtori sportiv i ri i Werder Bremen, duke zëvëndësuar Thomas Eichin.[8]

Jeta personale

Baumann është i martuar me Stefanie, dhe sëbashku kanë një vajzë, Louisën, dhe një djal, Moritz.[9]

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:[10][11]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Nürnberg 1994–95 2. Bundesliga 500050
1995–96 31530345
1996–97 Regionalliga Süd 32520345
1997–98 2. Bundesliga 32010330
1998–99 Bundesliga 30120321
Gjithsej 1301180000013811
Werder Bremen 1999–00 Bundesliga 325501012[a]0496
2000–01 302105100363
2001–02 341200000361
2002–03 24040311[a]0321
2003–04 322604000422
2004–05 22120602[a]0321
2005–06 19240102[a]0262
2006–07 17110611[a]0252
2007–08 23120901[a]0351
2008–09 271408100392
Gjithsej 260163105259035221
Gjithsej karriera 390273905259049032
  1. 1 2 3 4 5 6 Të gjitha ndeshjet në DFL-Ligapokal

Kombëtarja

Burimi:[12][11]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Gjermania 199910
200020
200142
200260
200380
200460
200510
Gjithsej282

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Baumann.[12]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 29 maj 2001Weserstadion, Bremen, Gjermani4Flamuri Sllovakia2–02–0Ndeshje miqësore
2 15 gusht 2001Puskás Aréna, Budapest, Hungari6Flamuri Hungaria4–05–2

Trofe

Klube

Werder Bremen[13]
  • Bundesliga: 2003–04
  • DFB-Pokal: 2003–04, 2008–09; finalist 1999–00
  • DFB-Ligapokal: 2006; finalist 1999, 2004
  • Kupa UEFA: finalist 2008–09

Kombëtarja

Gjermania[13]

Referime

  1. Matthias Arnhold (6 maj 2016). "Frank Baumann - Matches and Goals in Bundesliga" [Frank Baumann - Ndeshjet dhe Golat në Bundesligë] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 9 maj 2016.
  2. "Routinier Baumann beendet Karriere" [Baumann mbyll karrierën] (në gjermanisht). NWZ Online. 20 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 20 maj 2009.
  3. "Baumann macht Schluss!" [Baumann thotë "Mjaft!"] (në gjermanisht). Bild. 18 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2009. Marrë më 20 maj 2009.
  4. "Team talk: Wiedwald arrives, Baumann departs" [Wiedwald mbërrin, Baumann largohet] (në anglisht). Werder Bremen. 29 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2017. Marrë më 13 prill 2017.
  5. ""Ich brauche kein großes Tamtam"" (në gjermanisht). Kreiszeitung. 4 qershor 2015. Marrë më 13 prill 2017.
  6. Matthias Arnhold (6 maj 2016). "Frank Baumann - International Appearances" [Frank Baumann - Paraqitjet Ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 9 maj 2016.
  7. "Matthias Gingler der 900.Nationalspieler" (në gjermanisht). fussballnationalmannschaft.net. Marrë më 7 korrik 2014.
  8. Chuck Penfold (19 maj 2016). "Bremen part company with sporting director Eichin" [Bremen ndahet me drejtorin sportiv Eichin] (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 13 prill 2017.
  9. Björn Knips (10 tetor 2009). ""Ich kann endlich mal entspannen"" ["Më në fund, mund të relaksohem"] (në gjermanisht). Kreiszeitung. Marrë më 13 prill 2017.
  10. "Frank Baumann" (në anglisht). World Football. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  11. 1 2 Benjamin Strack-Zimmerman. "Frank Baumann" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  12. 1 2 "Frank Baumann" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  13. 1 2 "Frank Baumann" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 gusht 2014.

Lidhje të jashtme