Gudrun Schyman

Gudrun Schyman
Gudrun Schyman në gusht të 2014

Gudrun Schyman (lindur më 9 qershor 1948) është një politikane suedeze. Ajo është aktualisht zëdhënëse e Nismës Feministe, një parti politike të cilën e bashkëthemeloi në 2005.

Ajo shërbeu si drejtuese e Partisë së Majtë Suedeze nga 1993 deri në Janar 2003. Ajo qe anëtare e Partisë së Majtë deri në vitin 2004, kur u largua për t'iu përkushtuar plotësisht punës së saj si aktiviste e feminizmit pas një skandali mbi evazion fiskal. Ajo qe anëtare e pavarur në Riksdag deri në 2006. Schyman është bërë e njohur për ide që kanë ngjallur debat,të tilla si vendosja e një taksimi të veçantë për burrat.

Kryetare e Partisë së Majtë

Në 1993, Schyman u zgjodh drejtuese e Partisë së Majtë.

Gjatë udhëheqjes së saj,partia e saj se dyfishoi numrin e deputetëve. Ajo fitoi popullaritet për çiltërsinë e saj: për shembull, ajo ishte e sinqertë në lidhje me luftën e saj me alkoolizmin dhe mbështeste një iniciativë për ta bërë Riksdagun një vend pune ku nuk lejohej alkooli. Gjatë periudhës së saj si presidente e partisë, partia adoptoi feminizmin si një bazë ideologjike. Në vitin 2003, ajo u akuzua dhe më vonë u shpall fajtore për mashtrim të autoriteteve tatimore,pasi ishte përpjekur të përfitonte zbritje të paligjshme të taksave.[1] Përkohësisht ajo u pasua nga Ulla Hoffmann .

Në 2002, ajo bëri një fjalim në lidhje me shtypjen e grave nga burrat, në të cilin ajo tha "Diskriminimi dhe shkeljet shfaqen në forma të ndryshme në varësi të vendit ku gjendemi. Por kjo është e njëjta normë, e njëjta strukturë, i njëjti model, që është përsëritur si në Afganistan ashtu dhe këtu në Suedi ".[2]

Në tetor 2004, Schyman së bashku me deputetët e tjerë të Partisë së Majtë propozuan para Riksdagut, një vlerësim kombëtar të kostos së dhunës së burrave ndaj grave; për më tepër kërkuan që shteti të financojë strehimoret e grave . Propozimi tërhoqi vëmendje të gjerë, teksa media e quajti "taksimi i burrit".[3]

Themeluese e Nismës Feministe

Schyman u largua nga Partia e Majtë në 2004 dhe në 2005 bashkëthemeloi Iniciativën Feministe (FI), një organizatë e cila në kongresin e saj të parë vendosi të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Jane Fonda e mbështeti atë në 2006, gjatë fushatës së partisë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2006 . FI-ja mori afërsisht 0.7% të votave, shumë poshtë pragut prej 4% të kërkuar për përfaqësimin parlamentar. Në zgjedhjet e parlamentit Evropian 2009, partia mori 2.22% të votave.[4] Në verën e vitit 2010 - përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010 - Schyman dogji 100,000 krona suedeze në një protestë kundër pagës së pabarabartë në Suedi. Kjo protestë, realizuar nga Studio Total, i dha FI-së vëmendje të gjerë;[5] megjithatë, në zgjedhje partia mori vetëm 0.4% të votave.[6] Zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2014 provuan të ishin zgjedhjet më të suksesshme të partisë ; partia tërhoqi 5.3% të votave kombëtare, ku Soraya Post fitoi një vend si PE .[7] Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 FI-ja mori 3.1% të votave; pavarësisht se ende nuk përmbushte pragun prej 4.0% për marrjen e vendeve, ajo u bë partia më e popullarizuar jashtë Riksdagut.

Shënime

Ajo përfaqësoi Partinë e Majtë deri në momentin që la partinë në 2004; më vonë u prezantua deri në 2004 si kandidate e pavarur.

Referime

  1. Åsa Kroon and Mats Ekström, Vulnerable woman, raging bull or mannish maniac?: Gender differences in the visualization of political scandals, Working Paper 4, 2006, Örebro University: "Gudrun Schyman Leader of the Left Wing Party 1993 – 2003," pp. 7–8, "The Schyman scandal," pp. 9–14 (pdf)
  2. Sjölund, Jill (9 tetor 2006). "Jämo: Ni är ju som talibaner". Aftonbladet (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2006. Marrë më 18 maj 2007.
  3. "Schyman in equality policy shock: tax men," The Local October 5, 2004, retrieved July 26, 2011.
  4. "Val till Europaparlamentet - Röster" (në suedisht). Election Authority (Sweden). 11 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2010. Marrë më 29 qershor 2009.
  5. "Swedish feminists burn cash in wage equality protest". BBC News (në anglisht). 6 korrik 2010.
  6. "Val till riksdagen - Röster" (në suedisht). Election Authority (Sweden). 23 shtator 2010. Marrë më 26 korrik 2011.
  7. "Preliminary results of Swedish EU elections" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 2014-05-28. Marrë më 2014-05-26.
Parardhësi
Lars Werner
Leader of the Swedish Left Party
19932003
Pasardhësi
Ulla Hoffmann