Halim Ahmeti (Mulla Halimi)
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund
Halim Ahmeti-Mulla Halimi (1862 në fshatin Cernicë të Gjilanitt; 1942 në fshatin Cernicë të Gjilanit).
Mulla Halimi ishte hoxhë me ide përparimtare në periudhën e tij kohore, mikpritës e bujar, njeri me virtyte të larta njerëzore, si dhe atdhetar e luftarak. Mulla Halimi, bashkëluftëtar besnik i kreshnikut të Karadakut - Idriz Seferit, ishte luftëtar aktiv në luftërat e Drenogllavës e të Kaçanikut të vitit 1910.[1]
Prejardhja familjare dhe arsimimi
Familja, së cilës i përkiste Mulla Halimi,ishte e madhe, ndërkaq njihej si Familja Hoxhaj, të parët e të cilve para dy shekujve e gjysmë kishin ardhur nga Shala e Bajgorës. Sipas shënimeve që mund të sigurohen mbi prejardhjen e të parëve të Mulla Halimit, thuhet se paraardhësi ishte nga Shala. Ai ishte Mehmeti, që e kishte të birin Mustafanë, kurse nipi Selmani, pasardhës i të cilit ishte Ali Qehaja. Dy bijtë e Ali Qehajes, sipas të dhënave që janë të ruajtur në kujtesën e familjes Hoxha, gjithashtu ishin hoxhallarë, Mulla Ahmeti dhe Mulla Memishi. Mulla Ahmeti kishte shtatë djemë: Rexhepin, Iljazin, Salihun, Halimin, Zejnullahun, Bajramin dhe Hysenin, kurse Mulla Memish i kishte dy djemë: Ymerin dhe Jasharin. Prej këtyre dy djemve, me kohë, është krijuar një lagje e tërë, e cila përbëhet prej130 familjeve.[2]
Familja e madhe e Hoxhajve kishte autoritet të madh dhe ndikim te popullata, prandaj shquhej edhe për dhënien e autoriteteve për pushtetin lokal. Mulla Shaipi, nipi i Mulla Ahmetit, për pesë vjet ka qenë kryetrar komune (më 1915), por ka qenë edhe gjykatës fetar, myfti i respektuar deri më 1952.[3]
Sipas të dhënave të Nezir Hoxhës nga Cernica: “Ky (Mulla Shaipi) ishte aq i aftë sa që edhe vetë serbët ia kishin zili. Një serb nga Gjilani, Gate Veleshani, duke i parë aftësitë e Mulla Shaipit, thotë në një rast: "Sikur të kishte mësuar në gjuhën serbe do ta kishte zëvendësuar edhe vetë Krajlin!"[4]
Mulla Halimi kishte katër djemë: Ademin, Muharremin, Ramizin dhe Idrizin, nga të cilët, sipas degëzimit të tyre, sot janë shtuar në katërdhjetë familje.[5]
Ademi, djali i madh i Mulla Halimit ishte gjatë viteve 1929-1934 kryetar i komunës së Parteshit. Më 1934 kryetar komune në Partesh u zgjodh i biri i tretë i Mulla Halimit, Ramiz Cernica.[6]
Mulla Halimi i edukonte dhe këshillonte brezat e rinj se dituria nuk merret vetëm në një gjuhë. Pa marrë parasysh se në cilën gjuhë të jepet mundësia të mësosh, shfrytëzoje rastin dhe mëso.[7]
Mulla Halimi jetoi në një kohë kur mësimi në shkollën shqipe nuk ishte i lejuar. I lejuar ishte mësimi fetar nëpër medreset e kohës i organizuar nga Perandoria Osmane. Për këtë arësye Halim Ahmeti, ashtu si paraardhësit e tij, mbaroi shkollimin fetar dhe me këtë e mori titullin Mulla Halimi. Ai, Mulla Halimi,ishte i shkolluar. Njohuritë e arsimit i kishte arritur në, të thuhet, shkollat e vetme, ku mund të shkolloheshin shqiptarët, shkollat me kufizime, medresetë e atëhershme, të organizuara nga Perandoria Osmane. Nga ky shkollim e kishte arritur titullin e imamit dhe, si imam xhamie, i kishte mundësitë të ishte gjithmonë afër popullit dhe i dinte fort mirë hallet dhe dhembjet e tyre, mbase edhe etjet për të qenë zot të vetvetes.[8]
