Grykë-Noka
41°45′55″N 20°16′41″E / 41.7654°N 20.2781°E
Grykë-Noka | |
|---|---|
Grykë-Noka ose Çidhën e Epër,është një fshat i Njësisë Administrative Arras në Bashkin e Dibrë. Ai shtrihet në veriperëmdim të Njësisë Administrative Arras në lartësin 600-900 m mbi nivelin e detit. Fshati ka një sipërfaqe prej 722 ha ku 140 ha tokë janë tokë bujqësore..Teritori i fshatit Grykë Nokë ose Çidhën e Epër së bashku me fshatin në vazhdim Çidhën e Poshtme janë vendbanime të hershëme.Egzistojnë gjurmë të veçanta që vërtetojnë banimin dhe zhvillimin e konsiderueshëm në periudha të ndryshme. Kjo zonë konsiderohet si qëndra e Principatës së Kastriotve dhe ndodhet pranë fshatit të vendlindjes së Kastriotve. Të dhënat më të hollsishme mund të merren nga vepra e Marin Barletit "Historia e Skënderbeut"
Pozicioni gjografik, klima e përshatshme, tokat pjellore nën uji dhe gjelbrimi natyror ka bërë që historikishtë kjo zonë ta bazojë ekonominë tek produktet bujqësore dhe blektorale.
Banorët e kësaj zone gjithnjë e më shumë bëhet të ndërgjegjshëm për çfrytzimin maksimal të mundësive që egzistojnë apo mund të aktivizohen si dhe për shëmangjen e dobësive në mënyrë që aktivitete e tyre ekonomike të zhvillohen në mikroferma dhe aktivitete prodhimi, përpunimi dhe tregtimi me rezultat ekonomik të favorshëm dhe me mundësi të larta fitimi.
Gjeografia, Fshati Grykë-Nokë ose Çidhën e Epër kufizohet në lindje me fshatin Mustafej, në veri nga fshatrat e Njësisë Administrative Zall-Dardhës, në jug me fshatin Çidhën e Poshtme dhe në perëndim nga malet e bjeshkëve të Xhaxhishtit, Rujë e Lanë Lurës. Fshati ka një sipërfaqe prej 722 ha, reliev të thyer që shtrihet nga shkolla 9-të vjecare Grykë Nokë e kroi i madh në lartësi nga 600 m mbi nivelin e detit e vazhdon në ngritje deri në 800 m lartësi. Nga malet e fshatit buron përroi i Sheut që përshkon gjithë fshatin, duke krijuar bukuri të rralla natyrore si grykën e Proskës etj. Në këtë fshat ndodhet edhe Shpella e Rusit një bukuri e vecantë që vizitohet nga mjaftë vizitorë etj.
Demografia, Fshati Grykë-Nokë ose Çidhën e Epër është një ndër fshatrat kryesor të zonës dhe ka një popullësi prej 603 banorë,ndërsa në sipas planit strategjik të 2008 ka 776 bonorësh. Për vetë kushtet ekonomike e teritoriale një pjesë e popullsisë ka lëvizur.
Ekonomia, Burimi kryesor i jetesës së popullsisë është bujqësia, blegtoria dhe emigracioni,. Fshati ka një sipërfaqe prej 722 ha, ku 140 ha tokë arë dhe ka pozicion gjeografik të përshtatshëm. Zona ka kushte klimaterike te favorshme për kultivimin e te gjitha bimëve te arave dhe kulturave drufrutore. Kohët e fundit po shtohen blloqet me vreshta e pemëtari. Fshati ka disa burime ujore. Nga lumi i Setës furnizohen me ujë për ujitje kanali vaditës për gjysmën e tokave të fshatit. Në gjithë teritorin e fshatit kalon përrroi i Sheut nga ku merret uji për vaditje për gjithë tokat bujqësore. Fshati ka sistemin e ujësjellsave për secilën lagje, ndërsa lagjia tek shkolla 9-të vjecare funizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellsi i Sopanikës Blegtoria është e mbështetur në kultivimin e gjedhit dhe të bagëtive të imta dhe nuk është shumë e zhvilluar. Fshati renditet në fshatrat e varfra nga ana ekonomike, biznesi përfaqësohet me disa njësi të shitje me pakicë e dy kafene të vogla. Taksat vendore janë të kufizuara deri tani për tokën dhe ndërtesat. Ne lumin Setë është ndërtuar në vitet 80-të një hidrocentral me fuqi 1200 kw. Në këtë fshat është bere dhe përfunduar një studimi për ndërtimin e një fabrike çimentoje.
Historia, Sipas Historisë së Skënderbeut shkruar nga Marin Barleti, kjo zonë cilësohej si vendlindje e Kastriotëve dhe emërtohet Çidna, sot Çidhën (emri i sotëm historik i zonës tonë dhe i dy fshatrave më të madha të ish komunës). Në zonë ka mjaft toponime si Matrage. Trojes dhe mure të një kalaje të asaj kohe. Në rrugën kryesore Arras-Çidhën- Grykë Nokë ose Çidhën e Epër ndodhet kepi i Qytetit me vendin ku mateshin vajzat për martesë. Çidhëna vlerësohet sipas historianëve si kalaja natyrale e Skënderbeut.
Shih dhe këtë, Arsimi, Fshati ka 110 nxënës në një shkollë 9-të vjeçare, dy shkolla fillore dhe një kopsht. Shëndetësia, Shërbimi shëndetësor është i organizuar në një klinik ku e mbulon me shërbim një mjek dhe një infermiere mami.
Qeverisja, mbështetur në ligjin nr.139/2015 Per Vetëqeverisjes Vendore, fshati është i ndar në 5 lagje dhe ka kryesinë me 5 anëtarë nga një për cdo lagje. Kryesia e fshatit drejtohet nga kryetari i fshatit. Vendbanimet, Fshati Grykë-Nokë ose Çidhën e Epër është fshati me vendbanime të hershme e historike. Fshati është i ndar në 5 lagje, lagjia tek Shkolla 9-të vjecare, lagjia e Karice. Lagjia Noke, lagjia Laç e Ndreke, lagjia Pashnjar dhe lagjia e Ruse.
Lidhje të jashtme
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |