Gani bej Toptani
.jpg)
Gani bej Toptani (185?/-6? - Stamboll, 1898?) ishte feudal, ushtarak osman shqiptar dhe adjutant i Sulltan Abdyl-Hamidit II.
Jeta
Leu në Tiranë, i biri i Ali bej Toptanit dhe Vasfije hanëm Alizotit, nga i ati qenë çifligarët më me ndikim në Tiranë, nga e ëma ishin familje e rëndësishme bejlere e Gjirokastrës.
Gani beu ishte feudali në të moçmen, si me një anë të rreptë ashtu edhe me anën e dhembshur që e shfaqte sipas etikës fetare. Në folklorin e Shqipërisë së Mesme i kushtohej këngë për zeqatin që shpërndante dhe për bujarinë e treguar ndaj skamnorëve[1].
Për shkeljet e ndryshme, Valiu i Shkodrës e ftoi njëherë për takim dhe i ngrehu kurth duke e burgosur. Gani beu me ndërmjetësinë e Jusuf Riza Pashës i dërgoi sulltanit një telegram me lutje për ta lënë të lirë. Sulltani jo vetëm mundësoi lirimin e tij më 1887, por e muar në pallatin e tij si adjutant me gradën nënkolonel[2]. Nuk ndejti urtë as pranë Pallatit, e për këtë Sulltani e internoi në Harput, Anadoll.
Mbasi në Shqipëri vlonin gjithnjë grindjet, me garanci që i mori Sulltani, e afroi rishtas në Stamboll dhe e gradoi kajmekam (nënprefekt)[3].