Shumica e meshkujve të familjes, që i përkiste Mulla Halimi, pra paraardhës të tij, kishin të kryer shkollimin fetar dhe kjo ishte një traditë arsimimi në kushtet kur, shqiptarëve, nuk u lejohej shkollimi laik.[9]
Meqë nga kjo lagje dolën 15 hoxhollarë , intelektualë të kohës së vet, ajo u quajt Lagja e Hoxhallarëve. Por kjo lagje, ka siç thuhet, edhe një bark, e cila shtrihet si paralagje e Cernicës, në Vrapçiq, ku ishte vendosur i vëllai i Ali Qehajës. Pikërisht për këtë shkak banorët e këtyre dy lagjeve, ajo në Cernicë dhe tjetra në Vrapçiq, ndërmjet veti mbahen kushërinj dhe, shih për këtë, edhe nuk martohen, por deri vonë gëzimet e hidhërimet i bënin bashkë.[10]
Familja Halimi, që ishte një degëzim i familjes së madhe të Hoxhajve. gjithashtu, u bë një familje e madhe, me një gjendje ekonomike mesatare, por familja në të cilën mbizotëronte rendi e rregulli, harmonia e respekti ndërvëllazëror. Madje, Mulla Halimi çmohej e respektohej jo vetëm në lagje, në fshatin Cernicë e në tërë Anamoraven, por atë e nderonin edhe raja-serbët e vendit.[11]
Në odën e Mulla Halimit, që ishte përherë e hapur, vinin njerëz nga shumë treva për t'u konsultuar, për të kërkuar ndihmë për zgjidhjen e konteksteve pronësore, zënkave e konflikteve të ndryshme dhe gjenin zgjidhje të drejtë, të kënaqshme dhe njerëzore. Ai (Mulla Halimi) ishte edhe mëues i Mulla Idriz Gjilanit, i cili u edukua jo vetëm në mënyrën fetare, por edhe në atë kombëtare.[12]
Veprimtaria kombëtare
Mulla Halimi u lind dhe u rrit në një periudhë historike, kur po ushtrohej gjenocid i paparë mbi popullatën shqiptare të pambrojtur nga territoret e Nishit, Toplicës, Pllanës së Madhe, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vrajës etj.
Mulla Halimi e kishte të zgjeruar veprimtarinë e tij në hapësirën kohore prej dekadash, meqë ishte bashkëkohës i shumë të ndodhurave historike. Në kohën e rinisë së tij, ishte me ngjarjet që sjellin dhembje, ngjarjet që reflektoheshin me vrasjet e shqiptarëve në rajonin e Nishit dhe të Toplicës, ish Vilajeti i Kosovës, me shpërnguljen e tyre me dhunë. Ishin karvanët e gjata të të shpërngulurve që nuk kishin adresë të caktuar, që fundvitet e shtatëdhjeta të shekullit XIX vazhdonin rrugëtimeve të gjata, drejt Turqisë e Sirisë. Një pjesë e tyre e ndalur katundeve të Anamoraves, u pajtuan me nofkën “muhaxhirë”, nofkë kjo, e cila u mbeti përgjithmonë. Tragjedinë e Toplicës, ku pas marshimit të ushtrisë serbe që i përkiste Aradhës së Çaçakut, e cila me hekur e zjarr zbrazi të gjitha katundet dhe qytetet shqiptare, duke lënë të vrarë aq shumë shqiptarë, gjë që e ndjenin thellë në shpirt shqiptarët e Kosovës, siç e ndjente brezi i Halim Ahmetit, i Mulla Halimit, brez ky, që bënte atë që duhej të bëhej, duke u bërë hisedarë të ndjenjës së solidaritetit njerëzor ndaj të pastrehëve.[13]
Të shpërngulurit nga ana e Kazasë së Nishit, përkatësisht nga Toplica, kishin arritur në shumë treva të Kosovës, por edhe në shumicën e fshatrave të anës së Gjilanit dhe të Moravës. Kishin arritur edhe në Cernicë, siç ishin familjet e Vranocëve, që fillimisht, ishin dy familje, kurse më vonë u shtuan në tetë familje. Me fjalë të tjera, Halim Ahmeti pasojat e dhunës serbe mbi territoret shqiptare i shihte edhe afër, te familjet e muhaxhirëve, që u vendosën në Cernicë, me të cilët ai bëri krushqi, duke martuar djalin e vet Ademin, me të bijën e Adem Vranocit-Qamilen.
