Funerali i Ibrahim Rugovës

Presidenti përcillet me nderime ushtarake.
Vendi ku prehet Presidenti Rugova.

Dr.Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006 në orën 11:38 në rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Presidenti për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri.

Më 23 janar 2006 arkivoli me trupin e Presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës. Aty qytetarët kishin mundësinë t'i bënin homazhe Presidentit dhe t'i bëjnë nderimin e fundit për 3 ditë me radhë. Varrimi i Presidentit u bë të enjten më 26 janar 2006.

Kishte shumë delegacione zyrtare nga e tërë bota, miq të Kosovës. Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 tetori në Prishtinë. Pastaj arkivoli u bart nga TMK tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania ku Ibrahim Rugovës i'u bënë nderimet e fundit dhe aty gjeti vendin e përjetëshëm. E tërë ceremonia u bë me rite kombëtare.

Në varrim morën pjesë rreth 700.000 qytetarë, ndërsa gjatë 3 ditëve të homazheve përkundër temperaturave të ulëta (-15 C), radha e qyetarëve ka qenë shumë e gjatë.

Në ceremoninë e varrimit të Presidentit kanë marrë pjesë shumë delegacione botërore:

  • Delegacioni i ShBA-së
  • Delegacioni i Bashkimit Evropian
  • Delegacioni nga zyra e UNOSEK-ut
  • Delgacione nga Austria, Britania, Belgjika, Shqipëria, Gjermania, Spanja, Franca, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia, disa vende afrikane etj.

Shiko edhe