Gjinia e tretë

Gjinia e tretë ose seksi i tretë është një identitet ku idividët në fjalë nuk e konsiderojnë veten as burrë as grua. ."Sistemet gjinore në shumë kultura përfshijnë së paku tri gjini, të bazuara në traditën historike ose në zhvillimet moderne të komunitetit LGBTQ+, ku gjinia e tretë shihet si një identitet jobinar."Termi “i tretë” zakonisht kuptohet si “tjetër”, megjithatë disa shoqëri e përdorin këtë koncept për të përfshirë edhe gjininë e katërt dhe të pestë

Sam Brintoni, inxhinieri nukleare që përdor përemër adresues si ata/ato.

Gjendja e të identifikuarit personalisht si burrë, grua apo tjetër, ose e të qenit i identifikuar nga shoqëria si i tillë, zakonisht përcaktohet edhe nga identiteti gjinor dhe roli gjinor i individit brenda kulturës së veçantë ku ai ose ajo jeton.

Shumica e kulturave përdorin një ndarje binare gjinore, duke pasur dy gjini (djem/burra dhe vajza/gra).[1][2][3] Në kulturat që njohin një gjini të tretë apo të katërt, këto gjini mund të përfaqësojnë gjëra shumë të ndryshme. Për Hawaiianët dhe Tahitianët autoktonë, māhū përfaqëson një gjendje ndërmjet burrit dhe gruas, e njohur si “gjendje liminale gjinore”,[4][5] dhe është pjesë e një spektri më të gjerë të njohur si MVPFAFF. Shumë tradita të popujve autoktonë në Amerikën e Veriut njohin persona të gjinisë së tretë ose të katërt në role ceremoniale të ndryshme, të cilët sot shpesh kategorizohen nën identitetin gjithëpërfshirës Two-Spirit, për të reflektuar kontekstet shpirtërore dhe autoktone të këtyre praktikave.[6] Termi “gjini e tretë” është përdorur gjithashtu për të përshkruar hijra-t në Azinë Jugore, fa'afafine-t në Polinezi dhe virgjereshat e betuara në Ballkan. Traditat e gjinisë së tretë mund të lindin për të përmbushur role rituale apo fetare që theksojnë një status shoqëror pozitiv. Megjithatë, fakti që një kulturë njeh një gjini të tretë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo gjini është vlerësuar brenda asaj kulture; disa praktika janë zhvilluar si reagim i drejtpërdrejtë ndaj nënvlerësimit të grave në kulturën përkatëse.[7]

Megjithëse konceptet e “gjinisë së tretë”, “të katërt” dhe “të pestë” gjenden në një numër kulturash jo-perëndimore, ato mbeten ende disi të reja për kulturën dhe mendimin kryesor perëndimor. Ndërkohë që studiuesit perëndimorë – veçanërisht antropologët që kanë përpjekur të shkruajnë për hijra-t në Azinë Jugore apo për personat “me variacione gjinore” dhe Two-Spirit te popujt autoktonë të Amerikës së Veriut kanë tentuar ta kuptojnë termin “gjini e tretë” vetëm përmes gjuhës së komunitetit modern LGBT, studiues të tjerë, sidomos studiues autoktonë, theksojnë se mungesa e kuptimit kulturor dhe kontekstit nga ana e studiuesve kryesorë ka çuar në përfaqësime të gabuara të personave që ata vendosin në kategorinë e gjinisë së tretë, si dhe në keqinterpretime të vetë kulturave përkatëse, përfshirë edhe çështjen nëse ky koncept zbatohet vërtet për ato kultura apo jo.

Seksi dhe gjinia

Harta botërore e njohjes jobinare të gjinisë

Që prej të paktën viteve 1970, antropologët kanë përshkruar kategori gjinore në disa kultura të cilat nuk mund t’i shpjegonin në mënyrë të përshtatshme duke përdorur një kornizë me vetëm dy gjini.[8] Në të njëjtën kohë, feministet filluan të bëjnë një dallim mes seksit biologjik dhe gjinisë (si koncept social/psikologjik).[9]

Antropologu Michael G. Peletz beson se konceptet tona mbi lloje të ndryshme të gjinive (përfshirë qëndrimet ndaj gjinisë së tretë) ndikojnë thellësisht në jetën tonë dhe pasqyrojnë vlerat tona në shoqëri. Në librin e tij "Gender, Sexuality, and Body Politics in Modern Asia", ai përshkruan:[10] 

 

Për qëllimet tona, termi “gjini” i referohet kategorive kulturore, simboleve, kuptimeve, praktikave dhe rregullimeve të institucionalizuara që lidhen me disa dukuri të ndryshme. Këto përfshijnë femrat dhe feminitetin; meshkujt dhe maskulinitetin; androgjenët, të cilët kanë pamje pjesërisht mashkullore dhe pjesërisht femërore ose kanë një gjini/seks të papërcaktuar; si dhe personat interseks, të njohur gjithashtu si hermafroditë, të cilët në një masë të caktuar mund të kenë organe ose karakteristika seksuale të të dy gjinive. Po ashtu, përfshihen personat transgjinorë, të cilët angazhohen në praktika që shkelin ose tejkalojnë kufijtë gjinorë normativë dhe për këtë arsye përkufizohen si “me gjini që shkel normat”. Kategoria përfshin gjithashtu edhe individët e neutruar ose të pa seksualizuar/pa gjini, si për shembull eunukët.

