Geoffrey Kondogbia

Geoffrey Kondogbia
Kondogbia me Francën nën-19 në vitin 2012
Informacioni personal
Data e lindjes 15 shkurt 1993 (33 vjeç)
Vendi i lindjes Nemours, Francë
Gjatësia 1.88 m (6 ft 2 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Marseille
Numri 19
Karriera me të rinjtë
1999–2003 Nandy
2003–2004 Sénart-Moissy
2004–2010 Lens
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010–2012 Lens 35 (1)
2012–2013 Sevilla 33 (1)
2013–2015 Monaco 49 (2)
2015–2018 Internazionale 50 (2)
2017–2018 → Valencia (huazim) 31 (4)
2018–2020 Valencia 51 (2)
2020–2023 Atlético Madrid 73 (1)
2023– Marseille 7 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2008–2009 Franca U16 5 (1)
2009 Franca U17 6 (0)
2010–2011 Franca U18 12 (5)
2011–2012 Franca U19 12 (1)
2012–2013 Franca U20 13 (2)
2013–2014 Franca U21 9 (1)
2013–2015 Franca 5 (0)
2018– Republika e Afrikës Qendrore 11 (2)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 12 nëntor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 17 qershor 2023

Geoffrey Kondogbia (lindur më 15 shkurt 1993) është një futbollist profesionist afrikano-qëndror i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin francez Marseille dhe kombëtaren afrikano-qëndrore. Ai mund të luaj gjithashtu si qëndër mbrojtës dhe mbrojtës i majtë.[2]

Ai e filloi karrierën e tij me klubin francez Lens,[3] duke firmosur më pas me Seviljen që në moshën 19 vjeçare.

Kondogbia ka luajtur 67 ndeshje me Francën me të gjithë nivelet e moshave.[3] Ai debutoi me kombëtaren e parë në vitin 2014.

Karriera me klube

Lens

Kondogbia ka lindur në Nemours, Seine-et-Marne me prejardhje nga Republika e Afrikës Qendrore, dhe u bashkua me të rinjtë e Lens që moshën 11 vjeçare. Më 11 prill 2010, ai firmosi kontratën e parë profesioniste, duke pranuar një marrëveshje katër vjeçare.[4] Më 21 Nëntor ai debutoi në Ligue 1, duke u paraqitur si zëvëndësues kundër Olympique Lyonnais.[5]

Kondogbia e shpenzoi sezonin 2011–12 në Ligue 2 pas rënjes së Sang et Or'. Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm zyrtar me klubin më 13 Prill 2012, duke shënuar të parin e fitores 3–0 kundër Tours FC.[6]

Sevilla

Më 24 Korrik 2012, Kondogbia firmosi me klubin spanjoll Sevilja për një shumë të pacaktuar, e cila besohej se ishte 3 milion €.[7][8] Ai u paraqit për herë të parë në La Liga më 15 Shtator, duke zëvëndësues golashënuesin Piotr Trochowski në minutën e 82të të fitores 1–0 kundër kampionëve të asaj kohe Real Madrid në Stadiumin Ramón Sánchez Pizjuán.[9] Ai shënoi golin e parë me andaluzianët në 28 janarin e vitit tjetër, duke shënuar golin e parë të skuadrës me kokë në suksesin 3–0 në derbi kundër Granadës.[10]

Në ndeshjen e dytë gjysëm-finale të Copa del Reyt kundër kampionëve të Atlético Madridit më 27 shkurt 2013, Kondogbia u ndëshkua me karton të kuq, me skuadrën e tij që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtar duke barazuar 2–2 në shtëpi, duke u eleminuar me rezultatin e përgjithshëm 3–4.[11][12]

Monaco

Më 31 gusht 2013, Kondogbia u rikthye në vendin e tij, duke firmosur një kontratë pesë vjeçare me skuadrën e sapongjitur AS Monaco FC për 26.8 milion $.[13] Ai kontriboi me 26 ndeshje dhe një gol në sezonin e tij të parë, me skuadrën e mbylli në vendin e dytë duke u rikthyer në Ligën e Kampioneve pas një dekade.

Më 25 shkurt 2015, në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, Kondogbia e çoi skuadrën e tij në avantazh kundër Arsenalit në një fitore 3–1 në Emirates Stadium.[14]

Internazionale

Më 22 Qershor 2015, klubi i Serie A, Internazionale lajmëroi se kishin firmosur me Kondogbian nga Monacon për rreth 35 milion € në një marrëveshje pesë vjeçare, duke kryer edhe testet mjeksore.[15][16]

Karriera ndërkombëtare

Kondogbia u zgjodh në skuadrën franceze për Kupën e Botës nën-20 2013 në Turqi.[17] Në ndeshjen e parë të kombëtares kundër Ganës më 21 qershor, ai shënoi golin e parë në fitoren 3–1 kundër afrikanëve,[18] duke u zgjedhur nga disa publikues si "Lojtari i Ndeshjes" për performancën e tij;[19] ai shënoi golin e dytë të turnamentit kundër Turqisë, vendit organizator, e cila u eleminua në randin e 16-tave me rezultatin 4–1.[20]

