Gjarpinjt e gjakut
| Autor | Adem Demaçi |
|---|---|
| Gjuha | shqip |
| Botoi | Jeta e Re |
Gjarpinjt e gjakut është roman i shkrimtarit dhe disidentit shqiptar Adem Demaçi i botuar në vitin 1958 në Prishtinë,[1]. në revistën letrare Jeta e Re. Romani kishte aluzione dhe metafora politike lehtë të kuptueshme dhe kërkonte të pëçonte mesazhin që shqiptarët në Kosovë duhej t'i linin anash mëritë dhe hasmëritë me njëri tjetrin dhe energjinë e tyre ta drejtonin kundër pushtuesit serb. Ai ishte shkruar në gjuhën e popullit në mënyrë që të kuptohej edhe nga masat e gjera popullore.
Autori fitoi popullaritet në mesin e shqiptarëve mirëpo shumë shpejt ra në syrin e sigurimit jugosllav. Pasi hodhi poshtë kategorikisht një kërkesë për tu bërë anëtar i Lidhjes Komuniste, ai u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg më 1958.[2]
Referime
- ↑ Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997. fq. 304
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2015. Marrë më 12 shtator 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Literatura
- Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.