Guido Westerwelle

Guido Westerwelle (shqiptimi: Gido Vestavelë) (27 dhjetor 1961 - 28 mars 2016) ishte politikan gjerman. Ai shërbeu si ministër i punëve të jashtme në kabinetin e dytë e kancelarës Angela Merkel dhe si zëvendës i kancelares nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Angazhimi politik
Momenti më i rëndësishëm në karrierën politike të Guido Westerwelle-s ishin zgjedhjet në vitin 2009, kur në udhëheqjen e tij partia Liberale FDP mori gati 15 përqind të votave.[1]
Pas fitores në zgjedhjet e vitit 2009, emërohet si Ministër i Jashtëm, ndërsa mbante edhe postin e zëvendëskancelarit.[1]
Si ministër i Jashtëm, Westerwelle mbrojti me forcë kulturën e përmbajtjes ushtarake dhe kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s në Libi në vitin 2010.[2]
Jeta personale
Në vitin 2009 Westerwelle pranoi hapur që ishte homoseksual. Partneri i tij i jetës është një menaxher i suksesshëm sporti.[1]
Vdiq më 18 Mars 2016 nga sëmundja e leucemisë.
Lidhje të jashtme
- 1 2 3 "Guido Westerwelle, ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë". NEWSBOMB. 2016-03-18. Marrë më 2026-06-11.
- ↑ "Vdes ish-ministri i Jashtëm, Westerwelle | Gazeta Shqip". gazeta-shqip.com. Marrë më 2026-06-11.