Gegërishtja jugore
Gegërishtja jugore është një nëndialekt i gegërishtes i cili shtrihet në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe në Maqedoninë e veriut perëndimore.
Zhvillimet
Për gegërishten jugore është për t’u theksuar se gjatë kohëve ka ecur përkrah me mbare të folmet e toskërishtes sidomos me të folmet veriore të saj; kështu grupet e vjetra (kl-gl) kanë përfunduar në (q-gj).
Emrat mashkullore që mbarojnë me diftong (thua, krua), kur shquhen, ndryshe nga të folmet e skajit verior, nuk e nxjerrin n-en me të cilën ka mbaruar dikur tema (thue-thoj, krue-kroj) ; disa funksione të paskajores gegë kryhen nga lidhorja ose nga paskajorja e tipit me punu: sun ta presisi, kam me vojt ke i mik etj.
Është me interes të vihet në dukje se nëndialekti i gegërishtes jugore, ashtu si me disa decori veçohet nga gegërishtja verior e: nekoj ‘‘rekoj’’, derr, mendjes, ngrohem, cati, gjem ‘‘gjemb’’, patate, presh ose pras, dyzet etj., të cilave në gegërishten veriore u përgjigjen përkatësisht fjalëve: gjëmoj, thi, natje dhe sabah, xêhem, pullaz, mlo : j dhe kulm, fe: r rose the: rr, kërtolla ose kompir, purri, katerdhet etj.