Atmosfera e krijuar, atmosfera e tensionit luftarak, që zbriste nëpërmjet serbëve nga veriu me trysnitë e masakrat mbi popullaten shqiptare, sapo forcat osmane i lëshonin territoret, i kishte nxitur shqiptarët në të gjitha trevat të gjenin forma mbrojtjeje, jo vetëm që të liroheshin nga pushteti osman, por edhe nga pushtuesit e rinj që, ata, duke shtuar orekset për pushtime - shtrinin dhunën në territore të tjera, nëpërmjet grupeve kriminele, që futnin frikën te popullata edhe në territoret që ende ishin nën juridiksionin osman. Një grup i tillë komitësh serbë, siç vepronin edhe grupe tjera në ambiente tjera, luginës së Moravës, kishte arritur deri në Pasjan. Ata zgjidhnin ambiente të pastra serbe, me qëllim që të nxisnin rebelimin e tyre, për të krijuar atmosferë të tendosur ndërmjet etnive në mënyrë që, në kohë të caktuar, të bënin sulme edhe ushtarake, duke përfituar edhe simpatinë dhe përkrahjen ndërkombëtare për, kinse, mbrojtjen e nacionalitetit të tyre. Grupi i armatosur serb, më 21 janar të vitit 1878, domethënë afro gjashtë muaj para mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit, në cilësinë e vrojtuesve duan të kalojnë në territorin e Vitisë, por paraprakisht ndalen në Budrikë të Poshtme. Qëllimi i tyre ishte të kalonin Moravën, të arrinin në Remnik dhe të vazhdonin të futeshin në katunde tjera, me qëllim të caktuar për terror... Këtij grupi i del në pritë te kodra Visoça (afër Cernicës) Idriz Seferi me bashkëluftëtarë. Në atë konflikt që përcillet me të shtëna të shumta ka të vrarë e shumë të plagosur. Alarmi arrin në Vrapçiç e Cernicë, prej nga shumë njerëz të armatosur, në mesin e të cilëve edhe si organizatorë, është edhe Halim Ahmeti. Komitët serbë arrijnë të tëhiqen deri në Budrikë të Poshtme, ku budrikasit kërkojnë mëshirë nga shqiptarët, që t'i lejojnë të kthehen ngarkojnë të vrarët dhe të plagosurit dhe komitët kthehen prej nga kishin ardhur. Ky episod paraqet dëshminë se Halim Ahmeti vazhdimisht ishte me ngjarjet, që nga koha më e hershme e rinisë së tij, dhe me vigjilencë të mirë - bënte punën e pararojës. Përndryshe, në atë konflikt te kodra e Visoçës qe vrarë njëri nga bashkëluftëtarët e Idriz Seferit, Bislim Hogoshti, që ishte vetëm 20 vjeç.[14]
Në këtë frymë bëheshin përgatitjet për Lidhjen e Prizrenit, përgatitje këto, të cilat popullata i kuptonte në mënyrë shumë reale. Prandaj, është real edhe konkludimi se Halim Ahmeti i dinte të gjitha rrjedhat e përgatitjeve për Lidhjen e Prizrenit dhe mund të thuhet se ishte një nga militantët e Lidhjes.[15]
Mulla Halimi u bë i njohur si luftëtar patriot bashkë me nipin e vet-Shqyri Ahmetin, me pjesëmarrjen e tij në luftërat e Drenogllavës e të Kaçanikut, që u zhvilluan në fillim të këtij shekulli, më 1910, nën udhëheqjen e strategut legjendar Idriz Seferi. Në këtë luftë ai u plagos, u zu rob dhe u dënua me 8 vjet burg nga pushteti turk. Ndërsa, tre djemtë e Mulla Ahmetit, Zejnullahu, Bajrami dhe Hyseni morën pjesë më 1912 në Luftën e Kumanovës, ku duke mbrojtur trojet shqiptare nga ushtria hegjemoniste okupatorit serb. Zejnullahu ra dëshmor, kurse Bajrami u plagos. Më 1944 Rasim Hoxha duke luftuar kundër forcave partizane serboçetnike, ra dëshmor, i cili ishte djali i dytë i Hysenit e kushëri i Ramizit.[16]
Mulla Halimi, Ramiz Cernica (i biri) dhe Raif Halimi (nipi i tij) përbëjnë tri gjenerata në vazhdimësi të pandërprerë lufte kundër robërisë së huaj. Vetëm këta tre breza mbajtën së bashku 40 vite burg. Kundërshtarë të këtij pushteti okupues ishin edhe pasardhësit tjerë të familjes Hoxha si Kadri Halimi, Imer Halimi, Ramadan Hoxha, Shemsedin Hoxha, Nazmi Hoxha, Arban Hoxha, Lul Hoxha... etj. Pesë gjenerata të kësaj familje për veprimtarinë kombëtare në vazhdimësi mbajtën pothuaj një shekull (100 vjet) burg në burgjet e shtetit okupues barbar.[17]
