Frasnita

Frasnita
Frascineto
Kisha e Shën Mërisë së Marrjes në Qiell
Kisha e Shën Mërisë së Marrjes në Qiell
Flag of Frasnita
Official seal of Frasnita
Pozicioni i komunës së Frasnitës brenda provincës së Kozencës
Pozicioni i komunës së Frasnitës brenda provincës së Kozencës
ShtetiItalia
RajoniKalabria
ProvincaKozenca
Qeverisja
 • Kryetar i BashkisëAngelo Catapano
Emërtimi i banorëvefrascinotë (Frasnjotë në arb.)
Komunat fqinjeCassano all'Ionio, Castrovillari, Çifti
Zona sizmike2
Shenjti mbrojtësSanta Maria Assunta, 9 dhjetor

Frasnita (italisht: Frascineto[1]) është një komunë në provincën e Kozencës në Kalabria.

Një bashkësi arbëreshe, pra italo-shqiptare, ajo ruan ende gjuhën, kulturën dhe traditat e origjinës, si dhe funksionet fetare në rit bizantin, të nënshtruara ndaj jurisdiktimit kishor të eparhisë së Ungrës. Shtrihet, brenda parkut kombëtar të Pollinos në 486 m mbi nivelin e detit, mbi një rrafshinë të gjerë. Një pjesë e Frasnitës është Eianina (Purçilli), të ndara nga një distancë e shkurtër. Emërtimi i vjetër toponimik Li Porticilli me kalimin e kohës u shndërrua në Percile e më pas në Porcile, derisa, drejt fundit të viteve '30 të shekullit të kaluar, u kërkua ndryshimi i tij dhe u bë Eianina, për të kujtuar Janinën, një qytet në veri të Greqisë së sotme, afër kufirit me Shqipërinë, një vendbanim i banuar nga popullsi shqiptare. Banorët vazhdojnë të quhen purçilotë nga tradita dhe nga dashuria, të lidhur me të kaluarën e tyre që i ka dhënë komunitetit dhe Arbërisë së Apenineve edhe figura të spikatura, dhe gjatë tre dekadave të fundit, edhe dy periodikë kulturore.

Histori

Frasnita ndodhet në bazën e shpatëve të Serra Dolcedormes, masiv imponues i Parkut Kombëtar të Pollinos, ngjitur me autostradën A2. I quajtur më parë "Casale Novo" ose "Casal San Pietro", u ripopullua nga një koloni e refugjatëve shqiptarë në shekullin XV, të pranuar nga Abati i manastirit të vjetër grek të Shën Pietrit, të cilëve u caktuan tokë të Abacisë së vetë. Në 1552 dy casalet u bashkuan duke marrë emrin Frascineto. Që atëherë banorët e saj ruajnë identitetin e tyre etnik kulturor, gjuhësor dhe fetar. Banorët e Frasnitës/Frascinetos kanë pasur gjithmonë marrëdhënie me vendin fqinj Eianina, pjesë e Frasnitës, një tjetër qendër e vjetër me prejardhje shqiptare, dhe të dy kanë zakone të ngjashme gjuhësore dhe fetare.

Simboli

E gjysmëprerë e ndarë: në të Parën, e argjendtë, me luftëtar shqiptar të veshur me të gjelbër, duke mbajtur me të djathtën një shkimitare të artë dhe me të majtën një kryq të Kalvarit të po atij ngjyrimi; në të Dytën, e kuqe, me kurorë dukale të artë; në të Tretën, ngjyrë qielli, me një pemë bajameje të lulëzuar, në ngjyrë natyrale, e mbirë mbi një mal të gjelbër që del nga fundi i fushës, e rrethuar nga një hardhi, gjithashtu e gjelbër, me dy gjethe dhe katër vile rrushi të argjendta. Stolisje të jashtme si Komunë.[2]

Pëlhurë e ndarë në blu dhe të kuqe...[2]

Stema dhe flamuri u miratuan me dekret të Presidentit të Republikës, datë 13 gusht 1970.

