Halit bej Bërzeshta

Halit bej Berzeshta, 1840-1909

Halit bej Bërzeshta i njohur nga bashkëkohësit si Bej Baba (Bërzeshtë, 1840 - Selanik, 24 janar 1909) ka qenë një veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe mjek ushtarak i Perandorisë Osmane.

Mid'hat Frashëri shkruante më 1926 te Kalendari Kombiar "çë ishte predikonjësi i FrashëritStamboll, ashtú ishte edhe Halidi në Manastir".[1] Konica në memuaret e veta për lëvizjen kombëtare e përshkruan "patriot të shkëlqyer, që shpërndau idetë e veta ndër njerëzit që e rrethonin".[2]

Biografi

U lind më 1840 në familjen e Sali Vretos në fshatin Bërzeshtë,[3] asokohe në kazanë e Starovës, mësimet e para i mori në mejtep nga hoxha i fshatit.[4] I ati mori rrugët e mërgimit për në Stamboll, ku nisi punë me mëditje si bahçevan te një çifligar,[5] ku më pas mori të birin. Tek po i njëjti çifligar punonin edhe kushërinjtë - Beqiri me të katër djemtë: Ymeri, Ibrahimi, Ismaili dhe Aliu.[6]

Vijoi shkollimin e mesëm në Stamboll, ku përparoi në mësimin e turqishtes e arabishtes.[4] Në moshën trembëdhjetë vjeçare i vdes i ati, kështu që nisi të siguronte jetesën dhe të kryente shkollën. Që të kryente shkollimin, për të u përkujdes kushëriri i tij, Ibrahimi[7] dhe kësodore ndoqi shkollën e lartë mjekësore ushtarake Askeri Tıbbiye İdadisi.[8] Më 1866 Ibrahimi u transferua me detyrë në Janinë, ku Haliti e ndoqi, dhe aty u njoh me vëllezërit Frashëri e në veçanti me Naimin.[9]

Më 1872-73 e thirrën në Stamboll, ku vijoi veprimtarinë si farmacist dhe pas disa vitesh u emërtua kryefarmacist (bashezaxhi) i oborrit sulltanor. Pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, u delegua me punë në Manastir si kryefarmacist i korparmatës III.[10][11] Aty themeloi më 1896 Organizatën e fshehtë të shqiptarëve të Manastirit, së bashku me Fehim bej Zavalanin, Qiriazët, Sabri e Shefqet Frashërin[12][13] dhe shtëpia e tij u bë vendtakimi ku rakordohej për veprimin në bashkërendim me Komitetin e Stambollit për përhapjen e librave shqip me Shahin Kolonjën dhe idetë kombëtare në vilajet, ku bashkë me Zavalanin ishte më aktivi.[14] Kësodore nisi të përhapte këto tekste në vendlindje që më 1890, dhe për Dibrën e Ohrin bashkëpunonte me Hoxhë Vokën dhe Hamdi bej Çoku-Ohrin,[15] lider i shqiptarëve nacionalistë të Ohrit dhe Prespës.[16]

Vitet e fundit të shekullit XIX, ishte në kontakt të vazhdueshëm me Haxhi ZekënLidhjes së Pejës dhe komiteteve që ishin krijuar për kërkesat e autonomisë së vilajeteve shqiptare. Përsëriti vendimet e marra nga Lidhja në një kuvend në Dibër, dhe shtriu ndikimin për pajtim gjaqesh dhe mosgrabitjesh edhe ndër viset nga kishte prejardhjen e malësinë e Mokrës.[17] Vitet e mëpasme ndihmoi ekonomikisht shkollën e vajzave në Korçë deri në vetëmohim.[18]

Më 1905 u formua selia e klubit "Bashkimi" në Manastir,[19] njohur si Komiteti i fshehtë për lirinë e Shqipërisë nën prirjen e Halit Beut, me Zavalanin, Bajo Topullin, Sejfi Vllamasin, Gjergj Qiriazin,[11] Jashar Bitinckën, Aleksandër Baltadorin, Nuçi Naçin etj.[20] Pati ndikim të madh më vonë në dezertimet të shqiptarëve nga ushtria osmane për të formuar çeta komitësh.[21] Për veprimtarinë e tij propaganduese u arrestua nga autoritetet osmane (verën[22]) vjeshtën e 1907, në gjyqin ushtarak që iu bë u dënua me internim në Beirut dhe Damask. Kjo ngjati deri me Revolucionin Xhonturk të 1908, u kthye në Selanik, ku u emërua drejtor i spitalit ushtarak dhe brenda më pak se një viti, më 24 janar 1909 ndërroi jetë.[23]

Referime

  1. Skëndo, Lumo (1926). "Një fytyrë e paharúarëshme" (PDF). Kalendari Kombiar v. 21: 114–116.
  2. "1899: Faïk Bey Konitza: Memoir on the Albanian National Movement". albanianhistory.net (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. Hoxha 1988, f. 7.
  4. 1 2 Hoxha 1988, f. 15.
  5. Hoxha 1988, f. 13.
  6. Hoxha 1988, f. 14.
  7. Hoxha 1988, f. 16.
  8. Hoxha 1988, f. 18.
  9. Hoxha 1988, fq. 18-19.
  10. Hoxha 1988, fq. 22, 26.
  11. 1 2 Clayer, Nathalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe (në frëngjisht). Karthala. fq. 427, 546, 564. ISBN 9782845868168.
  12. Hoxha 1988, f. 43.
  13. Reshat Nexhipi. Shtypja dhe rezistenca shqiptare në Maqedoni nëpër shekuj. Manastir: [s.n.] fq. 149. OCLC 78705393.
  14. Vebi Xhemaili (2013-11-14), Manastiri qender e levizjes kombetare shqiptare dhe reformat e Myrstagut, zemrashqiptare.net, marrë më 2013-12-29, Në këtë kohë më aktivë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Manastir ishin: Halit Bërzeshta dhe Fehim Zavalani
  15. Hoxha 1988, fq. 25, 35-36.
  16. Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 274. ISBN 99927-780-6-7.
  17. Hoxha 1988, fq. 62, 68-69.
  18. Hoxha 1988, fq. 75-76.
  19. Castellan, Georges (2002). Histoire de l'Albanie et des Albanais (në frëngjisht). Armeline. fq. 51. ISBN 9782910878207.
  20. Hoxha 1988, f. 87.
  21. Hoxha 1988, fq. 95-96.
  22. Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 45. ISBN 978-9928-140-54-8.
  23. Hoxha 1988, f. 104.

Literatura

  • Hoxha, Sherif (1988). Halit Bërzeshta. Tiranë: 8 nëntori. OCLC 165430847.