Greta Bardeli

Greta Bardeli
Deputete në Kuvendin e Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
2021
Njësia zgjedhoreQarku Shkodër
Të dhëna vetjake
U lind më
Greta Ndou

12 prill 1980 (46 vjeçe)
Shkodër, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Demokratike e Shqipërisë
ArsimimiJurisprudencë Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër
ProfesioniJuriste, politikane, pedagoge

Greta Bardeli Gjoni (e lindur Ndou; më 12 prill 1980) është juriste, pedagoge dhe politikane shqiptare. Ajo është anëtare e Partisë Demokratike dhe prej vitit 2021 shërben si deputete në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Shkodrës, duke u rizgjedhur edhe në zgjedhjet e vitit 2025.[1]

Jeta dhe arsimi

Bardeli ka lindur më 12 prill 1980 në Shkodër. Ajo studioi drejtësi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, ku u diplomua në jurisprudencë. Pas studimeve, punoi si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti.[2]

Karriera politike

Bardeli filloi veprimtarinë e saj politike me Partinë Demokratike në Shkodër. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe më pas kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Gjithashtu ka mbajtur detyrën e nënkryetares së degës së PD-së në Shkodër.[3][4]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Bardeli u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar qarkun e Shkodrës, dhe në vitin 2025 ajo u rizgjodh për një mandat të dytë.[5][6]

Referime

  1. ↑ "SHK-PD-04 Greta Bardeli" (PDF). Dekriminalizimi. Instituti i Studimeve Politike. dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2024. Marrë më 29 gusht 2025.
  2. ↑ "SHK-PD-04 Greta Bardeli" (PDF). Dekriminalizimi. Instituti i Studimeve Politike. dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2024. Marrë më 29 gusht 2025.
  3. ↑ "Kandidatët e Qarkut Shkodër". Partia Demokratike e Shqipërisë. Partia Demokratike e Shqipërisë. Marrë më 29 gusht 2025.
  4. ↑ "Shkodër, formohet Këshilli i Qarkut – Kryetare zgjidhet kandidatja e PD-së". Shqiptarja.com. 12 shtator 2015. Marrë më 29 gusht 2025.
  5. ↑ "Mbyllet numërimi për kandidatët në Shkodër – Ja kush janë deputetët nga PS, PD, LSI dhe PSD që do të shkojnë në Parlament për këtë qark". Top Channel. 29 prill 2021. Marrë më 29 gusht 2025.
  6. ↑ "KQZ shpërndan mandatet dhe përcakton kandidatët fitues për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). 27 qershor 2025. Marrë më 29 gusht 2025.