Kondogbia debutoi me skuadrën e parë më 14 gusht 2013 në moshën 20 vjeçare, duke luajtur 63 minuta në një miqësore të mbyllur pa gola me Belgjikës.[21]

Jeta personale

Vëllai i madh i tij, Evans, është gjithashtu një futbollist. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij Belgjikë, dhe ka përfaqsuar kombëtaren afrikano qëndrore.[3][22]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 23 Qershor 2015[23]

Klubi Sezoni Liga Kupa[nb 1] Kupa e Ligës Europa Tjetër Total
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Lens 2010–11 300000——30
2011–12 3210040——361
Total 3510040——391
Sevilla 2012–13 31160———381
2013–14 2000—10—30
Total 33160—10—411
Monaco
2013–14 2614110——312
2014–15 221200081—322
Total 482611081—634
Internazionale 2015–16 000000——00
Career total 11641215091—1436

Kombëtarja

Redaktuar më 21 Qershor 2015[24]

Kombëtarja franceze
VitiNdeshjeGola
201310
201530
Total40

Shënime

  1. ↑ Përfshirë kompedicionet e kupës si Coupe de France , Copa del Rey dhe Coppa Italia

Trofe

Franca U–20
  • Kupa e Botës U–21: 2013

Referime

  1. ↑ "Geoffrey Kondogbia" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 mars 2014.
  2. ↑ "Qui sont Varane, Kondogbia, Hazard et Deligny" [Kush janë Varane, Kondogbia, Hazard dhe Deligny]. Lensois (në frëngjisht). 9 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2011. Marrë më 14 janar 2011.
  3. 1 2 3 "Kondogbia: "Mon objectif, c'est Bollaert"" [Kondogbia: "Bollaert është objektivi im"]. Lensois (në frëngjisht). 12 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010.
  4. ↑ "Geoffrey Kondogbia quatre ans à Lens" [Geoffrey Kondogbia katër vite me Lensin]. Lensois (në frëngjisht). 11 prill 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010.
  5. ↑ "Lens vs. Lyon" (në frëngjisht). Ligue de Football Professionnel. 21 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010.
  6. ↑ "Tours vs. Lens 0–3" (në anglisht). Soccerway. 13 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2015. Marrë më 29 qershor 2013.
  7. ↑ "Official: Sevilla sign Geoffrey Kondogbia from Lens" [Zyrtare: Sevilja firmos me Geoffrey Kondogbia nga Lens] (në anglisht). Goal.com. 24 korrik 2012. Marrë më 28 qershor 2013.
  8. ↑ "Sevilla turn down €9m Kondogbia bid" [Sevilja hedh poshtë ofertën 9m€ për Kondogbia] (në anglisht). ESPN FC. 28 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  9. ↑ "Real suffer Sevilla defeat" [Sevilja pëson disfatë në Sevilja] (në anglisht). ESPN FC. 15 shtator 2012. Marrë më 28 qershor 2013.
  10. ↑ "Sevilla see off struggling opponents" (në anglisht). ESPN FC. 28 janar 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  11. ↑ "El Atlético acepta el reto" [Atlético pranon sfidën]. Marca (në spanjisht). 27 shkurt 2013. Marrë më 3 korrik 2013.
  12. ↑ "Sevilla FC 2–2 Atletico Madrid" (në anglisht). ESPN FC. 27 shkurt 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  13. ↑ "Geoffrey Kondogbia joins Monaco after Sevilla exit" (në anglisht). NDTV Sports. 31 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 1 tetor 2013.
  14. ↑ "Clinical Monaco catch Arsenal cold" (në anglisht). UEFA. 25 shkurt 2015. Marrë më 26 shkurt 2015.
  15. ↑ "Godet Interi, Kondogbia vishet zikaltër". Panorama Sport. 21 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
  16. ↑ "Prezantohet Kondogbia: Interi, ëndërr për mua". Panorama Sport. 23 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
  17. ↑ "France" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2015. Marrë më 28 qershor 2013.
  18. ↑ "France off to a flier" (në anglisht). FIFA. 21 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 3 korrik 2013.
  19. ↑ "France U20 3–1 Ghana U20: Poor start for Black Satellites at 2013 U20 World Cup" (në anglisht). Goal.com. 21 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2018. Marrë më 28 qershor 2013.
  20. ↑ "Four-star France fly past Turkey" (në anglisht). FIFA. 2 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2015. Marrë më 3 korrik 2013.
  21. ↑ "Amical: Les Bleus évitent une nouvelle défaite" [Miqësore: Blutë shmangin në humbje tjetër] (në frëngjisht). L'Équipe. 14 gusht 2013. Marrë më 14 gusht 2013.
  22. ↑ "Geoffrey Kondogbia signe 4 ans au RC Lens" [Geoffrey Kondogbia firmos për 4 vite me RC Lens] (në frëngjisht). Centrafrique Football. 11 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2010. Marrë më 21 prill 2010.
  23. ↑ "Geoffrey Kondogbia" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 qershor 2015.
  24. ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Geoffrey Kondogbia" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 25 nëntor 2023.

Lidhje të jashtme