Grand Media Entertainment
| Lloji i kompanisë | Private |
|---|---|
| Industria | Televizioni |
| Zhanri | Emisione garuese |
| Themeluesi | Enis Ujkani |
| Selia | Shkabaj, Prishtinë, Kosovë |
| Services |
|
| Subsidiaries | PRO1 |
Grand Media Entertainment SH.P.K. është një kompani prodhuese dhe shtëpi filmike kosovare, njëherësh edhe pronari i televizionit kabllor argëtues PRO1. Ajo njihet për adaptimin e ekskluziviteteve të licensuara garuese si Kush do të bëhet milioner? dhe programeve origjinale si Super Sfida,[1] krahas prodhimit të programeve të tjera për disa televizione shqipfolëse, eventualisht duke përfshirë atë të vetin.
Kompania u themelua dhe aktualisht drejtohet nga producenti kosovar Enis Ujkani.[2] Objekti i tij gjendet në Sallën e Panaireve në Shkabaj.[3]
Historia
Vitet 2000-2010: Milioneri
Përgjatë viteve 2000 mori hov fenomeni i shitjes së "formateve" televizive që mund të përshtateshin dhe të lokalizoheshin për çdo shtet dhe treg në botë. Në mes të tyre ishte programi kuizor Who Wants to Be a Millionaire? që mori famë në Mbretërinë e Bashkuar prej vitit 1998, dhe u zgjerua në SHBA, Evropë e më tej. Në vitin 2008, gazetari Orhan Murati ia propozoi shokut të tij, një studenti të sapodiplomuar, Orhan Muratit idenë për blerë të drejtat e transmetimit për Millionaire që të prodhohej për trojet shqiptare e të kapitalizojë në këtë valë. Së shpejti u bënë përgatitjet për Kush do të Bëhet Milioner? – formatin e përshtatur për gjuhën shqipe – që të fillojë prodhimin. Për shkak të mungesës së fondeve, programi u prodhua në Maqedoni të Veriut brenda studiove të televizionit A1 me një ekip shumëgjuhësh.[4][5]
Prodhimet
Të licensuara
- Kush do të Bëhet Milioner?
- Junior Milioneri
- Galileo
- Dragons' Den[6]
- Duel Familjar (varianti shqip i Family Feud)
Origjinale
Referime
- ↑ Sinani, Resul (dhjetor 2015). Roli i Televizionit në Komunikimet Socio-Kulturore Kombëtare (PDF) (Tezë). Tiranë: Universiteti Europian i Tiranës.
- ↑ "Shtëpitë Filmike". Qendra Kinematografike e Kosovës. Marrë më 2025-01-31.
- ↑ "PRO 1 (Gjeneralistik) – KPMM". KPMM. Komisioni i Pavarur i Mediave. 2024-12-09. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2024. Marrë më 2025-01-31.
- ↑ ENIS UJKANI nje Producent me ambicie te medha. PRO1. 15 dhjetor 2016. Marrë më 31 janar 2025 – nëpërmjet YouTube.
- ↑ Craig-Gray, Laura; Crossley-Holland, Dominic & Flint, Max (10 mars 2009). Media Revolution: Tomorrow's TV [Revolucioni Medial: Televizioni i së Nesërmes] (Television production). Money Programme (në anglisht). Mbretëria e Bashkuar: BBC Two. Marrë më 31 janar 2025.
- 1 2 3 4 "Enis Ujkani, producenti me suksese të mëdha në mediat shqiptare... Tani vjen me "The Game"". Gazeta Standard Online. 2017-11-15. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2025. Marrë më 2025-01-31.
- ↑ "Enis Ujkani sjell një show të ri me premi 100 mijë euro (Foto)". Telegrafi.com. 2017-11-10. Marrë më 2025-01-31.
Lidhje të jashtme
- Faqja zyrtare tek Wayback Machine (arkivuar 12 qershor 2019)