Gjinia e tretë dhe orientimi seksual

Kopertina e romanit të Artemis Smith, “Seksi i Tretë”, të vitit 1959 , me titull “Lesbian Pulp Fiction”.

Para revolucionit seksual të viteve 1960, në anglishten moderne nuk ekzistonte një fjalor i përbashkët dhe jo denigrues për të përshkruar njerëzit që nuk ishin heteroseksualë. Terma si “gjinia e tretë” datojnë qysh prej viteve 1860.[11]E megjithatë,orientimi seksual është një aspekt i ndërlikuar i identitetit të dikujt, që përfshin se për kë ndjen tërheqje , me kë kryen marrëdhënie seksuale, cilat komunitete ndjen se i përshtaten dhe si dëshiron të etiketohet. Duke patur këtë parasysh ,mund të themi se një individ që i përket kësaj kategorie(gjinisë së tretë) është i lirë të pëlqejë si femra ashtu dhe meshkuj por dhe anëtar të tjerë të këtij komuniteti.

Gjinia e tretë dhe feminizmi

Në Gjermaninë e periudhës së Vilhelmit, termat drittes Geschlecht ("seksi i tretë") dhe Mannweib ("grua-burrë") përdoreshin gjithashtu për të përshkruar feministet – si nga kundërshtarët e tyre,[12] ashtu edhe ndonjëherë nga vetë feministet. Në romanin e vitit 1899 Das dritte Geschlecht (Seksi i Tretë) nga Ernst von Wolzogen, feministet portretizohen si “të pafemër” me karakteristika të jashtme femërore, të shoqëruara me një psikikë mashkullore të çalë.

Referime

  1. ↑ Kevin L. Nadal, The SAGE Encyclopedia of Psychology and Gender (2017, ISBN 1483384276), page 401: "Most cultures currently construct their societies based on the understanding of gender binary—the two gender categorizations (male and female). Such societies divide their population based on biological sex assigned to individuals at birth to begin the process of gender socialization."
  2. ↑ Sigelman, Carol K.; Rider, Elizabeth A. (14 mars 2017). Life-Span Human Development (në anglisht). Cengage Learning. fq. 385. ISBN 978-1-337-51606-8. Marrë më 4 gusht 2021.
  3. ↑ Maddux, James E.; Winstead, Barbara A. (11 korrik 2019). Psychopathology: Foundations for a Contemporary Understanding (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-429-64787-1. Marrë më 4 gusht 2021.
  4. ↑ Besnier, Niko; Alexeyeff, Kalissa (2014). Gender on the Edge: Transgender, Gay, and Other Pacific Islanders (në anglisht). Honolulu: University of Hawai'i Press. fq. 241. ISBN 9780824838829. JSTOR j.ctt6wqhsc.
  5. ↑ Zanghellini, Aleardo (2013). "Sodomy Laws and Gender Variance in Tahiti and Hawai'i". Laws (në anglisht). 2 (2): 51–68. doi:10.3390/laws2020051.
  6. ↑ Estrada, Gabriel S (2011). "Two Spirits, Nádleeh, and LGBTQ2 Navajo Gaze" (PDF). American Indian Culture and Research Journal (në anglisht). 35 (4): 167–190. doi:10.17953/aicr.35.4.x500172017344j30 (jo aktiv 14 dhjetor 2024). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 maj 2015. Marrë më 16 tetor 2016.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI që nga 2024 (lidhja)
  7. ↑ Holmes, Morgan (korrik 2004). "Locating Third Sexes" (PDF). Transformations Journal (në anglisht) (8). ISSN 1444-3775. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 16 prill 2017. Marrë më 28 dhjetor 2014. recognition of third sexes and third genders is not equal to valuing the presence of those who were neither male nor female, and often hinges on the explicit devaluation of women, as with the Sambia of New Guinea, or on the valuation of female virginity at the expense of valuing female humanity, as in Polynesia.
  8. ↑ Martin, M. Kay; Voorhies, Barbara (1975). "4. Supernumerary Sexes". Female of the Species (në anglisht). New York, N.Y.: Columbia University Press. ISBN 9780231038751. OCLC 1094960.
  9. ↑ Mikkola, Mari (2023), Zalta, Edward N.; Nodelman, Uri (red.), "Feminist Perspectives on Sex and Gender", The Stanford Encyclopedia of Philosophy (në anglisht) (bot. Fall 2023), Metaphysics Research Lab, Stanford University, marrë më 2024-01-06
  10. ↑ Peletz, Michael G. (2007). Gender, Sexuality, and Body Politics in Modern Asia (në anglisht). Michigan: Association for Asian Studies. ISBN 9780924304507.
  11. ↑ Ross, E. Wayne (2006). The Social Studies Curriculum: Purposes, Problems, and Possibilities (në anglisht). SUNY Press. ISBN 978-0-7914-6909-5.
  12. ↑ Wright, B. D. (1987). ""New Man," Eternal Woman: Expressionist Responses to German Feminism". The German Quarterly (në anglisht). 60 (4): 582–599. doi:10.2307/407320. JSTOR 407320.