Monumente dhe vende me interes

Arkitektura fetare

  • Kisha Parrokiale e Shën Mërisë së Marrjes në Qiell me ikonostas të shkollës ruse, e ndërtuar pas arritjes së shqiptarëve në shekullin XVII, ka një navatë të vetme në formë kryqi latin, të stilit barok, me këmbanore karakteristike dhe një kupolë madhështore.
  • Kisha Bazilikale e Shën Pietrit dhe Palit, që daton nga shekulli X e stilit bizantin, me tre navata, ishte vendndodhje e murgjve Italo-Grekë-Bazilianë deri në vitin 1750. U rinovua dhe u shenjtërua më 25 qershor 2017. Është e vizitueshme me takim.
  • E gërmuar në shkëmbinjtë e Timpone del Corvo, ngrihet Kisha e Madhërishtë e Shën Mërisë së Armeve ose e Aramasve (Madonna di Lassù) që daton nga shekujt X-XI, sot pak më shumë se një rrënojë. Fillimisht ishte e formuar nga qeliza ku murgjit eremitë bazilianë të manastirit të Shën Pietrit të Frasnitës zhvillonin një jetë kontemplative.
  • Kisha e dedikuar Shpirtrave të Ferrët ndodhet në qendrën historike të Frasnitës dhe ka një navatë të vetme.
  • Kisha e Shën Bazilit të Madh në Eianina të stilit barok me një navatë të vetme me altar dhe ikonostas bizantine. Ndërtimi i saj daton nga shekulli XVII.

Tjetër

  • Muzeu Komunal i Kostumit Tradicional Shqiptar në Rrugën e Malit
  • Muzeu Komunal i Ikonave dhe i Traditës Bizantine[3]
  • Kantina Sociale "Vini del Pollino"

Shoqëria

Evolucioni demografik

Banorë të regjistruar sipas censusit[4][5]
Viti Banorë
1861
2.457
1871
2.786
1881
2.814
1901
2.526
1911
2.836
1921
2.508
1931
2.453
1936
2.531
1951
2.561
1961
2.398
1971
2.319
1981
2.432
1991
2.603
2001
2.503
2011
2.239
2021
1.927

Etnie dhe pakicë të huaja

Sipas të dhënave të ISTAT-së më 31 dhjetor 2009, popullsia e huaj e banuar ishte 67 persona. Kombësitë më të përfaqësuara sipas përqindjes së tyre në totalin e popullsisë banuese ishin:

Kultura

Festat dhe traditat popullore

Kostum tipik arbëresh i Frasnitës
  • Në rastin e festës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit, më 29 qershor, në Frasnitë zhvillohet një treg, i famshëm për djathët autentikë tipikë të Pollinos.
  • Është zakon, të hënën dhe të martën pas Pashkëve, të kryhen valljet (valle tipike, ose rrethvale, shqiptare) me kapjen e "lëtinjve" (jo-shqiptarët, pra latinët), të cilët një grup i posaçëm i vajosësve i ka identifikuar më parë duke i nxirë fytyrën.
  • Të dielën e dytë pas Pashkëve festohet "Zonja e Lartë" (Shën Mëria Kë'tje lartë) dhe populli shkon atje në procesion. Dreka bëhet në këmbët e shenjtërores dhe, duke zbritur pjerrësinë, thuren rrethvalet, duke kënduar rapsodi të lashta dhe strambote popullore shqiptare.

Set kinematografik

Disa xhirime të filmit mbi Gioacchino da Fiore "Il Monaco che vinse l'Apocalisse" të Jordan River janë xhiruar në territorin e Frasnitës. Disa pamje të jashtme të vendosura në Tokën e Shenjtë në shekullin XII i kanë bërë 'dolomitët e vegjël të Frasnitës' të bëhen set kinematografik [6].

Gjeografia antropike

Fshatrat

Fshat i Frasnitës është Eianina (Purçilli), qendër e rëndësishme e gjuhës dhe traditës shqiptare në Kalabri. Me rëndësi është Biblioteka e Papàs Antonio Bellusci, seli e revistës Lidhja.

Shënime

  1. ↑ AA.VV. (1996). Dizionario di toponomastica. Storia e significato dei nomi geografici italiani (në italisht). Milano: Garzanti. fq. 285. ISBN 88-11-30500-4.
  2. 1 2 "Frascineto". AraldicaCivica.it (në italisht). Marrë më 2023-11-15.
  3. ↑ "Muzeu Komunal i Ikonave dhe i Traditës Bizantine" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2017. Marrë më 18 shkurt 2017.
  4. ↑ "Popolazione residente dei comuni. Censimenti dal 1861 al 1991" (PDF) (në italisht). ISTAT.
  5. ↑ "Popolazione residente per territorio – serie storica" (në italisht). ISTAT. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2025. Marrë më 18 shtator 2026.
  6. ↑ "Cinecittà News, Il film su Gioacchino da Fiore" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2023.

Lidhje të jashtme