Është mendim i përbashkët i studiuesve vendas e të huaj, se epiqendra e kryengritjeve shqiptare të viteve 1908-1912 ishte në Vilajetin e Kosovës. Si prijës të këtyre kryengritjeve dallohen disa figura udhëheqëse si; Idriz Seferi, Isa Boletini etj., të cilët ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë kishin prijësit fetarë të kohës, si bie fjala Idriz Seferi, kishte sekretar personal të tij hoxhën e njohur nga rrethina e Gjilanit Mulla Halimin, kurse me disa prijës islam bashkëpunoi ngushtë duke i angazhuar drejtpërsëdrejti edhe në luftime kundër xhonturqve si: Mulla Sinan Maxheren nga rrethina e Preshevës dhe Mulla Idrizin nga Gjilani, hoxhallarë të cilët kishin një bashkëpunim të qëndrueshëm edhe me priftërinjtë shqiptarë të asaj ane Dom Mikel Tarabulusin, Dom Tadej Ivanaj etj., me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të Lëvizjes Kombëtare dhe qëllimeve të tyre. Karakteristikë në këtë periudhë kohore në Vilajetin e Kosovës është se shënohen edhe disa fërkime ndërfetare si në Prizren dhe Gjakovë, p.sh. në ditët e caktuara islame koka e derrit të therur hidhet në xhamia, me qëllim të futjes së përçarjes ndërmjet popullatës myslimane dhe katolike, e gjithë kjo evitohet në mënyrën më të mirë nga prijësit fetarë të kohës.[18]
Mulla Halimi vdiq më 1942, duke ua trashëguar brezave të rinj shembulltyrën e krenarisë dhe qëndrueshmërisë së pamposhtur dhe etjen për liri.
Referime
- Afërdita Halimi-Cernica: “Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe i demokracisë në Kosovë Arkivuar 9 maj 2016 tek Wayback Machine”, Eurorilindja Tiranë, 2000
- Mr. Nuridin AHMETI, ULEMATË DHE KRYENGRITJET Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine, Ardhmeria Online, http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/ulemate-dhe-kryengritjet/ Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine
- Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar”, Grafoprint Prishtinë, 2011
- Nuridin Ahmeti, Toleranca fetare në Vilajetin e Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (1908-1912), Student of Story, 29 shkurt 2016, http://www.studentofstory.com/?p=1514 Arkivuar 10 prill 2017 tek Wayback Machine dhe Zani i Naltë, 29 shkurt 2016, http://zaninalte.al/2016/02/toleranca-fetare-ne-vilajetin-e-kosoves-dhe-shpallja-e-pavaresise-se-shqiperise-1908-1912/ Arkivuar 6 maj 2017 tek Wayback Machine
- Islam Osmani, Në Përvjetorin e 67 të vdekjes së kolosit të Anamoravës Mulla Idris Gjilani (1901-1949), Rajonipress, 27.11.2016, https://www.rajonipress.com/shfleto-artikujt.php?id=60803
- ↑ EmigrantiBuch: “Shpalime historike - Pjesa 6, Familjarët për Ramiz Cernicën-1”
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 23 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 36 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ Afërdita Halimi: „Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe demokracisë në Kosovë“, Eurorilindja, Tiranë, 2000, f. 172
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 24 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 52 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ Afërdita Halimi: „Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe demokracisë në Kosovë“, Eurorilindja, Tiranë, 2000, f. 172
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 17 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 23 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 24 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ (Mehmet Halimi; „Tribun i dashur i popullit“, Rilindja, 28 dhe 29.05.1993)
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 36 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 18 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 20, 21, 22 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ [Me Serbinë JO, Me Shqypnin PO!”, Prishtinë, GRAFOPRINT 2011, f. 23 Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar ]
- ↑ Mehmet Halimi; „Tribun i dashur i popullit“, Rilindja, 28.05.1993
- ↑ YouTube/ https:// https://www.youtube.com/@EmigrantiBuch/videos EmigrantiBuch: “Shpalime historike - Fjala hyrëse, Pjesa 1-21, Pesë gjenerata veprimtari kombëtare
- ↑ https://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=8099 Mr. Nuridin Ahmeti _Toleranca fetare në Vilajetin e Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (1908-1912), E Martë, 1 Mars 2016