Gjuha popullore
Gjuha popullore e njohur ndonjëherë edhe me emrin gjuha vernakulare është forma e zakonshme, joformale dhe e folur e një gjuhe ose dialekti, veçanërisht kur perceptohet si gjuhë me status më të ulët shoqëror ose më pak prestigj sesa gjuha standarde, e cila është më e kodifikuar, e promovuar në mënyrë institucionale, letrare ose formale.[1][2]
Përmbledhje
Në një kuptim më të ngushtë, çdo variant i veçantë i një gjuhe natyrore që nuk ka një perceptim të përhapur të statusit të lartë, dhe ndonjëherë madje mbart stigmë shoqërore, quhet gjithashtu dialekt vernakular, dialekt jostandard,[3][4] etj. dhe zakonisht është varieteti vendas i folësve të saj. Pavarësisht nga ndonjë stigmë e tillë, të gjitha dialektet jostandarde janë varietete të plota të gjuhës me strukturën e tyre gramatikore, sistemin e tingujve, trupin e fjalorit, etj.
Gjuha popullore ka historinë e saj që është lidhur ngushë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në rrymë të shekujve. Historia e Shqipes është historia e një gjuhe që u ka qëndruar rrebesheve të kohës duke ruajtur më së miri fytyrën e saj. Gjuha popullore është gjuha që e pë e përdorin shtresat e gjera popullore në komunikimin e përditshëm. Ajo përbëhet nga dialektet e të folmet e krahinave të ndryshme, të cilat së bashku me gjuhën standarde përbëjnë gjuhën e përbashkët kombëtare të një populli.
Gjuha shqipe së bashku me disa gjuhë të tjera me burim të përbashkët, bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, të cilat janë folur qysh nga kohërat e hershme parahistorike në trevat që nga India në Evropë.
Përkatësia e shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane, shfaqet në të gjitha nënsistemet e saj. Pra, gjuha shqipe ka ruajtur nga faza e hershme e indoevropianishtes disa tipare të rëndësishme gjuhësore.
Shih edhe
Referime
- ↑ While vernacular usually refers to spoken language, it sometimes is used to refer to written language that intentionally reflects or imitates a certain form of spoken language.
- ↑ Yule, George (27 tetor 2016). "Glossary". The Study of Language 6th Edition (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 9781316776780.
vernacular: a social dialect with low prestige spoken by a lower-status group, with marked differences from the standard language.
- ↑ Fodde Melis (2002)
- ↑ Wolfram & Schilling-Estes (1998)